Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin me të dhënat e fundit të Covid-19 në vend, ku nga 4262 testime kanë rezultuar pozitiv 534 qytetarë. Ndërkohë në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë nga Vlora, 65 vjeç. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse…
Author: tirana
Një ngjarje tronditëse është shënuar në Pakistan. Sipas raportimeve atje, rreth 400 burra kanë tentuar të përdhunojnë një grua në Lahore. Pamjet janë bërë virale dhe shihet se si një turmë burrash i sulen vajzës së pambrojtur. Ato e keqtrajtojnë të renë në mënyrë barbare. Pas incidentit, gruaja i ka paditur agresorët në polici, e për këtë autoritetet kanë nisur një hetim. Sipas Fondacionit Thomson Reuters, Pakistani është vendi i gjashtë më i rrezikshëm në botë për gratë, ndërsa organizata Lufta kundër Përdhunimit me qendër në Karaçi vlerëson se më pak se 3% e rasteve të përdhunimit përfundojnë me dënimet…
Policia Rrugore ka marrë masa shtesë për shkak të fluksit të madh në akset kryesore kryesisht drejt Korçës ku zhvillohet dhe nata e fundit e Festës së Birrës si dhe pelegrinazhi në malin e Tomorrit në Berat. Sipas Policisë, ka prezenëc të shtuar të uniformave blu me radar e drager në akset kryesore. Ka pasur raste ku drejtuesit e mjeteve kanë shkelur rregullat e qarkullimit teksa janë vendosur masa ndaj tyre. NJOFTIMI NGA POLICIA Policia e Shtetit/ Masa shtesë për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes në të gjitha akset rrugore, zonat bregdetare dhe ato turistike, në drejtim të…
Një lajm i mirë vjen nga plazhi i Spillesë.Roja bregdetare ka shpëtuar nga mbytja një 25-vjeçare dhe të fejuarin e saj. Dy të rinjtë, janë futur në pjesën ku përplasen dy rryma dhe është e vështirë të bëhet dalja nga ato. Fatmirësisht, aty është gjendur roja bregdetare Festim Sula që i ka shpëtuar.Sipas raportimeve, çifti ka qenë rreth 80 metra në largësi të bregut.
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në vendin tonë këtë të diel, teksa dy persona kanë humbur jetën pasi ranë në një kanal. Mësohet se bëhet fjalë për dy punonjës sigurie që punonin në këtë zonë. Shoferit të mjetit dyshohet se i ka rënë infarkt dhe kjo ka sjellë dhe rënien në kanal. Viktima të aksidentit janë shtetasit SH. B., 55 vjeç dhe E. L., 39 vjeç. Njoftimi i policisë: Fier/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një automjet i cili kishte rënë në një kanal me ujë në Marinëz, u bë e mundur nxjerja e mjetit…
Shqipëria do të presë në datën 5 shtator Hungarinë për sfidat eliminatore të Botërorit ‘’Katar 2022’’. Pak ditë më parë, FSHF-ja bëri me dije se ndeshja do të luhet në stadiumin ‘’Elbasan Arena’’ dhe jo në ‘’Air Albania’’ për shkak se tek ky i fundit po vendoset tapeti i ri dhe nuk duan të nxitojnë me përgatitjet. Por, një tjetër njoftim ka ardhur ditën e sotme nga federata, ai mbi biletat e ndeshjes. Stadiumi do të presë 30% të kapacitetit ashtu siç e parashikon dhe ligji për masat anti-covid. Biletat mund të blihen pas datës 23 gusht në Tiranë si…
Ndodhi nga më të pabesueshmet kanë ndodhur në Shqipëri si askund tjetër në botë. Rasti më i freskët ka ndodhur në aksin Thumanë-Milot. Një grup dasmorësh kanë zbitur nga makinat e tyre dhe kanë nisur të kërcejnë në mes të autostradës dhe kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve të tjera.
Kryedemokrati Lulzim Basha iu është bashkuar sot urimeve me rastin e festës së Abaz Aliut, duke uruar kështu besimtarët bektashinj. Përmes një postimi në Twitter, kreu i PD-sw shkruan se Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët. Mes të tjerash Basha iu bën thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore. “Në ditën kulmore të pelegrinazhit të mijëra besimtarëve bektashinj në Malin e shenjtë të Tomorrit, uroj një marshim të mbarë, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për të forcuar besimin në Zot. Mali i Tomorrit është…
Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës vijon të zgjojë interesin e turistëve vendas e të huaj, të cilët mbeten të mahnitur nga historia dhe traditat shqiptare. Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në ditën e sotme muzeu u vizitua nga mbi 1 mijë turistë, të cilët shfaqën interes për kulturën dhe historinë e popullit tonë gjatë vizitës në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Muzeun Etnografik Krujë. Sipas tij, pjesa më e madhe e turistëve janë nga Ukraina, Izraeli, Serbia, por edhe këtë vit, polakët përbëjnë numrin më të madh të vizitorëve të huaj.…
Nga Alessandro Ferri Kriza politike dhe humanitare në Afganistan, ka sjellë reagimin e udhëheqësve perëndimorë, të cilët kanë shprehur qëndrime të ndryshme mbi këtë çështje. Xho Bajden e ka zhvendosur vëmendjen tek fakti se të paktën të gjithë amerikanët u evakuuan. Boris Xhonson kërkoi që askush të mos e njohë në mënyrë bilaterale emiratin e shpallur nga talebanët. Angela Merkel e pranoi se operacioni ishte një dështim kolektiv i të gjithë anëtarëve të NATO-s. Ndërsa Mario Dragi kërkoi bashkëpunim në nivel evropian për pritjen e refugjatëve afganë. Ndërkohë, presidenti francez Emanuel Makron reagoi nga rezidenca e tij verore, duke shprehur…
Policia ka arrestuar shtetasin G.Q, 29 vjeç në Tiranë. I riu dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht dy prindërit e tij. Njoftimi i policisë: Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Q., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. H., 34 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij, ky shtetas ushtronte aktivitet…
Dy personat që kanë humbur jetë në aksidentin pasditen e sotme në Marinëz janë punonjës të një kompanie sigurimi që operon në këtë zonë. Sipas Neës24, ka qenë pikërisht kjo kompani që kanë njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë. Nëpërmjet lokalizuesve të GPS, kompania konstatoi se për disa kohë, makina nuk lëvizte në hartë. Kjo ka sjellë shqetësimin e tyre të cilët shkuan në vendngjarje dhe kanë gjetur makinën e përmbysur në kanalin vaditës. Ata kanë lajmëruar policinë për të ardhur në vendngjarje dhe për të filluar hetimet. Makina është gjetur rreth orës 13:00 pasditen e sotme në zonën e…