Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Kujdesi i nënës”, kuratori Helidon Haliti zbulon muralen e tretë që po realizohet në kuadër të “Mural Fest” në Tiranë

12:33 / August 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mual fest
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mural Fest, është një ndër festivalet më të bukura që po zhvillohet tani në Tiranë, duke i dhënë kryeqytetit jetë dhe ngjyra.

Muralet janë kuruar nga kuratori Helidon Haliti i cili përmes disa fotove në Facebook zbulon domethënien e murales së radhës “Kujdesi i nënës”, vepër e piktorit gjerman Case Maclain, që i referohet tërmetit të 2019, ku shumë nëna u lutën për fëmijët e tyre që mbetën nën gërmadha.

“KUJDESI I NËNËS, është një vepër e sapo filluar e piktorit shumë të njohur gjerman, Case Maclain dhe në asistencë të partneres së tij, e cila është gazetare dhe prej shume vitesh lënë vepra të mrekullueshme në të gjithë boten. Fat për ne që ky autor sjell një vepër në qendër të Tiranës e cila u trondit pas termetit të shtatorit dhe nëntorit të 2019, ku shumë femijë mbetën nën gërmadha dhe kujdesi i nënës i shoqëroi dhe i mbrojti nga kjo fatkeqësi. Dora e NËNËS do i mbrojë këta engjëj sikur të ishte dora e Zotit i cili i mbron engjëjt e tij. Vepra është në proces dhe PREMTOJ që do të jetë një gjë shumë e vyer për kryeqytetin dhe jo vetëm. Do e ndjekim këtë vepër hap pas hapi”, shkruan kuratori Helidon Haliti në rrjetet sociale.

Kjo murale po pikturohet në një nga pallatet në Unazën e Vogël në kryeqytet, teksa aktualisht kanë përfunduar dy të tjera te Komuna e Parisit dhe ura e Selitës.

Mural Fest ka nisur që prej datës 24 gusht deri në fund të shtatorit. Projekti zhvillohet në 10 mure të ndryshme. Ky projekt është nismë e “Agjencisë së Dekorit dhe Eventeve” nga Bashkia e Tiranës.

Helidon Haliti mural fest
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.