Policia e Durrësit ka arrestuar pesë shtetas, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve janë edhe dy të rinj, njëri prej të cilëve nga Fushë Kosova, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali, i kanë vjedhur shtetasit A. Ç., një sasi vlere monetare dhe dokumente personale. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasit K. A., 20 vjeç, banues në Fushë Kosovë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, dhe A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte në masën e sigurisë…
Author: tirana
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar foto nga disa prej shkollave në vend. Rama thotë se shkollat meritojnë notën 10 për kushtet e reja që ofrojnë. Ai thekson se ato janë gati për të pritur nxënësit në sezonin e ri. Në fakt sezoni i ri shkollor do të nisë me vonesë këtë vit pasi u shty me dy javë nga 13 shtatori në 27 shtator ndërsa nga data 1 e muajit të ardhshëm nis mësimi përplotësues. STATUSI NGA EDI RAMA MIRËMËNGJES 😊 dhe me shkollat që meritojnë notën 10 për kushtet e reja, gati për të pritur nxënësit në…
Një vajzë 20-vjeçare është dërguar sot pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa e reja është konstatuar e vdekur nga mjekët. Sakaq, mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e dy të rinjve, të cilët u zhdukën pasi lanë vajzën në derën e spitalit. Të rinjtë janë shpallur në kërkim, ndërsa fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës. Po ashtu mësohet se makina me të cilën u dërgua viktima në spital është Audi A8 me ngjyrë të zezë dhe…
Aeroporti i Kabulit vijon kaosin teksa së fundmi ka pasur një përleshje me armë zjarri. Mediat e huaja raportojnë se në përplasje janë përfshirë forcat e sigurisë në hyrje të aeroportit me persona të armatosur të cilët nuk janë identifikuar ende. Një roje afgan është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur teksa mësohet se kanë ndërhyrë edhe forcat amerikane e gjermane. Deri të dielën aeroporti i Kabulit kishte shënuar 20 viktima teksa mijëra të tjerë presin të largohen me avion larg nga Afganistani. Procesi i evakuimit vijon teksa situata prodhon trazira ditë pas dite.
Ndërsa bota nuk ka gjasa të mposht shumë shpejt pandeminë, vaksinat u kanë dhënë shpresë dhe liri miliona njerëzve në të gjithë botën që kanë jetuar nën kufizime të rrepta për mbi 18 muaj. Pas krijimit dhe miratimit të tyre nga autoritetet përkatëse mjekësore, përdorimi i vaksinave të coronavirusit ka ndodhur me shpejtësi marramendëse në disa vende. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, mbi 70 për qind e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë vaksine deri në fillim të gushtit, me më shumë se 50 për qind – rreth 168 milionë amerikanë – të vaksinuar plotësisht, sipas…
Është arrestuar 21-vjeçari i cili hodhi gaz lotsjellës në festën në Korçë ku ishte i ftuar Goran Bregoviç. I arrestuari është Redon Leka, 21 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kundër pronës) si edhe filluan procedimin penal për shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në fshatin Xeng, Lushnjë. Po ashtu në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kapsollë detonatore e paplasur. Njoftimi i policisë: Hodhi kapsolla lakrimogjene gjatë Festës së Birrës, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes,…
Ditët e fundit, shumë analistë kanë bërë parashikime se si do të ndikojë tërheqja e Amerikës nga Afganistani në pozitën rajonale dhe globale të Kinës. Disa argumentojnë se tërheqja do të çlirojë burimet amerikane, për t’u përqendruar më shumë tek Kina dhe rajoni i Indo-Paqësorit. Për të tjerët, kjo tërheqje krijon një boshllëk që do të shfrytëzohet nga Kina. Të tjerë pohojnë se Tajvani është tani më i brishtë, pasi Pekini e ka marrë sesa e vendosur dhe kompetente është Amerika në angazhimet e saj jashtë vendit. Ndërsa është e vështirë të dihet me siguri se si po i vlerësojnë…
Një punonjës policie është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka qëlluar me armë, pas një konflikti me një roje security të një qendre tregtare. Policia njofton se ka rënë në pranga efektivi 35-vjeçar D. T., si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, shtetasi A. T., 29 vjeç. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se është arrestuar polici Drilon Toksa dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Arbër Toska. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u…
Një 66-vjeçare është vetëhedhur dhe mbytur në një kanal vaditës në Fieri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tojkan të Fierit teksa mësohet nga Policia se viktima R.H, ishte në kushte depresioni.
Greqia po merr masa të rrepta për të parandaluar eksodit afgan. Përveç vetë afganëve që janë të etur për të kaluar drejt BE dhe tregtarëve të emigrantëve të paligjshëm, grekët kanë dhe një frikë, Turqinë. Dy vite më parë Greqia e vuajti njëherë krizën e refugjatëve pasi Turqia ‘hapi dyert’ për mijëra refugjatë që të kalojnë Egjeun. E njëjta frikë është dhe sot teksa mijëra afganë pritet të zbarkojnë në Turqi këto ditë. Greqia ka marrë masa maksimale në kufirin tokësor duke ngritur edhe një gardh me çelik të fortë prej 5 metrash të lartë. Nga ana tjetër rreziku mund…
Prokuroria e Posaçme ka në dorë një numër të madh dosjesh, jo vetëm për korrupsionin, por dhe për krimin e organizuar. Të gjithë i kanë sytë te “specialët” me qëllim arrestimin e zyrtarëve të lartë, por në duart e tyre dominojnë dosjet për krimin e organizuar. Në kuadër të raportit vjetor të SPAK, gazeta ka nxjerrë një listë me disa prej dosjeve më të rëndësishme që ka në dorë SPAK, mbi bazë të veprave penale. Ajo që bie në sy është se ka çështje që nga falsifikimi i parave dhe falsifikimi i dokumenteve, deri te korrupsioni, abuzimet me tenderat, trafiku…
Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta. Sipas MeteoAlb zonat bregdetare dhe të ulta paraqiten me mot të kthjellët duke filluar nga orët e para të ditës, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do kenë herë pas herë kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë pasdites dhe natës. Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 16°C mëngjesi deri në 38°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 33 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.…