Author: tirana

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli ka reaguar pasi dje u la jashtë Kryesisë së Partisë Demokratike. Përmes një shënimi në Facebook, Kadilli shkruan: “Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë. Ngjashmëria me filmin për fëmijë që bëjnë lojë luftash nuk është rastësore”. Ditën e djeshme PD mbajti mbledhjen e Kryesisë ku u zgjodhën sekretarët dhe krerët e komisioneve parlamentare. Drejtuesit e Komisioneve Parlamentare u zgjodhën: Jorida Tabaku, Komisioni për Integrimin Europian Agron Gjekmarkaj, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Albana Vokshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Oerd Bylykbashi, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën…

Read More

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi dhe Kryetari i Bashkisë Elbasan, Z. Gledian Llatja kanë dorëzuar në mënyrë simbolike librat shkollorë tek tre fëmijët e një familjeje në Elbasan. “Patëm kënaqësinë t’u dorëzonim tekstet shkollore falas tre fëmijëve në familjen e Fatmir Sinanit, baba i binjakëve Xhuel dhe Nuel në klasën e dytë, dhe Sevit nxënëse në klasën e nëntë,- shkruan Ministrja Kushi në statusin e saj në rrjetin social. Ajo më tej shprehet se këtë vit nisma “Librat Falas” u zgjerua edhe me klasat 8 dhe 9, duke i pajisur kështu me tekste shkollore të gjithë…

Read More

Në hundë ndodhen shumë enë gjaku, kjo është një nga arsyet se përse ky organ është shumë i ndjeshëm. Ekzistojnë shumë shkaqe të gjakderdhjes nga hunda, disa mund të jenë shqetësuese dhe të tjera jo. Në këtë artikull ju njohim me disa prej shkaqeve të gjakderdhjes së shpeshtë nga hunda dhe si t’i trajtoni ato. I Ftohti Dimri dhe pranvera e hershme, nënkuptojnë ndryshme të shpeshta të ajrit. Nga një ambient me ajër të thatë e të nxehtë, ju papritur mund të gjendeni në një ambient me ajër të ftohtë e të thatë. Ashtu si buzët tuaja çahen nga luhatja…

Read More

Trupat amerikane janë larguar nga Kabuili dhe tanimë talebanët kanë kontrollin e plotë të shtetit. Trupat ushtarake në Afganistan, kanë festuar me armë e fishekzjarre largimin e amerikanëve, që qëndruan aty për 20 vite. Sipas mediave të huaja, udhëheqësit talebanë kanë mësyrë në Aeroport për të shpallur fitoren. Aeroporti i Kabulit shërbeu si pika kryesore për evakuimin e aleatëve, e dita e sotme ishte afati i fundit i përcaktuar prej tyre. https://twitter.com/nabihbulos/status/1432457587576950788

Read More

Operacioni i koduar “Farmacia” ka çuar në pranga një infermier në Urgjencën e Spitalit të Korçës. Sipas njoftimit të Policisë, shtatasi Nikolin Ciko akuzohet për dy vjedhje të ndodhura në farmacinë e Spitalit. Infermieri Nikolin Ciko në deklaratën e tij në polici ka pranuar vjedhjet e kryera në spital. Ai ka thënë se ka kryer vjedhjet pasi kishte borxhe dhe kredi për të larë. Nikolin Ciko ishte infermier në urgjencë dhe merrej me pacientët me COVID, për këtë shkak ai dyshohet se ua shiste këtyre pacientëve medikamentet e vjedhura. 43-vjeçari ka vjedhur më datë 08.03.2021 dhe 30.08.2021 një sasi të…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete. Forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontrolle në zonën e bregdetit në Durrës, ku kanë gjetur dhe 20-vjeçarin Kejvin Gjegja. Gjatë kontrolleve, të riut i janë gjetur 1 pistoletë dhe 2 pranga si ato të policisë Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Durrës Kontrolle të shtuara nga Policia e Durrësit, në zonat bregdetare, për kapjen e personave që lëviznin me armë apo me sende të kundërligjshme me vete.…

Read More

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit. Përmes publikon një video-mesazhi të shefes së Infektivit, Najada Çomo, në ‘Facebook, ku kjo e fundit thekson se një pjesë e madhe e personave që aktualisht janë të shtruar në spitalin Infektiv, janë persona që nuk e kanë bërë vaksinën dhe janë në gjendje më të rënduar. “Mirëmëngjesi dhe duke ju kujtuar Vaksinim, Vaksinim, Vaksinim për të shpëtuar jetë, përmes thirrjes nga Spitali Infektiv të prof. Najada Çomo, ju uroj një ditë të qetë.”, shkruan Rama krah videos së publikuar në rrjetin social Faceook. Mesazhi i Najada…

Read More

Arrestohet një 24-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, iu gjetën kallashnikov, pistoletë dhe municione luftarak në automjet. Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacioni policor “Zhejë”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë. Njoftimi i plotë: Shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në informacionet…

Read More

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin “Farmacia”, duke arrestuar një infermier. Policia njofton se ka dokumentuar dy vjedhje të ndodhura në Spitalit Rajonal Korçë, duke sekuestruar një sasi medikamentesh të ndryshme, me vlerë të konsiderueshme. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se është arrestuar infermieri Nikolin Ciko. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura më datë 08.03.2021 dhe 30.08.2021, ku në farmacinë e Spitalit Rajonal Korçë, u vodh një sasi e konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë,…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit. Një 48-vjeçare, e identifikuar si Shqiponja Mbërsi ka rënë nga ballkoni duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Trupi i pajetë i saj është dërguar në morgun e Beratit dhe pritet që ti nënshtrohet autopsisë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 48 vjeçares. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Read More

Ekspertët paralajmërojnë për një dimër makth, pasi numri i rasteve dhe viktimave të koronavirusit po rritet në shkallë globale. Vdekjet nga koronavirusi në të gjithë botën kanë kaluar shifrën prej 4.5 milionë dhe rastet e konfirmuara kanë arritur në 217.2 milionë. Shpërthimi është për shkak të përhapjes së mutacionit më ngjitës “Delta”, relaksimit të tepruar të masave të shëndetit publik, si dhe rritjes së udhëtimeve gjatë verës. Mjeku grek, Demosthenes Sarigiannis, paralajmëroi për të paktën 60 vdekje në ditë dhe 7000-8000 raste në javët në vijim në vendin fqinj. “Do të ketë një prirje rritëse nga java e ardhshme dhe…

Read More

Turizmi dhe udhëtimet kanë nisur të marrin një trajtë të mirëfilltë në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Heqja e vizave me Bashkimin Europian dhe ndryshimi i këndvështrimit të turizmit nga drekat në bregdet, tek udhëtimet jashtë vendit në qytete dhe në natyre ka rritur udhëtimet për qëllime argëtimi në popullsinë shqiptare. Por ata që udhëtojnë më shumë jashtë vendit janë grup-moshat e reja të popullsisë nga 25-34 vjeç. Sipas të dhënave të INSTAT, kjo grup-moshë në vitin 2019 realizoi 21 për qind të udhëtimeve totale nga gjithë popullsia. Trendi i të rinjve për të udhëtuar ka pësuar rritje. Një pjesë…

Read More