Episodi i Christian Eriksen në “Euro 2020” mbetet në memorien e shumë tifozëve dhe jo vetëm atyre. Mjekët që i kanë shpëtuar jetën atij dhe kapiteni i kombëtares daneze, Simon Kjaer, janë vlerësuar me çmimin e Presidentit të UEFA-s. Menjëherë kanë ardhur falënderimet e mesfushorit të Inter-it: “Dua të falënderoj Morten , Morten dhe mjekët që më kanë ndihmuar në Parken më 12 qershor. Keni bërë një punë të shkëlqyer dhe më keni shpëtuar jetën”, ka qenë mesazhi i Eriksen. “Një falënderim të madh edhe për mikun tim dhe vëllanë Simon dhe shokët e kombëtares për mbështetjen e tyre, si…
Author: tirana
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, duke lënë një person të vdekur. Mësohet se në afërsi të fshatit Cangonj një automjet ka goditur një motor. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Shqipëria rrezikohet nga mbi 65 organizata terroriste, përfshi këtu ISIS si dhe Gardën Revolucionare Islamike të Iranit. Kështu thotë raporti i Agjencisë së Inteligjencës, (CIA), në të cilin janë rifreskuar të dhënat në lidhje me vendin tonë. Në faqen e saj zyrtare, CIA shkruan se këto celula terroriste synojnë që të kryejnë sulme në të gjithë botën. Ndonëse në asnjë moment në raport nuk jepen raste specifike, në vendin tonë ka pasur tentativa për sulme terroriste. Kujtojmë se më 23 tetor të 2019-ës Policia e Shtetit zbuloi një celulë terroriste iraniane, që do të kryente një akt terrorist në Shqipëri,…
Një ngjarje e pazakontë nga ana e disa vajzave është shënuar në Tiranë, ku kanë bllokuar rrugën që të realizojnë një video. Katër vajzat kanë dalë nga mjeti i tyre, Mercedez Benz dhe kanë bllokuar rrugën tek Unaza e Re. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga “JOQ” vajzat kanë dalë nga makina dhe kanë nisur të kërcejnë, si duket ky do të jetë trendi i ri i “Tik Tok-ut”. Veprimi i vajzave ka krijuar trafik të madh, ndërsa në video dëgjohen edhe boritë e makinave, të cilët detyrohen të presin që vajzat të mbarojnë “qefin”, edhe…
Vendimi për të pritur 3 mijë afganë dhe për t’i strehuar në vendin tonë për shkak të emergjencës së krijuar nga pushtimi i talebanëve, ka detyruar ekzekutivin të nisë procedurat për shtimin e kapaciteteve pritëse në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë. Rreth 6,7 mln lekë do të përdoren nga buxheti i shtetit për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare Pritëse për azilkërkues me qëllim rritjen e kapaciteteve akomoduese. “Në buxhetin e vitit 2021 të bëhet rishpërndarja e fondeve brenda programeve buxhetore të miratuara për Ministrinë e Brendshme, si më poshtë vijon: Fondi prej 6 700 000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekësh…
Mjeku i njohur Skënder Brataj u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Në një status në rrjetet sociale ai shprehet se bluzat e bardha duan bashkëpunim pasi vetëm nuk ia dalin dot ndërsa shton se nëse duam që të shpëtojmë duhet të vaksinohemi. Brataj thekson se askush nuk do që ta pranojë realitetin, përveç atyre që kanë humbur të afërmit, përveç atyre që kaluan sëmundjen, përveç atyre që u shtruan në spitale! “Askush nuk do që të pranoj realitetin, askush nuk është dakord me atë që ne shkruajmë dhe informojmë! Askush përveç atyre që kanë humbur të afërmit, përveç…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë. Me një postim në Twitter Osmani shkruan se Republika e Kosovës do të punojë për t’i promovuar vlerat e të dy popujve. “Ndërsa Ukraina feston sot 30 vjetorin e pavarësisë së saj, unë i dërgoj përshëndetje të ngrohta Presidentit Volodymyr Zelensky & të gjithë ukrainasit.Republika e Kosovës pret që të punojë ngushtë së bashku për t’i promovuar vlerat që dy popujt tanë i duan: demokracia, liria dhe paqja”. shkroi Osmani.
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përshëndetur qëndrimin e Sekretares së Energjisë, Jennifer Granholm në lidhje me qëndrimin e SHBA-ve për konfliktin në Krime. Përmes një postimi në Twitter Kim kujtoi deklaratën e Granholm, duke nënvizuar faktin se sanksionet ndaj Rusisë do të vazhdojnë deri sa të përfundojë okupimi i Krimesë. “Siç tha edhe Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm në Forumin e Krimesë; “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike me aleatët dhe partnerët për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore. Ne do t’i mbajmë sanksionet ndaj Rusisë derisa ajo të përfundojë okupimin e Krimesë dhe agresionin e saj në…
800 raste të reja, 2 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19. Ky ka qene bilanci i bere publik nga Ministria e Shendetesise. Aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndersa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në…
Dardan Krivaqa, i arrestuari si i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani, në seancën gjyqësore ku ishte dënuar për lëndimin e një polici pak muaj më parë, kishte kërkuar zbutjen e dënimit me premtimin se nuk do të bënte më krime të tilla. Në muajin shkurt të këtij viti Krivaqa po gjykohej për lëndimin e një polici dhe kishte kërkuar nga gjykatësi që t`i lehtësonte masën e dënimit me premtimin se nuk do të bënte më krime të tilla. Sipas aktgjykimit, Krivaqa e kishte pranuar veprën penale se kishte kapur për qafe policin civil duke i vënë…
Në kuadër të mirëmbajtjes së kabinave ditën e nesërme në disa zona në kryeqytet do të ndërpritet energjia elektrike. Konkretisht energjia elektirke do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 17:00 për këto zona: Rruga “Krist Maloki” pallati “Santara”, rruga ‘Irfan Tomini’, rruga “Rrapo Hekali”, rruga ‘”Besim Alla”. Njoftimi i OSHEE Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 25 gusht Në kuadër të investimit që po kryhet nga OSSH për mirëmbajtjen e kabinave, nesër 25 gusht, gjatë intervalit kohor 09:00-17:00 do të stakohet energjia pjesërisht në këto zona në Tiranë: Pjesërisht: Rruga “Krist Maloki” pallati “Santara”, rruga ‘Irfan Tomini’, rruga “Rrapo Hekali”,…
Italia ka regjistruar sërish shifra të larta të rasteve me Covid-19. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6,076 raste të reja krahasuar 4,168 që ishin një ditë më parë. Ndërkohë 60 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 128,855.