Author: tirana

Gjykata e Tiranës ka vendosur të transferojë në SPAK, dosjen ndaj inspektorit Levzat Veselaj, i cili dyshohet se merrte shuma të konsiderueshme parash, për të lejuar ndërtime të paligjshme në zonën e Kombinatit. Ishte Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme në Tiranë, ajo e cila dy ditë më parë bëri arrestimin e inspektorit Levzat Veselaj, 47 vjeç. Veselaj akuzohet për korrupsion dhe marrje rryshfeti. Ky reagim i SHÇBA-së ka ardhur pas denoncimit të bërë nga një shtetas me inicialet E.B., kundër inspektorit në fjalë me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë…

Read More

Një grua është vënë në pranga nga policia në Prizren, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj. Në njoftimin zyrtar të uniformave blu, thuhet se burri ka marrë dëmtime të shumta në tru dhe është transportuar për në spital. “Prizren 26.08.2021 – 11:37. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. I dhunuari është dërguar në trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has. Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë dy prindërit e tij. 27-vjeçari u arrestua në flagrancë nga uniformat blu, duke bërë në këtë mënyrë shmangien e një krimi dhe tragjedie të rëndë në familje. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Krumë,…

Read More

Policia e Shkodrës ka arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, një shtetas belg, që u kap duke tentuar të kalonte për në Shqipëri drogë. I arrestuari është identifikuar si Mario Blomme 40 vjeç. Ky i fundit ishte duke lëvizur me një furgon dhe pas dyshimeve të ngritura nga policia, mjeti iu nënshtrua kontrollit me skaner, ku dhe u gjet sasia e drogës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular. Njoftimi i policisë: Shkodër Policia Kufitare arreston në flagrancë një shtetas që u kap me lëndë narkotike në kufi. Shërbimet e Policisë…

Read More

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Lezhë, Mark Marku ka njoftuar ditën e sotme përmes një editoriali dorëheqjen nga mandatit të deputetit. Ky vendim i Markut i hap rrugë kandidatit pasues të listës së qarkut të Lezhës për të hyrë në Kuvend në vend të tij. Kështu, pritet që vendin e Markut ta marrë Elda Hoti si më shumë e votuara në listën e deputetëve e cila erdhi në listë si pjesë e koalicionit të PD, si kandidate e Partisë Republikane. Ajo renditej e 5 në listë me 2733 vota, duke mos u bërë dot pjesë e listës fituese…

Read More

Ndahet nga jeta muzikanti i shquar Kujtim Alija. Dirigjenti i njohur shkodran, organizator për shume vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i qendre kulturore të fëmijëve në Shkodër. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi. Kohet e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën. Kujtim Alija mban titullin ‘Mjeshtër i Madh’. Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Ademi thekson se kjo është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. “Dita e…

Read More

Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, që e mbajti të fshehtë shtatzëninë është treguar shumë e kufizuar në lidhje me detajet e dhëna rreth periudhës që ishte në pritje të ëmbël apo të birin. Në fund të muajit korrik modelja ka konfirmuar lamin se ishte bërë nënë, por nuk ka treguar kur Alaron ka ardhur në jetë. Ditën e djeshme Aurela i ka uruar të birit 3 mujorin e lindjes nëpërmjet një postimi shumë të ëmbël në Instagram, pra Alaron ka ardhur në jetë më 26 maj. Gjithmonë bashkë! Gëzuar 3-mujorin jeta ime! Të dua Alaron!”, shkruan Aurela në postimin…

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden premtoi të enjten se Shtetet e Bashkuara do t’i gjenin autorët e sulmeve vetëvrasëse dhe personat e tjerë përgjegjës për ato sulme vdekjeprurëse, anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, jashtë aeroportit të Kabulit, ku mijëra njerëz ishin mbledhur me shpresën për të ikur nga vendi i kontrolluar nga talebanët. Autorët e sulmeve kishin goditur orë më parë në dy vende përreth perimetrit të Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai”, pranë Portës Abbey dhe para një hoteli aty pranë. Të paktën 60 afganë dhe 12 trupa amerikanë u vranë, sipas zyrtarëve amerikanë dhe afganë. Më pas Pentagoni konfirmoi se…

Read More

Një aksident është shënuar në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Zërvaskë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetas. Në njërën nga makinat ka qenë duke udhëtuar një familje, ndërsa në tjetrën një çift. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë që në këtë aks për shkak të përplasjes janë krijuar radhë të gjata trafiku.

Read More

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e Ferdinant Llanajt, i cili u prangos në kuadër të një operacioni anti-kanabis në Selenicë të Vlorës. 43-vjeçari, i njohur si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk është emër i panjohur për policinë. Llanaj i ka shpëtuar një atentati në tetor të 2017-ës, ku ai bashkë me të birin dhe shokun e tij, Dritan Begaj i shpëtuan breshërisë së plumbave në rrugën “Transballkanike”, pranë një karburanti në Vlorë. Llanaj në këtë ngjarje mbeti i plagosur. Ferdinanti është djali i Baftjar Llanajt, i ekzekutuar në 15 qershor të 2011-ës, në…

Read More

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij atje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit edhe nga homologu i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Teksa vlerëson punën e Ahmetit në drejtimin e qytetit të Prishtinës, Veliaj shkruan se bashkëpunimi mes dy kryeqyteteve do vijojë edhe me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore në Kosovë. “Falemnderit per mikpritjen & miqesine speciale Shpend Ahmeti gjate ketyre dy mandateve ne drejtimin e Prishtines, sot nje qytet modern e dinamik fale punes se Shpendit e skuadres se tij. Mezi pres ta cojme me tej bashkepunimin me ekipin e ri…

Read More

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet gjatë natës në Bulqizë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në fshatin Dushaj në lagjja “Kodra e Danit”.Mjeti tip ‘Benz’ është në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, aktualisht kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Mësohet se mjeti ishte parkuar pranë banesës së tij, ndërsa lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e parme. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale. Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për autorët e vendosjes së lëndës eksplozive. Ndërkohë, mjeti i ish-kandidatit të pavarur për deputet në zgjedhjet e 25…

Read More