Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5460…
Author: tirana
Një tjetër sulm është regjistruar pranë aeroportit në Kabul. Reuters shkruan se forcat amerikane kanë shpërthyer një makinë bombë të mundshme vetëvrasëse që synonte të sulmonte aeroportin. Shpërthimi ka ndodhur pranë aeroportit të Kabulit pak momente më parë dhe nuk raportohet të ketë lënë pas viktima apo të plagosur. Nuk dihet ende nëse ky sulm lidhet me shpërthimin e mëparshëm, ku forcat amerikanë shpërthyen një banesë ku synohej një nga kamikzët e ISIS-K.
Bashikimi Evropian ka vendosur të heqë nga listat e vendeve të sigurta tre nga katër Shtetet shqipfolëse duke lënë ende vetëm Shqipërinë. Ditën e hënë, BE do të njoftojë vendimin për të hequr nga lista e vendeve të treta të sigurta epidemiologjikisht, gjithsej 6 vende. Mes tyre janë Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Libani, raporton noa.al. Sipas relacionit që shoqëron vendimin e Brukselit, këto gjashtë shtete kanë raportuar për rritje të numrit ditor të personave të prekur nga pandemia botërore Covid-19. Në këto kushte, thotë relacioni, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian…
Gjatë meshës së të dielës në Vatikan, Papa Françesku është ndaluar te situate kaotike në Afganistan. Ai ka thënë se duhet të ndihmojmë nevojtarët, e shtoi se dialogu dhe solidariteti dërgojnë në krijimin e një bashkëjetese paqësore dhe vëllazërore. “Duhet të ndihmojmë nevojtarët, të lutemi për ta. Dialogu dhe solidariteti dërgojnë në krijimin e një bashkëjetese paqësore dhe vëllazërore dhe ofrojnë shpresë për të ardhmen e vendit. Falenderoj të gjithë ato shtete që po ndihmojnë afganët në këtë situatë të vështirë”, u shpreh Papa Françesku.
Korrespondenti i huaj i Reuters, Idrees Ali, thotë se dy zyrtarë amerikanë e kanë informuar atë se SHBA ka kryer një sulm ushtarak në Kabul. Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, i thanë Reuters se sulmi kishte në shënjestër militantët e dyshuar të ISIS-K. Kjo kuptohet se i referohet goditjes me raketa që sapo ndodhi pranë aeroportit të Kabulit, por kjo është ende e pakonfirmuar. Raportet thonë se se nga sulmi ka rezultuar të paktën një viktimë, por edhe kjo ende nuk është konfirmuar.
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka ngritur alarmin për përkeqësimin e situatës së Covid-19 në vend. Me një postim në Facebook, Shehu shkruan se indekset epidemiologjike janë më alarmante se një vit më parë. Po ashtu ai ka renditur disa masa që sipas tij qeveria duhet të ndërmarrë.
Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të diel një fushë të mbjellë me vreshta. Teksa publikon një foto në mes të vreshtave të rrushit, kreu i shtetit i uron fermerëve një sezon të mbarë e me mirëqenie. “Vreshtarët janë gati të vjelin prodhimet e tyre. Me bereqet dhe mirëqenie qoftë ky sezon për ta!”, shkruan Meta.
Dashi Situata të caktuara, të cilat janë jashtë kontrollit tuaj, do t’ju detyrojnë që të silleni në mënyrë jo të natyrshme. Lajmi i mirë është që nuk do të mërziteni nga ajo që do të ndodhë, madje mund të zbuloni se keni talente të reja, që nuk i kishit vënë re më parë. Demi Ditët në vijim do të jenë shumë të rëndësishme, sidomos nëse ëndërroni që të shihni emrin tuaj diku. Injorojini ata që ju thonë se çfarë është e mundur dhe çfarë jo. Asgjë nuk është e pamundur dhe ky është momenti i duhur për ta vërtetuar këtë.…
Rivalitet me Arbana Osmanin? Situata e tendosur mes dy moderatorëve të Kohët e fundit në mediat rozë po përflitet për një rivalitet mes dy moderatorëve të njohura të ‘Top Channel, Luana Vjollcës dhe Arbana Osmanit. Sidomos gjatë muajve të fundit për shkak të spekulimeve se kush do të marrë drejtimin e “Big Brother VIP”. Tashmë prej javësh është zyrtarizuar se prezantuesja e formatit do të jetë Arbana megjithatë zërat për një rivalitet mes tyre vazhdojnë. Mirëpo, një postim që ka bërë Luana ditën e sotme duket se është një përgjigje ndaj këtyre lajmeve. “Nuk ka konkurrencë. Je vetëm ti përballë…
Shifra alarmante vijnë nga Kosova ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 36 viktima nga COVID-19. Ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar deri tani në vendin fqinj. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 630 raste të reja të infektuara më këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113 mijë e 699. Njoftimi i plotë: #Bashkëiadalim 29 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24…
Një tjetër shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në Kabul. Sipas BBC një shpërthim i fortë është dëgjuar pranë aeroportit të Kabulit. Disa imazhe të postuara në mediat sociale tregojnë retë e zeza të tymit që ngrihen në ajër mbi ndërtesat. Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka thënë për BBC se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit. Aeroporti nuk u godit drejtpërdrejt, tha burimi. Ende nuk dihet nëse ka viktima.
Arbnora Ademaj, bukuroshja nga Kosova ka nisur karrierën në aktrim. Prej disa kohësh, ajo është zhvendosur në Turqi ku dhe është bërë pjesë e serialit “Kirik Hayatlar” që nisi transmetimin me 23 Gusht në kanalin “Kanal D”. Krah saj luajnë dhe mjaft aktorë të njohur si Erdem Yılmaz, Murat Onuk dhe Burcu Almeman. Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, prezantuesja ka zbuluar detaje nga projektet e ardhshme që do të ketë në Turqi.