Dashi Marrëdhënia që keni krijuar me partnerin/en do të jetë më e qartë dhe do të kuptoheni më së miri. Sa i përket aspektit financiar, kujdes me shpenzimet e tepërta. Demi Nëse nesër qëndroni vetëm do të bini në pesimizëm. Mundohuni të shmangni këtë situatë. Në planin financiar tregohuni të matur që të mos përballeni me surpriza të pakëndshme. Binjakët Nesër do të keni dëshirë të argëtoheni dhe partneri do t’iu a plotësojë qejfin. Kujdes me skenat e xhelozisë. Në lidhje me financat, parashikohet normalizim i problemeve që keni patur. Gaforrja Raporti me partnerin nuk do të jetë në nivelin…
Author: tirana
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se gazi natyror nuk duhet të përdoret kurrë si armë gjeopolitike dhe ka përkrahur zgjatjen e marrëveshjes për partneritet strategjik me Ukrainën, kur ajo të skadojë më 2024. Merkel i ka bërë këto komente më 22 gusht në një konferencë për media në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Merkel është duke realizuar vizitën e saj të fundit në Ukrainë, para se t’i përfundojë mandati, pas zgjedhjeve që mbahen në Gjermani muajin e ardhshëm. Vizita e saj në kryeqytetin ukrainas vjen dy ditë pas takimit që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin në…
Është identifikuar 59-vjeçari që u mbyt mesditën e kësaj të diele në plazhin e Velipojës. Komuna Shtime, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, thotë se personi që ka gjetur mbytjen në Velipojë është polici nga Kosova Hasan Hysenaj. Në shkrimin e tyre ata i shprehin ngushëllime familjes së viktimës dhe e cilësojnë Hysenajn si një profesionit të lartë dhe me kontribut të madh në punën e bërë. Postimi i Komunës Shtime: TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJEN E POLICIT HASAN HYSENAJ Shtime, 22 gusht 2021 – Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Hasan Hysenaj nga fshati Petrovë.…
Një aksident fatal ka ndodhur në Itali për një shqiptar i cili po kalonte vijat e bardha në Livorno për të blerë një shishe ujë në një lokal, kur papritur u godit nga një Porsche me shpejtësi të lartë. Muratori Gazment Bushi kishte dalë për një darkë me miqtë Tarracën Mascagni teksa kishte lënë në shtëpi gruan bashkë me dy fëmijët e vegjël. Ai shoqërohej nga një mik kur po kalonte rrugën, teksa drejtuesi i “Porsche” në gjendje të dehur e përplasi për vdekje duke e hedhur mbi 100 metra në asfalt. Gazment Bushi punonte murator në Itali në firmën…
Sot është nata e fundit e “Festë së Birrës” në Korçë, ku një prej këngëtarëve special do të jetë edhe këngëtari serbo-kroat Goran Bregoviç, prania e të cilit prej ditësh ka ngjallur shumë debate në vend. Këngëtari pritet që të performojë rreth orës 22:00 në skenë në terminalin e ri të autobusëve, ndërkohë që vazhdon shitja e biletave për koncertin e Goran Bregoviç. Është hera e parë që në festën e Birrës në Korcë, një natë ofrohet me bileta për të gjithë pjesëmarrësit. Pavarësisht situatës së krijuar, duket se janë marrë dhe masa të rrepta sigurie nga ana e policisë,…
Romelu Lukaku ka shënuar gol që në ndeshjen e parë tek Chelsea. Belgu i ka shënuar Arsenalit pas 14 minutash lojë në Emirates Stadium. Në fakt, ishte një gol i lehtë për bomberin pasi u gjet me portën bosh teksa londinezët organizuan një aksion nga krahu i djathtë ku u gjend i pambuluar Reece James. Gjithsesi harkimi i anglezit gjeti të përgatitur Lukakun që rikthehet me gol tek Chelsea pas shumë vitesh.
Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, të cilët pas një sherri në një parking në lagjen “1 Maji” në Vlorë kanë tentuar të vrasin me mjetet të mprehta dy persona. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë E. M., 37 vjeç dhe shtetasi i mitur S. M., 17 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët kanë plagosur 29-vjeçarin R.M dhe kanë goditur me grushta 25-vjeçarin K.K. 17-vjeçarit i është sekuestruar një përforcues grushti, ndërkohë që 37-vjeçarit iu sekuestrua automjeti i markës “Mistubishi”, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur në momentin e prangosjes nga shërbimet e…
Pak ditë më parë Kejvina vendosi të çaktivizojë llogarinë e saj në Instagram duke i njoftuar të gjithë se do të rikthehet. “Përshëndetje shokë e shoqe! Kam vendosur të çaktivizoj profilin tim të Instagramit për një periudhë pasi kam nevojë të marr pak kohë për veten time të qetësoj mendjen e shpirtin tim. E do rikthehem me gjëra të mira e gjëra të bukura! E di që do ju mungoj. Por do e kaloni edhe këtë. Ju dua”, shkruante Kejvina. Sot modelja është rikthyer dhe siç pritej e ka djegur rrjetin. Ajo ka postuar dy foto me bikini blu duke…
Të gjithë flasin për krizën në aeroportin e Kabulit, por ka afganë të tjerë kanë zgjedhur kufijtë tokësorë për t’u larguar tashmë nga vendi prej talebanëve. BBC shkruan se mijëra afganë janë parë të shkojnë në Pakistan, vend kufitar i Afganistanit në jug dhe lindje. Qindra të tjerë kanë shkuar në Taxhikistan, aty ku shkoi fillimisht ish-Presidenti Ashraf Ghani pas arratisjes si dhe në Uzbekistan. Ndërkohë në vendet fqinje të Afganistanit janë rreth 2.2 milionë refugjatë afganë teksa 3.5 milionë të tjerë janë zhvendosur prej luftës dhe destabilitetit politik. Një nuëmr vendet europiane, shkruan BBC, kanë ofruar pranimin e refugjatëve…
Qeveria belge përfshihet nga skandali. Shkak është bërë zbulimi i bisedave sekrete të Kryeministrit të vendit Alexander De Croo me një aktore italiane të filmave për të rritur. Ajo është Eveline Delai nga Trento 28 vjeç dhe beqare, ndërsa ai 46 vjeç i martuar me 2 fëmijë. Bisedat mes tyre ishin kryer në ‘WhatsApp’ ku aktorja i kërkon edhe një takim. “Përshëndetje i dashur. E di që je në Belgjikë në 24 Nëntor. Fantastike. Mund të fiksojmë një takim për një ditë më pas, pra, të hënën me 25”, është një prej mesazheve të shumta që vajza e re i…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Aliko të Finiqit. Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dhe tashmë rrezikohen edhe banesat. Zjarri favorizohet nga erërat teksa deri më tani janë vetëm banorët që po përpiqen ta ndalin me mjete rrethanore Kryebashkiaku i Finiqit, Kristaq Kiço ka kërkuar publikisht ndihmë për zjarrfikëse.
Kryeministri britanik Boris Johnson tha se ka thirrur një takim të udhëheqësve të G7 të martën për të diskutuar krizën në Afganistan dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të gjejë mënyra për të parandaluar përshkallëzimin e saj. “Është jetike që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku për të siguruar evakuime të sigurta, për të parandaluar një krizë humanitare dhe për të mbështetur popullin afgan për të siguruar fitimet e 20 viteve të fundit,” tha Johnson të dielën në Twitter. Pentagoni kërkon ndihmë nga shoqëritë komerciale ajrore Pentagoni ndërkohë tha të dielën se po kërkon zyrtarisht ndihmë nga linjat komerciale ajrore për…