Policia e Fierit ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke arrestuar një 44-vjeçar. Në pranga ka rënë shtetasi Artur Muka(Plaku), pasi i është në makinë një armë zjarri automatik dhe një krëhër me 30 fishekë Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë policore, arrestuan në flagrancë shtetasin Artur Muka(Plaku), 44 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë në lagjen “1…
Author: tirana
Kanë mbërritur në vendin tonë edhe dy avionë të tjerë me shtetas afganë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme, e cila njofton se kanë ardhur edhe 182 afganë të tjerë, duke e çuar në 417 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani. Siç njofton Ministria e Jashtme, afganët e fundit të ardhur në Shqipëria pas mesnatës janë akomoduar në Qytet Studenti dhe në struktura hoteliere në Durrës. “Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionëve afganë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë,…
Një person është gjetur i pajetë në banesë në fshatin Valës të Gramshit mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, dyshohet se ai është vetëvarur. “Më datë 29.08.2021, rreth orës 07:00, në fshatin Valës, Gramsh, në banesën e tij, është gjendur i vetëvarur nga familjarët, pa shenja dhune shtetasi Y.T, 62 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njoftoi policia.
Fakte tronditëse vijojnë të dalin në dritë nga vrasja e Carolinës 20-vjeçare në Glyka Nera të Greqisë. Një nga pyetjet kryesore për autoritetet është nëse vrasësi Babis Anagnostopoulos kishte një bashkëpunëtor në vrasjen brutale të nënës 20-vjeçare të fëmijës së tij. Autoritetet besohet se kanë marrë informacione dhe të dhëna të reja lidhur me këto pyetje që ende nuk kanë marrë përgjigje. Sipas mediave greke, pikëpamja se Anagnostopoulos kishte një bashkëpunëtor është forcuar kohët e fundit. Besohet se ky person nuk ishte i pranishëm në ekzekutimin e fatkeqes Caroline, por ishte “rekrutuar” nga autori për të dalë me “skenarin” e…
Një aksident tragjik ndodhi pasditen e djeshme në aksin e vjetër Lezhë-Milot. Një makinë humbi kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një shtëpie në fshatin Manati, ku si pasojë humbi jetën një 38-vjeçar. Nga aksidenti ka humbur jetën Paulin Gjomarkaj 38-vjeç, ndërsa mbeti i plagosur një person tjetër. Është publikuar edhe video e aksidentit tragjik. Siç shihet edhe nga kamerat e sigurisë 38-vjeçari ishte me një shpejtësi të madhe dhe ka tentuar të parakalojë dy makina, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin anësor. Përplasja ishte aq e fortë sa ka bërë që mjeti të…
Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta po kalojnë disa ditë pushime në Kretë të Greqisë, ku këngëtarja nuk ka ngurruar të ndajë foto nga momentet e bukura që po kalojnë pranë njëri-tjetrit. Së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me një foto që provokuese, ku shihet e veshur me bikini e shtrirë në shezlon dhe bashkëshorti i saj Ermali po i prek të pasmet. “Naaa oreee. Ça i bën çupës”, ka shkruar Rezarta në mbishkrimin e fotos.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të shtunën, ka miratuar masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në bazë të vendimit të Qeverisë, fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, kur do të rivlerësohet situata. Gjithashtu, rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00. Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura. Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë me staf esencial deri më 13 shtator. Të gjithë…
Talibanët mendohet të jenë një nga grupet më të pasura kryengritëse në botë edhe pas dy dekadash luftimesh kundër forcave amerikane dhe partnere, militantët kanë marrë në kontroll Afganistanin. Grupi ekstrem islam sundoi Afganistanin nga viti 1996 deri në fund të vitit 2001, kur u përmbysën nga forcat amerikane. Megjithatë konfliktin 20-vjeçar që pasoi dhe vdekjen e dhjetëra mijëra luftëtarëve talibanë, kontrolli territorial i grupit dhe forca ushtarake e grupit është rritur vitet e fundit. Nga mesi i vitit 2021 talibanët kishin rreth 70,000-100,000 luftëtarë, nga rreth 30,000 një dekadë më parë, sipas SHBA. Ruajtja e këtij niveli të kryengritjes…
Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin e qarkullimit me radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit. Polici njofton se prej orës 19:00 deri në orën 24:00, si rezultat i monitorimit me radar në aksin Sauk-Teg konkretisht në Mjullbathore, Policia konstatoi 8 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte deri në 163 km/h. Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 3 drejtues mjetesh…
Finalja e Superkupës së Shqipërisë duket se u mbyll në fushë me rezultatin 2-0 për durrsakët, por nuk ka përfunduar ende jashtë saj. Një konflikt mes tifozërive të dy ekipeve ka ndodhur në ambientet e jashtme të stadiumit “Elbasan Arena”. Kanë qenë tifozët e Vllaznisë ata të cilët kanë sulmuar të parët një tifozë kundërshtar, Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë që situata të qetësohet dhe të mos vijojnë përplaset e dhunshme mes tifozëve.
Trupat amerikane kanë filluar tërheqjen e tyre nga aeroporti i Kabulit, njoftoi të shtunën Pentagoni, pas një operacioni për më shumë se dy javë në përpjekje për të nxjerrë nga Afganistani shtetasit amerikanë dhe aleatët e tyre afganë të cilëve iu rrezikohet jeta nën drejtimin e talebanëve. Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kishte më pak se 4000 trupa të mbetura në aeroport, nga 5800 që u dërguan për misionin e evakuimit. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby më vonë u konfirmoi gazetarëve se tërheqja kishte filluar, por nuk pranoi të jepte një numër sa sa forca…
Ditën e djeshme Mark Marku deklaroi se nuk do ta pranonte mandatin e deputetit, duke hedhur akuza mbi PD-në, për të cilën tha se po kthehej në parti interesash personalë. Ndërkohë dorëheqja e Markut është komentuar edhe nga ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili thotë se kjo dorëheqje është e njëjtë si djegia e mandateve të PD në vitin 2019. Ai akuzon Markun se nuk ka asnjë kontribut në PD, së bashku me Agron Gjekmarkajn, Flutura Açkën, Mesila Dodën, Alfred Rushajn, Shpëtim Idrizin dhe shumë nga deputetët e zgjedhur të PD. Sipas tij, pjesë e grupit parlamentar të sotëm të PD…