Banorët e fshatit Laknas në Kamëz sistematikisht kanë refuzuar ndërtimin e një thertoreje pranë banesave të tyre. Ata pretendojnë se zona ku do të ndërtohet objekti është pyll e zonë e gjelbëruar dhe ndodhet fare pranë shtëpive. Ditën e sotme, banorët kanë pasur debate me përfaqësuesit e firmës. Banorët pretendojnë se leja për kryerjen e ndërtimit ka përfunduar, ndërsa përfaqësuesi i firmës, thotë se kanë afat deri në 36 muaj, pasi proceset gjyqësore të hapura nga vetë banorët, kanë shtyrë ekzekutimin e lejes.
Author: tirana
Bashkia Shkodër njofton fituesin ankandit me objekt “Shitje e aksioneve të K.F.Vllaznia Sh.A. ne masën 100%”: Bashkimin e kandidatëve blerës/Operatorëve Ekonomik “ALBASPORT & ENTERTAINMENT, sh.p.k & ALBAPHOTO, sh.p.k., me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi. Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 lekë. Autoriteti shitës, Bashkia Shkodër zhvilloi proceduren e ankandit më datë: 09.03. 2021 , ora 10.00, me proçedurë të hapur për shitjen e aksioneve e Klubit të Futbollit “VLLAZNIA” sh.a, në masën 100%. Vlera fillestare e shitjes me ankand 50,794,000 lekë. Kanë qenë pjesëmarrës në proçedurë ofertuesit listuar më…
REAGIMI Humba në zgjedhje, largohem nga të gjitha funksionet në LSI. DREJTUESI MBAN PËRGJEGJËSI EDHE KUR NUK ËSHTË PËRGJEGJËS Pa asnjë mëdyshje, me bindje dhe shumë ndershmërisht, në përputhje të plotë me parimet dhe kodin tim moral dhe politik sipas të cilit, drejtuesi mban përgjegjësi edhe kur nuk është përgjegjës, kam vendosur të ndërpres angazhimin tim prej të gjithë funksioneve dhe përgjegjësive partiake të përfaqësimit në strukturat dhe forumet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke marrë në këtë mënyrë përgjegjësitë që më takojnë për humbjen e LSI-së në qarkun e Vlorës. Rezultati i zgjedhjeve që LSI arriti në qarkun…
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Kadastrës së Durrësit Viola Hima. Kjo e fundit është shkarkuar vetëm disa muaj pasi mori detyrën. Hima është zëvendësuar me Rajmonda Dashi. Kjo e fundit më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së Kadastrës në Krujë.
Raportohet vdekja e parë e lidhur me vaksinën Pfizer në Zelandën e Re. Një bord i pavarur i monitorimit të sigurisë së vaksinave tha se vdekja e gruas ishte “ndoshta” për shkak të miokarditit ose inflamacionit të muskujve të zemrës, që mund të ketë ndodhur për shkak të vaksinimit. Sipas këtij bordi kishte çështje të tjera mjekësore që mund të kishin “ndikuar në rezultatin pas vaksinimit”. Megjithatë shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është përcaktuar. Rregullatorët evropianë thonë se miokarditi është një efekt anësor “shumë i rrallë” dhe se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet. “Ky është rasti i parë në…
Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe një 20-vjeçare me inicialet A.M., e cila duke drejtuar makinën “Porsche” përplasi mjetin me drejtues shtetasin A.M., ku për pasojë ky i fundit përfundoi në spital. NJOFTIMI Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. P., 32 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stefa” ka vjedhur motorrin në përdorim nga shtetasi J. A, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës…
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Durrës. 3 persona, dy prej të cilëve me precedentë penale, kanë rënë në prangat e policisë, pasi po planifikonin të kryenin një vrasje me pagesë. Në kuadër të operacionit të koduar “Misioni” u arrestuan; Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani; Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”. Të dy këta shtetas janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” pamje gjatë punimeve në tunelin e Skërficës. Kreu i qeverisë shkruan se kjo vepër, do të jetë më e rëndësishmja e aksit të ri kombëtar Kardhiq-Delvinë. Postimi i kryeministrit Edi Rama: MIRËMËNGJES dhe me energjinë pozitive të punës që vazhdon në kantierin e Tunelit të Skërficës, vepra më e rëndësishme e aksit të ri kombëtar Kardhiq-Delvinë, ju uroj një javë të mbarë.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bestrova”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme Operacionale, Forca “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Vlorë.Vihen në pranga 2 shtetas. Gjatë operacionit, Policia ka përdorur dron për lokalizimin e vendndodhjes së tyre.Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kanabis, 4 armë zjarri, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparate celular dhe 2 mjete. Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin evidentimin…
Disa qytetarë tentojnë të bllokojnë pikën e Morinës. Bllokimi i Morinës në shenjë proteste për mos lejimin e shqiptarëve të kalojnë në Kosovë. Personat që nuk u lanë të kalonin në Kosovë bllokuan me makina hyrjen për në Shqipëri
Rreth 150 qytetarë afganë mbërritën në aeroportin e Rinasit. Avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit. Ministria e Jashmte konfirmon se 103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës. Në total janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit.
Hyjnë sot në fuqi masat e reja anti-Covid në Kosovë, të cilat u vendosën për shkak të rritjeve të rasteve të infektimeve. Ditën e djeshme në vend u shënua rekord i zi, pasi që brenda 24 orëve u shënuan 36 viktima nga COVID-19, shifër kjo e cila ishte më e larta që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020. Duke marrë shkas nga kjo shifër, qeveria bëri hapa pas duke bërë këto kufizime. Në mesin e masave të reja është kthyer edhe ora policore për të gjithë qytetarët që fillon prej orës 22:00 deri në ora 05:00. Maska…