Bomba e merkatos së kësaj vere është shumë afër shpërthimit. Reali i Madridit është pranë firmës me Kylian Mbappe pasi Paris Saint Germain ka vendosur të pranojë ofertën e fundit të klubit spanjoll për talentin francez. Sipas raportimeve të gazetës madrilene Marca, Reali ka vendosur në pjatë 170 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh duke barazuar shifrën të cilin PSG shpenzoi për ta blerë nga Monaco 4 vite më parë. Edhe pse jo ende jo zyrtarisht drejtuesit e PSG janë dorëzuar për të mbajtur në skuadër Kylian Mbappe pasi 22-vjeçari ka refuzuar 5 apo 6 oferta që…
Author: tirana
Ditën e nesërme do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës. OSHEE njofton se për shkak të investimit për mirëmbajtjen e kabinave nga ora ora 09;00-14:00 dhe 14:00-19:00 do të mbetet pa energji elektrike pjesërisht Rruga ‘Sami Frashëri” , Bërxullë, Lagjia “Mucaj” deri tek dogana e Tiranës. Arsyeja është mirëmbajtja e kabinave. Njoftimi zyrtar: Në kuadër të zbatimit të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, nesër 28 gusht gjatë intervalit kohor 09;00-14:00 dhe 14:00-19:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht Rruga ‘Sami Frashëri”, Bërxullë, Lagjia “Mucaj” der te dogana e Tiranës.
Danimarka nga 10 shtatori do të jetë një vend pa asnjë masë anti-Covid. Qeveria ka vendosur që pas dy javësh të heqë të gjitha masat kufizuese. Për ministrin e shëndetësisë, Magnus Heunicke, COVID-19 nuk është më një kërcënim kritik për shoqërinë, pasi epidemia është nën kontroll. Danimarka është vendi i tretë më i vaksinuar në Europë me 71% të popullsisë që e kanë përmbyllur procesin. Gjithsesi të vetmet masa që do të mbeten në fuqi në Danimarkë janë ato nga jashtë vendit të paktën deri në tetor.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6184 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19,…
Një grua e quajtur Adie Timmermans, e cila ka qenë vizitore e rregullt në kopshtin zoologjik në Belgjikë, është ndaluar që të takojë një shimpanze. Gruaja e takonte rregullisht shimpanzenë për 4 vite, dhe është shprehur madje se ajo kishte rënë në dashuri me shimpanzen 38-vjeç. “Unë e dua atë dhe ai më do mua,” tha Adie Timmermans, sipas LadBible. Gjatë vizitave të tyre, gruaja dhe shimpanzeja kishin shkëmbyer puthje përmes xhamit mbrojtës. Timmermans thotë se tërheqja e tyre është reciproke. Drejtori i kopshtit e ka ndaluar që të takojë majmunin mashkull, pasi sipas zyrtarëve marrëdhënia e tyre ishte jo…
Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) tha se deri në gjysmë milioni afganë mund të largohen nga vendi tyre deri në fund të vitit. UNHCR iu bëri thirrje vendeve fqinje me Afganistanin që t’i mbajnë kufijtë e hapur dhe të ofrojnë strehim për afganët. “Sa i takon shifrave ne jemi duke u përgatitur për rreth 500,000 refugjatë të rinj në rajon. Ky është skenari më i keq”, tha Kelly Clements, zëvendëskomisionere e OKB -së për refugjatët. Sipas saj, tani për tani nuk është duke u parë ndonjë fluks i madh i afganëve që largohen nga pikat kufitare, megjithatë…
Në përfundim të operacioneve për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka falenderuar Holandën për ndihmën e dhënë në këtë situatë të vështirë për vendin tonë.Mbështetja e Mbretërisë së Holandës dhe Republikës Çeke nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE ka rezultuar thelbësore në përballimin e situatës së zjarreve të krijuar në vendin tonë gjatë muajit gusht.Në aktivitetin e organizuar në pjesën ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi falenderoi Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, si dhe të gjithë ekipin holandez për ndihëm e dhënë dhe për mbylljen me sukses të këtyre…
Një automjet me drejtues shtetasin me iniciale Xh. S., ka aksidentuar këmbësorin me iniciale F. E., rreth 49 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar shoferin i cili shkaktoi aksidentin. “Më datë 27.08.2021, rreth orës 15:30, në Tapizë, një mjet me drejtues shtetasin Xh. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. E., rreth 49 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Një zjarr ka rënë në afërsi të ish-depove të municioneve ushtarake të Divizionit ‘Labëria’ në fshatin Një zjarr ka rënë në afërsi të ish-depove të municioneve ushtarake të Divizionit ‘Labëria’ në fshatin Shtepëz, në Gjirokastër. Zjarri po përparon frikshëm në pjesën e kodrës, por deri tani nuk rrezikon shtëpitë e fshatit. Zjarri rezulton që të jetë i qëllimshëm dhe është vendosur në dy vende. Forcat zjarrfikëse janë në vend ngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët, në një terren aspak të favorshëm.
Bozo tha se njerëzit merren me shumë theshetheme dhe se atë vetë, e kanë shtruar në spital, e kanë bërë me Covid-19, por e ndjen veten me fat që nuk ka rrjete sociale dhe i merr vesh me pak vonesë këto gjëra. Featured image of article: Luljeta Bozo: S’kam ndërmend të jap dorëheqjen nga mandati, të paktën jo për tani, dashamirësit më kërkojnë të hap seancën parlamentare…Vendimi i Çomos? Pyesni të zonjën e punësLuljeta Bozo 27 Gusht, 2021 15:52 TIRANË– Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Luljeta Bozo, nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga mandati…
Selia e NATO-s në SHBA i ka ulur të 30 flamujt e aleatëve në gjysëmshtizë pas sulmeve terroriste në Afganistan që i morën jetën mbi 103 personave dhe plagosën 150 të tjerë. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter sekretari i Përgjithshem i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili shkroi NATO mban zi për të gjjithë viktimat dhe se flamujt u ulën në gjysëmshtizë për nder të ushtarëve amerikanë që humben jetën në Kabul “Flamujt e të 30 Aleatëve po valëviten në gjysmështizë në selinë NATO pas sulmit të tmerrshëm terrorist jashtë aeroportit të Kabulit . Ne…
Dashi Mos u merrni me detaje nesër, pasi rrezikoni që t’ju shpëtojnë gjëra më të rëndësishme. Mesazhi i yjeve përgjatë ditëve në vijim është që jeta ka kuptim dhe nëse përpiqeni për ta parë kuptimin e saj, mund të transformoni ekzistencën tuaj. Demi Ajo që do të ndodhë nesër do të jetë e papritur dhe do t’ju shkëpusë nga shqetësimet që keni pasur ditët e fundit. Mund të bëhet fjalë për një punë të re apo një projekt interesant. Sido të jetë, do t’ju ndihmojë për t’i parë gjërat me pozitivitet. Binjakët Problemet e të tjerëve po ju marrin më…