Author: tirana

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një prej lokaleve në pedonalen e Lushnjes. Bledar Muça, administratori i lokalit ku ndodhi ngjarja mbeti i vrarë, ndërsa 5 persona të tjera u plagosën. Burime për Top Channel bëjnë me dije se 15 persona janë shoqëruar në polici, si dëshmitarë të vrasjes. Të plagosurit, shtetasit Ervis Tafa dhe Sara Liçi, 24 vjeçe, Eksara Sauli 26 vjeçe, Majlinda Gjyla 66 vjeçe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Judmir Velo është nisur drejt Tiranës për mjekim më të…

Read More

Policia e Tiranës vijon kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete apo që janë të shpallur në kërkim. Gjatë një aksioni të fundit, policia ka arrestuar brenda një lokali një 48-vjeçar që mbante armë zjarri me vete. Në pranga ka rënë dhe një shtetas tjetër për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe është sekuestruar një armë zjarri dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të informacione se në ambientet e një lokali në lagjen “Ali Demi”, ndodhej një shtetas i cili mbante armë zjarri me vete,…

Read More

Plotësimi i rubrikave përkatëse do të kryhet manualisht, sipas llojit të transaksioneve, duke përfshirë në to të dhënat e faturave të fiskalizuara dhe atyre të lëshuara nga blloku i dokumentacionit tatimor. Administrata Tatimore ka rikujtuar tatimpaguesit subjekt i TVSH-së, se dorëzimi i Deklaratës së TVSH-së dhe librave të Shitjes dhe Blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing edhe për periudhën Gusht 2021. Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al “Risjellim në vëmendje të tatimpaguesve se afati për fiskalizimin e transaksioneve pa para në dorë B2B ishte data 1 Korrik…

Read More

Ministria e Mbrojtjes jep informacionet më të fundit mbi situatën me zjarret në vend. Sipas Ministrisë, situata paraqitet problematike në Majën e Rrunës në Kukës, ku po punojnë për shuarjen e flakëve helikopteri holandez dhe 30 trupa të Forcave të Armatosura. Siç raporton MM, në të gjithë vendin janë 11 vatra aktive zjarri, të cilat nuk paraqesin probleme për zonat e banuara. Situata e zjarreve datë 24 gusht 2021: 1. Qarku Kukës. Zjarri në Majën e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Krahas helikopterit holandez ne terren janë edhe 30 trupa te Forcave te Armatosura. Situara paraqitet problematike ne majen…

Read More

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të vonojnë administrimin e injeksioneve përforcuese për të paktën dy muaj, për t’u dhënë kohë vendeve me doza të pakëta të vaksinave që të sigurojnë më shumë. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u tha gazetarëve gjatë një vizite në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, se përparësi duhet t’i jepet rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar. Zoti Ghebreyesus gjithashtu vuri në dyshim dobinë e vaksinave përforcuese, duke thënë se “ekziston një debat nëse vaksinat përforcuese kanë ndonjë efektshmëri”.…

Read More

Vendi ynë do të paraqitet deri në mesditë në ndikimin e masave ajrore të kthjellëta dhe relativisht me temperatura të larta. Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 16°C deri në 37°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Read More

Mjetit tip “Golf” që dyshohet se u përdor nga autorët e krimit në Lushnje rezulton me targa të vjedhura. Ai u gjet i djegur në Thanasaj pak pas atentatit mbrëmjen e kaluar teksa gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanËeb se brenda mjetit janë gjetur dy armë tip kallashnikov. Dyshohet se kallashnikovët janë armët që përdorën autorët e krimit për të kryer atentatin në lokal që la të vdekur pronarin Bledar Muça dhe të plagosur kunatin e tij, Judin Velo bashkë me 4 klientë të tjerë të rastësishëm .

Read More

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në rrugët e vendit. Një 16-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një mjet. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Shkodër-Velipojë. 16-vjeçai humbi jetën teksa ndodhej në mjetin bujqësor, aty ku u përplas nga një mjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:20 në afërsi të fshatit Trush. Policia ndodhet në vendin e ngjarjet për të zbardhur shkaqet.

Read More

Bledar Muça, pronar i bar “Pedonale” në qytetin e Lushnjes u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e djeshme, në biznesin në pronësi të tij. Një plumb në zemër i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme, ndërsa të plagosur mbetën dhe 5 klientë. Shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi Lushnjen mbrëmjen e djeshme janë ende të paqarta, pasi vetë Bledar Muça nuk rezuklton të jetë person i dënuar më parë. Edhe nga burimet, është bërë me dije se viktima ishte një person i qetë dhe joproblematik. Të plagosur mbetën: Judin Velo, 32 vjeç (kunati i viktimës), Sara Liçi, 24 vjeçe dhe…

Read More

Atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lushnje ka sjellë plagosjen e 3 qytetarëve të rastësishëm të cilët ishin të ulur në lokalin ku u ekzekutua 40-vjeçari Bledar Muçaj. Mèsohet identiteti e 3 personave të plagosur ku mes tyre është edhe një vajzë. Bëhet fjalë për Judin Velon, Ervis Tafën dhe Sara Liçin. Ata kanë qenë të ulur në lokal në momentin kur autorët e vrasjes qëlluan me armë drejt subjektit. Sipas njoftimit të policisë, ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha…

Read More

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme te pedonalja në afërsi të postës në qytetin e Lushnjes. Mësohet se disa persona kanë qëlluar me armë zjarri nga një mjet tip “Golf” në drejtim të një lokali, ku dyshohet se ka mbetur i vdekur pronari i biznesit. Sipas dëshmitarëve, disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt lokalit në pedonale. Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Read More