Author: tirana

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e Xhuljan Bullarit në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime që 25-vjeçari u qëllua për vdekje me dy plumba në kokë nga pasagjeri. Po ashtu mësohet se policia e Vlorës në lidhje me ngjarje ka shoqëruar 10 persona. Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u gjet nga kalimtarët e rastit, brenda makinës së tij Fiat Punto me targa TR 3437 R. Viktima është gjetur dje pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë të Vlorës, në një rrugë dytësore. Deri më tani nuk dihen rrethanat se…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me një video ku shihen pamjet me dron nga ishulli i Shurdhahut në lumin Drin. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ kreu i qeverisë thekson se ky është një destinacion spektakolar që duhet vizituar. Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi.

Read More

Radhë kilometrike makinash janë krijuar në segmentin Morinë-Kukës, për të dalë nga Kukësi me destinacion bregdetin shqiptar dhe portet shqiptare. Shkaku kryesor i dyndjes së mjeteve drejt Shqipërisë, është se Kosova nga 20 gushti ka nisur aplikimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së variantit të ri Delta, dhe në këtë mënyrë qytetarët po shfrytëzojnë vendin tonë për të pushuar. Arsye të tjera të këtij fluksi janë edhe 10 ditëshi i fundit i sezonit turistik. Një tjetër arsye është kthimi nga vendlindja pas pushimeve i emigrantëve kosovar në vendet e BE-së ku jetojnë dhe punojnë si dhe rruga…

Read More

Dita e sotme parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare në orët e mesditës. Në fushën termike ndryshe nga dita e djeshme, sot pritet që temperaturat të pësojnë rritje në vlerat maksimale. Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Elbasan-Funar. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua e për pasojë janë plagosur dy persona. Ata janë dërguar në spital ku mësohet se një prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Të plagosurve u është dashur më shumë se 30 minuta për t’i dhënë ndihmën e parë për shkak të distancës dhe terrenit. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin çka ka shkaktuar dhe këtë aksident. Policia vijon punën pëe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të…

Read More

211 afganë të tjerë janë evakuuar nga Kabuli përmes qytetit të Kuvajtit si pjesë e transportit ajror të organizuar nga ministria e Mbrojtjes italiane, kanë mbërritur sot në aeroportin Fiumicino. Mësohet se një Boeing i Forcave Ajrore KC767 u ul pak para orës 7 në këtë aeroport bashkë me të evakuuarit. Pasi përfundoi procedura anti-covid, refugjatët u transferuan me autobus të Ushtrisë në vendstrehimet e dedikuara. Mediat italiane bënë me dije se për operacionin në fjalë “Aquila Omnia”, Mbrojtja dërgoi tetë avionë.

Read More

Aktorja e njohur, Angelina Jole, hapi mbrëmjen e djeshme një llogari në Instagram, si shenjë e përpjekjeve të saj për të mbështetur popullin afgan në këto ditë të vështira, që pas hyrjes së talebanëve në vend. Letra e një adoleshenteje, ishte shtysa përfundimtare e 46-vjeçares, që e çoi në hapjen e një profili në Instagram. Angelina Jolie ka shpërndarë në rrjetin social pjesë nga letra e adoleshentes afgane, duke u shprehur se ajo do bëhet zëri i qytetarëve që po luftojnë për jetën dhe të drejtat e tyre. “Kjo është letra që mora nga një adoleshente në Afganistan. Për momentin,…

Read More

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në trupin tuaj. Ato janë përgjegjëse për largimin e mbeturinave përmes urinës, prodhimin e hormoneve dhe largimin e toksinave dhe lëngjeve shtesë në gjakun tuaj. Kjo është arsyeja pse ju duhet të kujdeseni mirë për veshkat tuaja dhe të përpiqeni t’i mbani ato të shëndetshme. Fatkeqësisht disa ushqime mund t’i dëmtojnë ato dhe të ndikojnë në funksionimin e tyre normal nëse hahen më shumë se ç’duhet. Avokado Edhe pse avokadot janë të njohura dhe vlerësohen për cilësitë e tyre të ndryshme ushqyese, ngrënia e shumë prej tyre mund të jetë e rrezikshme për…

Read More

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ndodhet me pushime në Turqi. Këngëtarja ka mbajtur të përditësuar fansat këto kohë, duke postuar në rrjete sociale video e foto të shumta. Së fundmi, Enca ka publikuar foto nga pishina dhe me bikini. Duhet pranuar, këngëtarja ndodhet në formë të mirë dhe linjat e saj preferohen së tepërmi nga fansat. Sa i takon projekteve muzikore, kënga më e fundit e saj është “Rakia”, ndërsa vetë këngëtarja ka lajmëruar se këtë sezon vere ka anuluar të gjitha koncertet, për t’iu dedikuar pushimeve të zgjatura.

Read More

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka folur për strehimin e afganëve, që duan të largohen nga vendi i tyre pas ardhjes në pushtet të talebanasve. Ambasada ruse e Shqipërisë ka dhënë të plotë deklaratën e ministrit të Jashtëm. Ai thotë në reagimin e tij se Rusia është e gatshme të ofrojë shërbime të aviacionit civil për të evakuuar qytetarët afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët. Gjithashtu ai shton, se Rusia do të udhëhiqet nga detyrimet e saj ndërkombëtare në fushën humanitare. Postimi i plotë i Ambasadës Ruse: PËR MUNDËSIT E RUSISЁ PЁR EVAKUIMIN E QYTETARËVE AFGANË QË DËSHIROJNË TË…

Read More

Të vendosura, inteligjente dhe eksperte në manipulim. Sipas Horoskopit këto shenja kanë lindur me kurorë në kokë për të udhëhequr. Dashi Duke qenë shenja e parë e zodiakut, Dashi është udhëheqës dhe është gjithmonë i gatshëm të qëndrojnë numri një.Duke qenë se Dashi është një shenjë zjarri, ata kanë dëshirën për të vepruar pa vonesë dhe kjo është ajo që i bën ata udhëheqës të fuqishëm. Frika është diçka për të cilën ata nuk kanë dëgjuar kurrë. Dashi do të fitojnë të gjitha ndeshjet, dhe kjo i bën ata pretendentë edhe më të mirë si lider.Dashi është një nga luftëtarët…

Read More

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Krrabës në drejtimin nga Tirana për në Elbasan. Punonjësit e zjarrfikëses kanë ndërhyrë me shpejtësi për të shuar flakët. Nuk raportohet për të lënduar, pasi shoferi ka dalë me shpejtësi jashtë në momentin që konstatoi zjarrin, që paraprakisht dyshohet se shkak kanë pasur një defekt teknik.

Read More