Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë në lagjen “Demokracia”. Të plagosur janë mbetur dy nga drejtuesit e makinave, të cilët janë dërguar për ndihmë në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve që kanë marrë. Aksidenti ka shkaktuar edhe bllokim të trafikut për disa minuta, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. NJOFTIMI I POLICISË Në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Adriatikut”, janë përplasur 3 automjete, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 3 shtetas, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë…
Author: tirana
Kryegjyshi botëror, Edmond Brahimaj tregoi se pelegrinët nga e gjithë bota janë të shumtë këtë vit në Tomor, e të gjithë luten për paqe, dashuri e harmoni mes njerëzve. Kryegjyshi dha mesazhin se të gjithë të bashkuar mund të mundim vështirësitë, e këtu iu referua edhe pandemisë COVID-19. “Siç e keni parë vijojnë të vijnë njerëz të përmblidhen në përkujtimore, ku bëhet dhe lutja për pelegrinët, për dashurinë, paqen, mirësinë në të gjithë njerëzimin. Ne kemi marrë të gjitha masat në bashkëpunim me shtetin shqiptar.Rruga luan rol primar për ardhjen e njerëzve. Njerëzit vijnë e shkojnë lart në Malin e…
Një zjarr i madh është regjistruar në afërsi të fshatrave turistike në një nga plazhet e Kavajës. Në fotot e siguruara nga LSA, shihet se zjarri është evidentuar në afërsi të fshatrave turistike. Shkaqet e zjarrit ende nuk bëhen të ditura, ndërsa zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes për të neutralizuar flakët dhe për të mos rrezikuar fshatrat turistike dhe pyjet me pisha që ndodhen vetëm 100 metra nga vatra.
Nga David Robson/ Pavarësisht nëse përshkruhet në libra, skena apo ekrane, historia e shëndetit dhe lumturisë së qenieve njerëzore, na paraqitet si një hark i pashmangshëm nga lindja deri në vdekje. Uilliam Shekspir ishte në gjendje ta shpjegonte më mirë se kushto tjetër këtë koncept me esenë e tij mbi “shtatë moshat e njeriut”. Ne vijmë në këtë botë si foshnje që qajnë, kalojmë nëpër çuditë e fëmijërisë dhe adoleshencës, pastaj në epokën e artë të mendjes dhe trupit tonë, përpara se të pësojmë një rënie të ngadaltë. Deri vonë, edhe shkenca dukej se e konfirmonte këtë pikëpamje mbi jetën.…
Fëmijët preken më pak nga format e rënda të COVID-19, sepse hunda e tyre ka më shumë nuhatje për viruset, sesa ajo e të rriturve dhe është në gjendje të organizojë një përgjigje më të mirë imune të hershme për të kontrolluar infeksionin, sipas një studimi nga spitali universitar i Berlinit, i botuar në revistën Nature Biotechnology. Për të rindërtuar reagimin e shkaktuar nga virusi SarsCoV2 në mukozën e hundës së fëmijëve dhe të rriturve, studiuesit gjermanë ekzaminuan tamponët e hundës të 45 pacientëve pozitivë, përfshirë 24 fëmijë (10 femra dhe 14 meshkuj me një moshë mesatare 9 vjeç) dhe…
Dy helikopterë ushtarakë gjermanë kanë mbërritur në kryeqytetin afgan Kabul për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve që përpiqen të largohen nga talebanët, pasi situata në dhe përreth aeroportit bëhet më e dëshpëruar nga dita në ditë. “Dy helikopterët Airbus H145M të ngarkuar dje në Wunstorf kanë mbërritur në Kabul”, ka shkruar Bundeswehr në Twitter të shtunën në mëngjes. Kjo pasi që, talebanët, sundimtarët e rinj të Afganistanit, kontrollojnë qasjen në zonën përreth kompleksit të aeroportit. Helikopterët do të mundësojnë që njerëzit e rrezikuar të cilët nuk mund të arrijnë në aeroport për shkak të situatës së rrezikshme të sigurisë…
Një tërmet me magnitutë 4.2 ballë të shkallës rihter është shënuar në Detin Egje. Epiqendra e saj ishte në ujërat e rrethit Datcka, e cila i përket qytetit perëndimor turk Mugla. Mediat e huaja shkruajnë se lëkundjet u ndjenë rreth orës 16:21, e thellësia e saj ishte 5.25 kilometra. Kjo është vërtetuar nga Zyra Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave. Kujtojmë se Turqia po kalon një periudhë të vështirë, pasi pas zjarreve dhe përmbytjeve pati dëme të mëdha dhe humbje të pariparueshme.
Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në histori. Ai admirohet për fizikun e tij dhe formën që paraqet, edhe pse është plot 36 vjeç. Sulmuesi i Juventus, ndjek një dietë strikte dhe një jetesë të disiplinuar për të ruajtur formën e mirë, që shpërblehet më pas me rezultate mbi normalen në fushë. Nga gjumi pesë herë në ditë deri tek investimi në një dhomë krioterapie prej 50,000 eurosh, më poshtë ju sjellim disa sekretet e tij për të mbajtur trupin në formë të mirë. Gjashtë vakte në ditë – me raste edhe pica! Duke zbërthyer këshillat e…
Nesër, Goran Bregovic do të këndojë shqip në Korçë. Këtë e zbulon Bashkia e Korçës në ‘Facebook’, ku shkruan se Bregoviç ka zgjedhur pikërisht këngën e kënduar ne gjuhën shqipe, kompozuar prej tij “Kosovska” apo “Kosovarja”, për të çelur koncertin në qytetin juglindor. E përtej debatit te madh publik që u ngrit për prezencën e tij ne natën finale dhe me kulminante të festes me të madhe të birrës, Bregovic do përgjigjet në shqip me këngën e zgjedhur enkas. Këtë këngë ai e ka krijuar dhe interpretuar në vitet 80 me grupin e tij “Bjelo dugme”. Në vargje përmenden instrumentet…
Nisur nga rritja e rasteve aktive me covid19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook, ka kërkuar nga qytetarët përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më parë ndaj Covid19 si dhe duke respektuar masat anti-COVID. Duke ftuar qytetarët për të shfrytëzuar ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv, Manastirliu shkruan se mund të vaksinohen edhe gjatë fundjavës në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin. Postimi i ministres Manastirliu: 🔴 Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5…
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të shtunën se Bashkimi Evropian nuk i ka njohur talebanët dhe as nuk po zhvillon bisedime politike me militantët, një javë pasi ata morën kontrollin e Afganistanit. Talibanët i dhanë fund marrjes rrufe të Afganistanit të dielën, duke u futur në kryeqytetin e vendit, Kabul, pa hasur në rezistencë. Shjefja e ekzekutivit të BE-së foli pasi vizitoi një qendër pritëse në Madrid për punonjësit afganë të institucioneve të BE-së të evakuuar nga Kabuli. Zonja Von der Leyen tha se do të propozonte një rritje të ndihmës humanitare prej 67 milionë dollarësh…
Policia e Shtetit ka treguar masat që ka marrë gjatë fundjavës. Si pasojë e fluksit të shtuar në zonat bregdetare dhe në Malin e Tomorrit në Berat për shkak të pelegrinazheve, Policia ka shtuar kontrollet në rrugë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh duke tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që ishin nën efektin e alkoolit. Kësisosj janë arrestuar 11 persona, janë pezulluar dhjetëra leje drejtimi si dhe janë vendosur mijëra gjoba. Sakaq, Policia qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital për çdo shkelje të qarkullimit rrugor. Njoftimi…