Author: tirana

Moderatorja Luana Vjollca duket se do i japë fund projekteve në bashkëpunim me televizionin Top Channel. Lajmin e ka bërë të ditur media e Kosovës Express. Luana Vjollca e ka nisur karrierën e saj prej 15 vitesh në Top Channel por Express na bën me dije se me anë të disa burimeve të afërta, ka mësuar se moderatorja nuk do të jetë më aty. Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja e prishjes bashkëpunimit midis tyre dhe nëse Luana do të shfaqet në ndonjë televizion me emisionin e saj “Shiko Kush Luan”, të cilin jemi mësuar ta shohim çdo…

Read More

Dashi Gjithçka do të procedojë mirë dhe nuk do të keni asnjë vështirësi ditën e nesërme, por yjet ju sugjerojnë të jeni më të gatshëm për të përballuar ndryshimet. Demi Do të gjeni zgjedhjen e duhur në momentin e duhur, ndërsa do të harroni të këqijat e vjetra. Pas shumë hidhërimeve të vogla do të merrni kënaqësi personale. Binjakët Ditën e nesërme do ta filloni me një entuziazëm dhe mundësia për t’u përmirësuar do t’ju japë shtysën e duhur për fitime të majme ekonomike. Gaforrja Mos e përjetoni si një dramë për çdo gjë të vogël që nuk do të…

Read More

BESARTA BASHA/ Ministria e Arsimit iu ka dhënë fund një herë e mirë aludimeve mbi datën e paraqitjes së mësuesve në shkolla. Pas ankesave të njëpasnjëshme të arsimtarëve se janë thirrur në punë nga drejtuesit e shkollave, pa ezauruar lejen e plotë vjetore Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar është detyruar të sqarojë se, pavarësisht situatës jo të favorshme, mësuesit do të kthehen normalisht në shkolla vetëm pasi të kenë përfunduar afatin 45-ditor të pushimit. Nga sa kuptohet përmes njoftimit të DPAP-it, ndonëse institucionet arsimore të parauniversitarit çelin dyert në të njëjtën ditë, mësuesit, jo detyrimisht paraqiten të gjithë në…

Read More

Mihal Kokëdhima ka dalë sërish “në skenë” edhe në këtë sezon turistik veror në një tjetër debat me turistë. Referuar një videoje të shpërndarë nga Jeta Osh Qef, ai ka debatuar me disa turistë, kjo sepse këta të fundit kanë pushuar në çadrat që ai kishte vënë në plazhin e Porto Palermos. SARANDË- Mihal Kokëdhima ka dalë sërish “në skenë” edhe në këtë sezon turistik veror në një tjetër debat me turistë. Referuar një videoje të shpërndarë nga Jeta Osh Qef, ai ka debatuar me disa pushues, kjo sepse këta të fundit kanë pushuar në çadrat që ai kishte vënë…

Read More

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 17 viktima si pasojë e COVID-19 dhe 1 mijë e 67 raste të reja të infektuara me këtë virus. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë shëruar 278 persona. Njoftimi i plotë: 23 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.…

Read More

Presidenti Ilir Meta përcjell një mesazh në Ditën Europiane të përkujtimit të viktimave nga regjimet totalitare apo autoritare. Meta shkruan në ‘Facebook’ se kjo ditë na sjell në vëmendje jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor. Mes të tjerash, Kreu i Shtetit thekson se “Vetë integrimi europian ka në themel aleancën e popujve të lirë kundër diktaturave dhe regjimeve hibride”. Mesazhi i Metës: Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit na sjell sot në vëmendje jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, dhembjet dhe sakrificat…

Read More

Një 60-vjeçar nga fshati Tudas i Korçës akuzohet se ka dhunuar me sende të forta një 30-vjeçare. Në media po qarkullon videoja nga momenti i sherit ku duket se 60-vjeçari ka goditur 30-vjeçaren me zorrë uji.Po ashtu ai e ka shtyrë dhe kërcënuar disa herë. “Mos e prek me dorë se të erdha dhe…”- thotë autorja e videos, ndërkohë që sherri përfundon me fjalët e 30-vjeçares që paralajmëron denoncimin në Polici. Momentet e dhunës kanë zgjatur disa sekonda teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin e largët Tudas të Korçës. Sot e dhunuara ka denoncuar rastin teksa ka Prokuroria…

Read More

Një pus nafte ka marrë zjarr në Patos të Fierit. Flakët kanë rënë në zonën e quajtur ‘’Ofiçina e Vjetër’’ teksa zjarri po avancon duke djegur ullishte pranë posit, raporton BW. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Patosit teksa mësohet se pusi i naftës është nën administrimin e një kompanie private.

Read More

Mbretëresha Elizabeth duket se ka humbur durimin me nipin Harry dhe bashkëshorten e tij Meghan.Përballë akuzave dhe sulmeve të nipit të saj Harry dhe Meghan Markle, sovrania është përpjekur gjithmonë të bëjë ‘një sy qorr’. Tani, megjithatë, kufiri është tejkaluar dhe ajo tha mjaft.Me sa duket një ekip avokatësh tashmë do të punonte për të ndaluar dukët e Sussex, pa përjashtuar që ne mund të shkojmë në gjykatë Intervista me Oprah Winfrey sollën zbehjen e marrëdhënies me Mbretëreshën. Supozohet se Sovrani urdhëroi ndihmësit e lartë të Pallatit Buckingham të planifikonin kundërsulmin, dhe ata tashmë kanë filluar të punojnë duke kontaktuar…

Read More

Nis Samiti “Platforma e Krimesë”, Shqipëria pjesë e 44 vendeve mbështetëse të kësaj platforme Është ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ajo që përfaqëson Shqipërinë në këtë Samit. Përmes një statusi në rrjetin social facebook, ministrja Spiropali ka ndarë momentet nga ceromonia zyrtare e nisjes së samitit, ku është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. “Më 23 gusht, 44 vende dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë 14 krerë shtetesh, qeverish dhe Bashkimi Evropian (BE), do të bëhen themeluesit e Platformës së Krimesë, në samitin përurues të kësaj Platforme”, sipas ministrit të Punëve të Jashtme…

Read More

Një sasi droge prej rreth 45 kg është sekuestruar sot në kufirin greko-shqiptar. Mediet fqinje raportojnë se operacioni është kryer nga policia greke në Kostur. Gjatë aksionit, janë ndaluar tre shqiptarë, që kishin kaluar kufirin në këmbë dhe mbanin në krah 3 çanta me drogë. Shqiptarët e arrestuar ishin të moshës 26, dhe 27 vjeç, ndërsa policia ka sekuestruar edhe 350 euro, 24.200 lek te reja shqiptare dhe 4 celulare me 4 karta SIM.

Read More

Raportimi i Sumaira Khan, korrespondentes pakistaneze në Afganistan, po bën xhiron e botës, për faktin se ajo raporton mes plumbave kaosin në aeroportin e Kabulit. Siç mund ta shihni në video, në aeroport fillojnë goditjet me armë, por ajo e pa shqetësuar vazhdon të japë informacionet e saj. Ky është dukshëm rasti në Afganistan, i cili po përjeton ditë kaq të vështira. Khan është reportere e Al Jazeera dhe BBC Arabic.Ngjarja e rëndë ndodhi në një prej raportimeve të saj në aeroportin e Kabulit. Njerëzit përreth saj filluan të vraponin pas breshërive të armëve, ndërsa Sumaira në vend mbetet e…

Read More