Author: tirana

Policia ka arrestuar 50 vjeçarin Arben Elezi pasi u kap me 4 mina me telekomandë, të cilat i kishte gati për t’i shitur. 50 vjeçari kishte përgatitur 4 mina me telekomandë të lidhura me një aparat celular. Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar “Furnitori”, ndërsa 4 minat me telekomandë do shiteshin kundrejt çmimit 10.000 euro. NJOFTIMI I I POLICISË: Durrës Policia e Durrësit godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë, duke parandaluar ngjarje të mundshme kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Furnitori”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të…

Read More

Një numër i caktuar kombesh janë të mendimit se ekziston mundësia e një sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit dhe kanë paralajmëruar qytetarët e tyre për të mos udhëtuar atje. Australia, SHBA dhe Britania e Madhe janë shtetet që kanë lëshuar këtë paralajmërim për qytetarët e tyre. Deri më tani, më shumë se 82 mijë njerëz janë evakuuar nga Afganistani. Vendet po nxitojnë në procesin e evakuimit para datës 31 gusht, datë kjo e caktuar si afati i fundit nga talebanët. Mijëra njerëz janë ende duke pritur brenda dhe jashtë aeroportit, duke shpresuar të fluturojnë jashtë vendit. Talibanët kanë kundërshtuar…

Read More

Është riaktivizuar sërish ditën e sotme vatra e zjarrit në Karaburun. Ministri Niko Peleshi ka publikuar në rrjete sociale video nga operacioni dhe thotë se falë ndërhyrjes së helikopterit Cougar të Forcave të Armatosura vatra është izoluar në kohë dhe është shuar brenda ditës. Postimi i Niko Peleshit: Dy javë pas shuarjes së vatrës së zjarrit në Karaburun, helikopterit Cougar të Forcave të Armatosura iu desh të rikthehej sërish atje pasi iu vu sërish flaka. Fatmirësisht vatra u izolua në kohë dhe u arrit të shuhej brenda ditës.

Read More

Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth sherrit të dhunshëm që ndodhi sot në darkë, ku një i riu mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto”. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.S., 32 vjeç. NJOFTIMI I POLICISË Më datë 25.08.2021, rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë…

Read More

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri me sende të forta në Tiranë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko”, pranë zonës së njohur si Restorant Durrësi. Bëhet me dije se disa të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin duke përdorur dhe sende të forta. Për pasojë, njëri prej tyre ka marrë plagë në trup dhe është dërguar në spital. Ndërkohë, një tjetër person gjithashtu i përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga të shtënat me armë nuk bëhet me dije se…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zgjeruar ofertën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili pak ditë më parë tha se më të mirët nga emigrantët afganë, mud të qëndrojnë përgjithmonë në Shqipëri. Në një intervistë për gazetaren e CNN, Biana Golodryga, Rama u pyet nëse Shqipëria është e gatshme të presë afganët përgjithmonë dhe kryeministri ‘hapi derën’. Ai madje citoi rreshtat e Kanunit dhe tha se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut, kështu që nëse afganët do të duan, mund të qëndrojnë. “Nuk është çështja nëse jam i gatshëm, por ky është një vend ku te Kanuni ndër…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një intervistë në Amanpour Shoë në CNN me gazetaren Bianna Golodryga pohoi se vendimi i Shqipërisë për të strehuar qytetarët afganë nuk lidhet me çështje fetare. Ai theksoi se nëse BE dhe SHBA nuk do të gjenden në këtë situatë për këtë popull, duke u tërhequr, Shqipëria shtoi ai- i detyrohet që t’i japë strehë. Gazetarja: Shumica e popullsisë shqiptare është myslimane. Ky vend nuk është tejet fetar në vetëvete. Ju jeni katolik. Jam kureshtare se Cila është lidhja mes këtyre afganëve në vetëvete, myslimanë që vijën nga një regjim shtypës që rikthehet në Afganistan. Sa…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin që bëri sot Papa Francesku, i cili u ndal te ‘Virusi i hipokrizisë’. Në mesazhin e tij Ati i Shenjtë thekson se në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën. Sipas kreut të shtetit ky mesazh është kaq aktual edhe për shoqërinë tonë.

Read More

Kryeministri Edi Rama njoftoi fundin e mandatit të tij të dytë qeverisës, ndërkohë që ka marrë një mandat të plotë i vetëm, për një qeverisje të re katërvjeçare. Opozita e cila u përpoq t’ia shkurtonte mandatin me aksione radikal,e të paprovuara ndonjëherë në Shqipëri, duke djegur mandatet e Kuvendit dhe duke bojkotuar zgjedhjet, në të vërtetë u vetëshkatërrua dhe i dha atij shans të merrte lehtësisht një mandat të tretë. Përveç kësaj, opozita po përballet paradoksalisht me pasojat e ligjit të dekriminalizimit, kalit të saj të vetëm të betejës në këto tetë vite në opozitë, duke u detyruar të përjashtojë…

Read More

Ekspertët e armëve të organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International, kanë identifikuar armë të prodhimit serb në videot e publikuara nga grupet e armatosura që veprojnë në Sahel, përfshirë edhe degën e grupit militant, Shtetit Islamik (IS) Ekspertët e armëve të organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International, kanë identifikuar armë të prodhimit serb në videot e publikuara nga grupet e armatosura që veprojnë në Sahel, përfshirë edhe degën e grupit militant, Shtetit Islamik (IS), i cili ka marrë përgjegjësinë për qindra raste të vdekjeve të civilëve. Pushkët e reja, disa…

Read More

Pas disa intervistave për disa media të huaja, kryeministri Edi Rama ka folur për CNN lidhur me strehimin e afganëve në vendin tonë. Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria duhet t’i jepte strehim dhe besim refugjatëve në këtë kohë krize pasi nuk mund t’i linte të vdisnin në një situatë të tillë. “30 vite më parë kemi qenë ne afganët për vëllezërit tanë italianë, kështu që askush më mirë se ne e kupton situatën e tyre. Kur nuk je shumë i pasur, kujtimet janë shumë të pasura. Nuk bëhet fjalët për besim apo ngjyra, bëhet fjalë për njerëz, duhet t’iu…

Read More

Afrojnë tre ndeshje shumë të rëndësishme për Kombëtaren kuqezi, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për botërorin “Katar 2022” dhe tashmë vëmendja e të gjithëve është përqendruar aty. Lista e trajnerit Edoardo Reja është ajo që ngjall herë pas here diskutime, dhe me sa duket, edhe këtë herë nuk do të jenë të pakta ato. ‘Top-Channel’ ka mësuar disa prej risive. Një ndër emrat, që bën zhurmë pas mungesës dhe peripecive të kohëve të fundit, është pikërisht ai i Taulant Xhakës. Mungesat e mesfushës, njëri prej tyre Amir Abrashi i dëmtuar, dhe gjendja relativisht e mirë e mesfushorit Xhaka, e ka…

Read More