Dafina Zeqiri ka qenë një nga artistet më aktive në muzikë muajt e fundit. Pak nga pak ajo po publikon dhe zbulon këngët të cilat janë pjesë e albumit të saj më të ri, “Dafinë Moj”. Ditën e sotme këngëtarja ka zbuluar se ka gati një tjetër bashkëpunim “bombë” me një nga reperët më të dashur shqiptarë. Në një postim në InstaStory, ajo tregoi se po bashkon forcat me Lumi B, teksa shkruan se diçka po zihet. Ky projekt do të jetë gjithashtu pjesë e albumit “Dafinë Moj”, për të cilin këngëtarja po punon me aq përkushtim dhe dashuri. Ne…
Author: tirana
‘Top Channel’ ka siguruar një video të ambasadores Yuri Kim, e cila ndodhet në një aeroport duke bërë një bisedë me një shqiptar. Ambasadorja amerikane ka shpenzuar pjesën më të madhe të kohës duke biseduar me një emigrant shqiptar, i cili po vinte me familjen për pushime në atdhe. Top Channel ka mësuar se emigranti quhet Skënder Leka dhe prej shumë vitesh jeton dhe punon si bodyguard në lokalet e njohura të natës në kryeqytetin britanik. Në video dëgjohet që ambasadorja habitet kur komunikon me shqiptarin, madje dëgjohet duke u habitur e duke thënë: Oooo, kur mëson se ai ishte…
Ylli Sheu 51-vjeç është arrestuar nga policia e Bulqizës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Uniformat blu njoftojnë se 51 vjeçari pasi e ka dhunuar bashkëshorten ka tentuar ta godasë dhe me thikë. Njoftimi i policisë: Ushtroi dhunë fizike dhe tentoi të godasë me mjet prerës bashkëshorten e tij, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ylli Shehu., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar ta godasë…
Mbyten dy persona në plazhin e Spillesë Dy pushues janë mbytur ditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë. Sipas informacioneve ata janë të moshës 65-70 vjeç.
Qarkullonin me automjet me lëndë narkotike me vete për ta shitur, kapen dhe vihen në pranga 5 presona. Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike, aparate celularë dhe një automjet. Strukturat e Policisë në DVP Lezhë dhe të Komisariateve në varësi, në bashkëpunim me FNSh Shkodër, në vijim të punës së pandërprerë dhe kontrolleve intensive me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas që qarkullonin në një automjet kishin lëndë narkotike të ndarë në doza gati për ta shitur, kanë organizuar punën dhe në fshatin Tale, Lezhë,…
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend për shkak të koronavirusit, ku shifrat e infektimeve po rriten. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Vasili thekson se pandemia po përshkallëzohet keqas, ndërsa sugjeron nënte hapa për të ndalur atë që ai e cilëson katastrofë. REAGIMI I VASILIT Pandemia po pershkallezohet keqas, nente hapa per te ndalur katastrofen, qe na kanoset! Eskalimi i situates se Pandemise eshte fakt,eshte teper i rende dhe shume i qarte. Edhe dje rritja vazhdoi pa u ndalur me plot 658 raste te reja. Mund te konsiderohet pa hezitim se…
Policia kufitare ka sekuestruar 24.980 euro të padeklaruara në doganën e Kapshticës, ndërsa është proceduar penalisht poseduesi i tyre. Burime zyrtare bënë me dije se sasia e eurove u gjet gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin me inicialet F. R., 35 vjeç, banues në Pogradec. Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj 35-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm është bllokuar rruga në ngjitje drejt Malit të Tomorrit dhe në zbritje nga mali. Rruga ka rreth 6 orë e bllokuar dhe vargu i madh i automjeteve ka ngecur në rrugë. Të gjitha mjetet që po shkojnë drejt malit, por edhe ato që janë duke zbritur janë bllokuar në këtë aks. Edhe pse rruga që të çon drejt Malit të Tomorrit është rrugë e re dhe e investuar kohët e fundit, ajo është shumë e ngushtë dhe nuk lejon shkëmbimin e dy automjeteve në të. Kjo ka sjellë edhe bllokimin e…
Zjarri i cili është aktiv në Mirditë po rrezikon jetën e banorëve. Në fshatin Xhuxhë dhe Domgjon të Fanit, zjarri është shumë aktiv dhe flakët kanë nisur që në mbrëmjen e djeshme. Në fshatin Katund i Vjetër, situata është më e qetë por ende nuk ka shuarje totale të vatrave të zjarrit në Molung dhe Kryezez. Po ashtu vatra aktive ka edhe në Thirrë, në afërsi të tunelit të Kalimashit. Me gjithë përpjekjet nga toka dhe ajri endë vijojnë të digjen pyje me shkurre dhe pisha në zona të ndryshme të Mirditës.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka deklaruar sot se nuk dihet ende nëse është e domosdoshme një dozë e tretë e vaksinës kundër COVID19 dhe variantit Delta. “Në këtë fazë ende nuk është përcaktuar nëse dhe kur do të jetë i nevojshëm një përforcues, domethënë një dozë e tretë e vaksinave kundër COVID-19”, tha EMA, duke sqaruar më tej se është duke analizuar të dhënat për të bërë rekomandimet e duhura. EMA ka bërë me dije se është duke punuar me zyrtarët evropianë të shëndetësisë për të kuptuar “nëse dozat përforcuese duhet të jenë të domosdoshme”.
I riu në Fushë-Krujë i jep fund jetës, vetëvaret në banesë Një 23-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:35 në Fushë-Krujë. Kanë qenë familjarët e të riut me inicialet F.T., ata që e kanë dërguar me urgjencë në spital djalin, por ky i fundit nuk ka mundur të mbijetojë. “Më datë 22.08.2021, rreth orës 05:35, nga familjarët e tij, është dërguar pa shenja jete në urgjencën e Fushë Krujës, shtetasi F. T., rreth 23 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesë. Grupi hetimor…
Një grua afgane ka lindur në bordin e një avioni evakuimi amerikan në Gjermani. Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA në një postim në rrjetet sociale tha se nëna e re po udhëtonte me familjen e saj nga Lindja e Mesme në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani. Pasi ajo filloi të përjetonte komplikimet, komandanti i avionit “vendosi që të ulte avionin nga lartësia për të rritur presionin e ajrit në aeroplan, gjë që ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës”. Pasi avioni u ul, mjekët ushtarakë amerikanë mbërritën në bord dhe ndihmuan nënën e re afganë që të…