Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës në vend sa i takon vatrave të zjarrit. Sipas ministrisë, në vendin tonë deri më tani raportohet për 9 vatra zjarri, duke përcaktuar kështu edhe zonat. PËRDITËSIMI 1.Bashkia Malësi e Madhe, vijon vatra e zjarrit në fshatin Vorfë, njësia administrative Gruemirë. Zjarri është larguar në drejtim të malit Maranajt në një sipërfaqe me pylli dhe shkurre. Terreni është shumë i thyer dhe i vështirë për ndërhyrje nga toka dhe në një distancë rreth 4 orë në këmbë. Për te vatra e zjarrit janë nisur vrojtues nga Shërbimi Pyjor. Rreziku nga stanet…
Author: tirana
Drejtori Kombëtar për Afganistanin i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara jep alarmin: “Bota do të mobilizohet tani ose do të jetë vonë” Me marrjen nën kontroll të talebanëve, Afganistani do të përballet me katastrofë të plotë humanitare, me uri të përhapur, njerëz të pastrehë dhe kolaps ekonomik nëse nuk arrihet një përpjekje urgjente humanitare pas tërheqjes së SHBA nga vendi. Është ky alarmi i dhënë nga drejtoresha kombëtare për Afganistanin e Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, Mary-Ellen McGroarty, drejtuar liderëve botërorë. “Ne duhet të sjellim furnizime në vend, jo vetëm në aspektin e ushqimit,…
Aleatët e Nato-s do të përdorin mjetet diplomatike për t`u siguruar që talebanët do t`i qëndrojnë zotimeve të tyre. Nëse nuk binden, atëherë do të ketë sanksione”, deklaroi shefi i përgjithshëm i aleancës më të madhe ushtarake të globit, Jens Stoltenberg. Pasi morën kontrollin e Afganistanit, talebanët u zotuan të falin afganët që kanë punuar me forcat ndërkombëtare e thanë se do t`u sigurojnë atyre një largim të sigurt. Raportet që mbërrijnë nga terreni ndërkohë, tregojnë se kjo nuk po zbatohet në të gjithë rastet. Shumë vende perëndimore janë përballur me një sfidë të vërtetë për sa i takon evakuimit…
Dy persona kanë humbur jetën në Fier pasdite ne sotme, pasi janë mbytur në një kanal, pas një aksidenti, ku automjeti me të cilin udhëtonin përfundoi në kanal.
Kanë qënë dy kalimtarë të rastit të cilët pasi kanë pare tymin janë afruar dhe kane nxjerre nga aty dy Një lokal në Elbasan është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, në fshatin Vidhas. Kanë qënë dy kalimtarë të rastit të cilët pasi kanë pare tymin janë afruar dhe kane nxjerre nga aty dy të moshuarit që ishin brenda. Gruaja rezulton e lenduar me disa plagë, fatmiresisht jashtë rrezikut për jetën. Vec shokut që ka pësuar rezulton dhe e asfiksuar por pas marrjes së ndihmës së pare paraqitet jashtë rrezikut per jetën. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses parandaloi…
Zv.kryeministri Erion Braçe vazhdon t’i kushtojë vëmendje të veçantë zonës ku është zgjedhur deputet prej kohësh. Së fundmi, ai ka publikuar pamjet e një aksidenti të tmerrshëm në rrugën e Çermave, afër Proshkut, ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy djem të rinj. Teksa thotë se i njeh të plagosurit dhe shkaktarin e aksidentit, zv.kryeministri thotë se nga sot rregullat do zbatohen me përpikmëri dhe tolerancë zero, ndërsa shton se “nuk e bëmë rrugën që të copëtohemi”. Mesazhi i zv.kryeministrit NUK E BËMË RRUGËN QË TË COPËTOHENI! Dje, si në kërë orë, në rrugen e Cermave, diku afër Proshkut, ka…
Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në Palasë, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit Ingrid Jaçe, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Dino Xhelili, 23 vjeç, banues në Orikum. Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u konstatuan duke i shitur lëndë narkotike shtetasit Enio Hajdini. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj dy shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe…
Verona do mbetet vetëm me dy skuadra, Hellas dhe Virtus, pasi Chievo ka falimentuar zyrtarisht dhe është zhdukur nga harta e futbollit. Klubi i themeluar në 1929 prej problemeve financiare zbriti në Serie D, ndërsa dje ishte afati i fundit për blerjen e aksioneve. Asnjë biznesmen nuk u interesua për aksionet, duke bërë që kreu i Komunës, Federico Sboarina të shpallë falimentin duke mos e regjistruar dot klubin pas 92 vitesh histori. Përpjekjet dëshpëruese të orëve të fundit mund të bëjnë që klubi të regjistrohet te amatorët, duke humbur gjithë historinë. Nëse dikush jep garanci financiare, skuadra do regjistrohej në…
Vijon radha kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas informacioneve nga kjo pikë bëhet e ditur se problem ka qenë pala greke e cila e ka nisur punën me një sportel duke krijuar radhë të gjata pritjesh nga qytetarë të ndryshëm që kthehen për në Greqi. Aktualisht sipas informacioneve zyrtare nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës situata është normalizuar, mësohet se është vetëm 1 km radhë nga automjetet që po presin të cilët do të vonohen në varësi të procedurave që ndiqen për shkak të COVID. Të dyja palët aktualisht po punojnë me sportele maksimale.
Dashi Këtë javë do të përjetoni ngjarje interesante në lidhje me një person nga rrethi juaj i të afërmve. Me siguri do të merrni pjesë në një mbledhje ose festë ditëlindjeje. Kjo javë patjetër do të jetë në gjendje t’ju befasojë me ngjarje të ndryshme të papritura. Në shumicën e rasteve, ato do të lidhen me njerëzit që jetojnë pranë jush. Këtë javë do të befasoheni nga një zhvillim i papritur në drejtim pozitiv të një situate delikate ose marrëdhënieje në vendin tuaj të punës. Gjatë kësaj periudhe duhet të përfundoni një angazhim ose projekt, për t’iu gëzuar suksesit. Rrethanat…
Mund të jeni mjaft të talentuar, krijues dhe me një dëshirë (e theksojmë vetëm dëshirë) të madhe për të ndryshuar botën), por kur vjen puna për t’i vendosur pikat mbi i dhe për të marrë hapin të parët, zhdukeni sikur të mos kishit ekzistuar kurrë. Edhe pse artikulli i sotëm nuk do t’u pëlqejë disa personave dhe me siguri komentet do të vërshojnë lumë, nuk kemi ç’të bëjmë, të lindurit në këtë shenjë janë dembelë edhe pikë. Luani Ndonëse Luani është një nga shenjat “ që do të ndryshojë botën”, duhet të kuptojë që ndryshimi duhet të fillojë para së…
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të “Vrojtuesit të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, Gent Lasku në një lidhje live për ‘News24’ ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë në Spille, ku u mbytën 2 pushues nga Maqedonia e Veriut. Lasku tha se pushuesit kanë qenë duke u larë në plazhin publik, ku nuk ka pasur vrojtues plazhi. Mes të tjerash ai dha dhe një detaj tjetër për ngjarjen, ndërsa shtoi se dy pushuesve iu bë masazh kardiak, por nuk u bë e mundur kthimi i tyre në jetë. “Ngjarja ka ndodhur sot. Më lejoni t’i shpreh ngushëllime familjarëve të…