2 shtetas janë arrestuar në Berat, nën akuzën e dhunës fizike ndaj familjarëve. Sipas policisë, 47-vjeçari me iniciale R.C., një ditë më parë ka dhunuar fizikisht gruan e tij. Ndërsa 45-vjeçari me iniciale H.B. dyshohet se ka goditur fizikisht kunatën. Të dy shtetasit do të hetohen nga Prokuroria e beratit për dhunën në familje. Njoftimi i policisë: Ushtruan dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim policor, arrestohet një shtetas tjetër. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpalluar në kërkim…
Author: tirana
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Gjakovë. Një 20-vjeçare ka ndërruar jetë nga Covid. Rumejsa Abdurrahim Hoxha ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka vdekur ditën e sotme si pasojë e COVID-19. E trishtueshme është fakti se brenda kësaj jave vajzës i ka ndërruar jetë edhe babai. Nuk dihet nëse dhe i ati ndërroi jetë për të njëjtin shkak.
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot ditën e lindjes së shkrimtarit At Zef Pllumi, ndërsa sjell në vëmendje dhe librin e famshëm “Rrno, vetëm për me tregue”. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit thekson se kjo vepër është jo vetëm një dëshmi autentike për terrorin dhe krimet e diktaturës, por mbetet edhe një kushtrim i përhershëm për lirinë. Mes të tjerash ai, duke shigjetuar politikën, kujton mesazhin e At Zef Pllumit që sipas tij është i vlefshëm në kohën që jetojmë, “Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij!”. MESAZHI…
Prindëirt e Rita Orës ndodhehsin për disa ditë me pushime në Shqipëri. Vera dhe Nick Ora shëtitën për një muaj në Kosovë, rivierën shqiptare dhe Ulqin. Por pushiemt mbaruan shpejt dhe ata i janë rikthyer sërish rutinës së tyre në Londër. Megjithatë nëna e Ritës, Vera, është gjithmonë pranë Shqipërisë duke dëgjuar këngë nga artistët shqiptarë. Së fundmi, përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka zbuluar se përveç Ritës ka dhe një artiste tjetër të preferuar shqiptare. Vera Ora ka publikuar në Instagram një video, teksa dëgjon në makinë këngën “Harrom” të Dhurata Dorës. “Fajëso muzikën për momentet e…
Ndonëse kanë më pak se 24 orë në vendin tonë, afganët e akomoduar në Qytet Studenti ndihen tashmë të sigurt, të liruar nga frika e terrori i talebanëve, nga të cilët i rrezikohej edhe jeta. Gazetari nga Afganistani u shpreh para kolegëve të tij në Shqipëri se ndjehet shumë mirë në vendin tonë dhe se situata në Kabul është e rëndë. Të njëjtat fjalë për situata atje tha edhe një student afgan. Vijnë gjatë natës në Shqipëri 154 afganë, në total 275 të strehuar në Durrës e Tiranë! Rama: Aktivistë të shoqërisë civile! Xhaçka: Gra që u rrezikohej jeta në…
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka shpallur listën e lojtarëve që do të grumbullohen për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos. Lista është e përbërë nga 27 lojtarë, ndërkohë që mes risive janë debutuesi Ernest Muçi, i cili vjen nga Kombëtarja U-21, teksa ndryshe nga miqësoret e qershorit rikthehen në listë të rinjtë Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja. Sa i përket pjesë tjetër, janë të njëjtët lojtarë që kanë qenë rregullisht pjesë e përfaqësueses në ndeshjet e fundit. Tre portierët janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha…
Policia e Tiranës ka arrestuar një hajdut serial të motorëvë në kryeqytet. Madje, pasi i vidhte ai dilte edhe xhiro me to nëpër Tiranë duke mos qenë i shqetësuar fare. Keshtu i ka ndodhur edhe një natë më parë, ku pasi kishte vjedhur një motor në rrugën “Konferenca e Pezës”, 20-vjeçari po bënte xhiro në zonën e Laprakës. Me ta parë, efektivët e policisë i janë drejtuar duke kërkuar dokumentet e motorit. I riu u arrestua pas konstatimit se mjeti ishte i vjedhur. “Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në…
Mural Fest, është një ndër festivalet më të bukura që po zhvillohet tani në Tiranë, duke i dhënë kryeqytetit jetë dhe ngjyra. Muralet janë kuruar nga kuratori Helidon Haliti i cili përmes disa fotove në Facebook zbulon domethënien e murales së radhës “Kujdesi i nënës”, vepër e piktorit gjerman Case Maclain, që i referohet tërmetit të 2019, ku shumë nëna u lutën për fëmijët e tyre që mbetën nën gërmadha. “KUJDESI I NËNËS, është një vepër e sapo filluar e piktorit shumë të njohur gjerman, Case Maclain dhe në asistencë të partneres së tij, e cila është gazetare dhe prej…
Gushti po përfundon dhe në Greqi, sikurse edhe në shumë vende të tjera, vëmendja e autoriteteve po kthehet gradualisht në shtator dhe vendimet që pritet të merren, në varësi të rritjes së rasteve me COVID. Rastet ditore të infeksionit në Greqi vijojnë nga 3 mijë deri në 3500 ditë e fundit. Debat në vend kanë shkaktuar masat e vendosur për një ‘mini bllokim’ që do të hy në fuqi nga 13 shtatori, ku nga kjo datë, në restorante e hotele do të lejohen të hyjnë vetëm personat e vaksinuar, apo ata që e kanë kaluar COVID në 6 muajt e…
154 afganët që mbërritën gjatë natës në Rinas, janë akomoduar në konviktet e Qytetit Studenti. Ata po qëndrojnë në godinat 11 dhe 12, pranë menzës dhe qendrës shëndetësore. Dalja e refugjatëve nga godinat bëhet me ndihmën e vullnetarëve dhe stafit të Bashkisë Tiranë, të cilët i orientojnë në zonë. Në këtë zonë janë të pranishme edhe forca policie për të garantuar sigurinë si dhe ambulanca të vendosura në afërsi të godinave studentore ku dhe janë strehuar refugjatët. Pas mesnate, rreth orës 01:15 mbërriti dhe grupi i dytë, me fluturimin nga Doha, me 59 shtetas të tjerë afganë. Ministrja e Punëve…
Babë e bir kanë mbetur të plagosur pasi janë sulmuar me thikë ditën e djeshme nga një 21-vjeçar. Ngjarja ndodhi në orën 18:00, në fshatin Zezë të Krujës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet B. Sh., 21 vjeç, banues në Arrameras, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit me inicialet B. V., 59 vjeç dhe D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, (baba e bir). Këta të fundit ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë…
Prej kohësh, Tuna nuk është aktive në muzikë dhe të gjithë presin me padurim një rikthim të këngëtares. Megjithatë këto kohë, artistja duket se ka qenë e angazhuar me kauza akoma më të rëndësishme. Së fundmi është mësuar se këngëtarja ka marrë një nismë të re. Ajo i është bashkuar një organizate zvicerane të quajtur “For Children Smile” (Për buzëqeshjen e fëmijëve) dhe kauza për të cilën është angazhuar këngëtarja është mjaft humane. Këngëtarja ka publikuar në Instastory, një fotografi ku shfaqet me anëtarët e organizatës dhe e shoqëron me mbishkrimin “Gati për rrugëtimin tonë!”. Së bashku me pjesëtarët e…