Author: tirana

Opozita maqedonase dhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka arritur koalicion parazgjedhor për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptare dhe Alternative e kanë quajtur historike marrëveshjen e arritur për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale, kundër siç kanë thënë, “krimit dhe korrupsioni të Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)”. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha më 28 gusht se “ky koalicion do të mposhtë partitë në pushtet që kanë shkatërruar vendin gjatë qeverisjes së tyre kriminale”. “Pres që ky koalicion të kapërcejë ndarjet, pashpresën, krimin, korrupsionin, mungesën e ideve,…

Read More

Mediat e Kosovës kanë zbuluar se afganët do të strehohen në kampin ushtarak ‘’Bondsteel’’ që funksionon dhe si baza më e madhe amerikane nën komandën e KFOR. Nesër pritet të mbërrijë avioni i parë me mbi 100 afganë teksa kampi ka kapacitete për të strehuar rreth 2 mijë e 500 afganë. Nga ana tjetër në Shqipëri janë deri më sot kanë mbërritur tre avionë me 275 afganë të arratisur nga vendi që janë strehuar kryesisht në struktura hoteliere në Durrës dhe konvikte studentësh në Tiranë.

Read More

Pentagoni thotë se dy figura të larta të ISIS u eliminuan gjatë sulmit me dron në Afganistan. Më parë u pretendua se ishte eleminuar një planifikues i një sulmi terrorist. Tashmë rezulton se bashkë me të është vrarë dhe një bashkëpuntor tjetër i tij. Po ashtu një i treti u plagos, por Pentagoni nuk jep informacion për të. Nga ana tjetër ky operacion ka qenë mëse i suksesshëm pasi nuk pati asnjë qytetar civil të vrarë. Sulmi në Nangahar ishte përgjigjia e parë e SHBA ndaj Shtetit Islamik Kharosan, filial afgan i ISIS që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të…

Read More

Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi shkruan se sipas Eurostat, shqiptarët paguajnë 34 herë më shumë për shëndetin se sa mesatarja e BE. Vokshi thotë se ky fakt nxjerr zbuluar mashtrimin më të madh të Ramës që është shëndetësia falas. Sipas saj, reforma në Shëndetësi ishte veçse trumbetim dhe e dështuar, pasi u përdor si pretekst për PPP-të korruptive. Në përfundim, deputetja demokratike thekson se bilanci i zi e detyron Ramën të mos lejojë zgjedhje të lira pasi nuk fiton dot kurrë besimin e qytetarëve. STATUSI NGA ALBANA VOKSHI #Shëndetësia #falas mashtrimi më i madh i Edi Ramës! Eurostat:…

Read More

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot. Automjeti ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore. Shoferi i mjetit, Paulin Gjomarkaj humbi jetën kurse u plagos pasagjeri 27-vjeçar Nikol Gjini. NJOFTIMI NGA POLICIA Lezhë/Informacion paraprak Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç,…

Read More

Maqedonia e Veriut ka vendosur kushte për të hyrë në territorin e saj. Sipas Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, çdo qytetar nisur nga ata shqiptarë që duan të hyjnë në vendin fqinj duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi ndaj COVID-19. Në rast të kundërt, qytetarët duhet të kryejnë test PCR jo më të vjetër se 72 orë dhe test të shpejtë antigen jo më të vjetër se 48 orë. Për ata që kalojnë tranzit, mjafton një deklaratë në pikat kufitare. NJOFTIMI NGA POLICIA KORÇË Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë Autoritetet policore të Maqedonisë…

Read More

Juventus mjaftohet me rikthimin e Moise Kean. Bardhezinjtë kanë firmosur me afrimin e 21-vjeçarit ndërkohë që shpresonin për një zëvendësues të denjë të Ronaldos. Me transferimin e Kean, Juventus nuk po interesohet për sulmues tjetër teksa më parë u përfol se kërkonin Hazard apo Aubameyang. Largimi i Ronaldos ka lënë shije të hidhur tek juventinët pasi tashmë janë pa golashënuesin kryesor.

Read More

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” në faqen e saj të parë iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në zvicër të vaksinohen. “Ju lutem vaksinohuni!”, shkruhej në faqen e parë të gazetës. Sipas Patrick Mathys, menaxher i krizave në Zyrën Federale të Shëndetit Publik, numri i të prekurve nga Covid 19 po rritet. Sipas statistikave, të mërkurën mbi 26 përqind e të gjithë shtretërve të kujdesit intensiv ishin zënë nga pacientët me COVID-19, të cilët janë dukshëm më të rinj në moshë krahasuar me valën e parë. Spitalet janë të shqetësuara sidomos për udhëtarët që po kthehen nga…

Read More

Policia ka zbardhur plagosjen e të moshuarit 72-vjeçar i cili u paraqit me plagë në spitalin e Shkodrës. Rezulton se Z.P, është përplasur nga një 31-vjeçar me emrin Frederik Kola me automjet dhe më pas ky i fundit ka dalë dhe e ka qëlluar me armë gjahu. Sipas informacioneve, ngjarja nuk ka qenë e rastësishme pasi dyshohet se dy personat kishin konflikt pronësie për një burim uji në fshatin Shllak. Njoftimi i policisë: Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë gjahu shtetasi Z.P., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 905 raste pozitive me koronavirsus. Ministria e Shëndetësisë njofton se tre persona nuk ja kanë dal të fitojnë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse. Njoftimi i policisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të…

Read More

Dita e sotme shënon futjen e sistemit teknologjik VAR në futbollin shqiptar. FSHF njofton se teknologjia do të jetë prezente në Superkupën e sotme Teuta-Vllaznia dhe më tej në 180 ndeshje të Kategorisë Superiore dhe në fazat çerekfinale, gjysmëfinale e finale të Kupës së Shqipërisë. VAR do të ndihmojë një arbitrim më të drejtë të ndeshjeve dhe ndoshta do të shuajë polemikat mbi dhënien ose jo të penalltive në ndeshje të rëndësishme. NJOFTIMI NGA FSHF Futbolli shqiptar nis sot zyrtarisht sezoni e ri me finalen e Superkupës së Shqipërisë midis Teutës dhe Vllaznisë, që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në…

Read More

Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Mançester United shoqërohet edhe me dilemën për numrin e fanelës që portugezi do të mbajë në këtë sezon. Numri 7, me të cilin ai identifikohet që prej sezonit të shkuar mbahet nga Edison Kavani dhe rregullorja e Premier Ligës nuk e lejon që të ndryshohen numrat nëse sezoni ka nisur. Një hipotezë ishte për numrin 77, por në kampionatin anglez nuk ka numra përtej 50. Edhe numri që 9, që Ronaldo mbajti në vitin e tij të parë në Madrid është zënë nga Marcial. Me shumë gjasa, portugezi mund të mbajë numrin 28, të cilin…

Read More