Author: tirana

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi më 30 gusht 2021, të ndëpresë procesin e vetingut për gjyqtarin e Tiranës, Ahmet Metaliaj dhe t’i heqë të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme, pas dorëheqjes së tij nga detyra. Në vendimin e arsyetuar të KPK-së thuhet se procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Metaliaj ka filluar në nëntor të vitit 2019. Më 11 maj Komisioni i ka njoftuar Metaliajt rezultatet e hetimit administrativ, ndërkohë një muaj më vonë subjekti ka njoftuar se ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj kërkesën e tij për dorëheqje.…

Read More

Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ishte ndër të parët drejtues emisionesh politike në vend. “Opinion”, nisi rrugëtimin si sot 24 vite më parë, më 31 gushtit 1997. Për gati gjysmë shekulli ai ka sjellë çdo javë komente, analiza, debate, intervista, personazhe, të jetës politike dhe sociale të vendit. Teksa ende nuk ka nisur transmetimin në këtë prag sezoni të ri televiziv, Blendi ka kujtuar “ditëlindjen” e programit në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një video nga studioja e “Opinion”, teksa ka shkruar “Sot mbushen 24 vjet të emisionit Opinion. Në 2 Shtator 21:00, nisim sezonin e 25 – të. Çerek…

Read More

Gjykata e Shkallës Parë në Dibër ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Alfred Debreshi dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së sigurisë Arrest me burg. Alfred Debreshi akuzohet se është autori i vendosjes së tritolit që shpërtheu në makinën tip “Mercedes Benz” në pronësi të vëllait të tij Elton Debreshit, i cili aktualisht është kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka prova dhe përgjime ambientale që ngrejnë dyshime se ngjarja është inskenuar nga të dy vëllezërit me qëllim që ta përdornin…

Read More

Vetëm një pije alkoolike mund të jetë e mjaftueshme për të rritur rrezikun e rrahjeve të parregullta të zemrës. Rreth 1.4 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë një lloj të veçantë të rrahjeve të parregullta të zemrës, e cila ka emrin mjekësor fibrilacion atrial. Një studim i ri sugjeron se vetëm një sasi e vogël alkooli mund të shkaktojë këtë gjendje. Studiuesit studiuan 100 persona me fibrilacion atrial të përhershëm, ku episodet vijnë dhe kalojnë zakonisht brenda 48 orëve. Duke i ndjekur mesatarisht për katër javë, ata zbuluan se njerëzit e goditur nga një rrahje zemre e parregullt kishin…

Read More

Një qytetar afgan që është strehuar në Qytet Studenti, i quajtur Fajaz Ahmad shprehet se me ardhjen në Shqipëri ndihet më mirë dhe një hap larg ëndrrës së tij, mjekësisë. Ahmad shton se ka mbaruar studimet për mjekësi në vendin e tij, por ishte e pamundur ta vazhdonte misionin atje dhe se shpreson që së shpejti të nisë studimet në universitetin Johns Hopkins në Amerikë për tu bërë një kirurg kardiologjie i njohur. “Quhem Fajaz Ahmad, jam 26-vjeç, jam diplomuar si mjek por mu desh të ndërprisja punën atje. Nuk shihja më një të ardhme në Afganistan, për shumë arsye,…

Read More

Një burrë homoseksual është përdhunuar dhe rrahur nga talebanët. Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është joshur nga dy luftëtarë talebanë, që i premtuan se do e bënin mik dhe do e largonin të sigurt nga Kabuli. Por nuk rezultoi kështu. Ata nisën ta përdhunonin burrin e ta rrihnin, duke e lënë të gjallë, por të traumatizuar nga ajo që ndodhi, shkruan Daily Mail. Talebanët këto skena i kanë të zakonshme. Ata akuzohen se kanë marrë me forcë vajzat 12-vjeçare për t’i mbajtur si skllave seksi. Lajmi i përdhunimit është zbuluar nga një aktiviste afgane, e…

Read More

Një vajzë nga Gjakova e cila rezultonte e zhdukur që nga 26 Gushti është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Vajza është paraqitur pranë stacionit policor në Gjakovë dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga një burrë. Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim. Njoftimi i plotë i policisë: Më 31.08.2021 është paraqitur në stacion viktima femër kosovare që ishte raportuar e zhdukur dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti…

Read More

Prokurori i Rrethit Gjyqësor Sarandë, Sali Hasa, i cili është arrestuar për korrupsion pritet të dalë nesër para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa Gjykuese që do të merret më këtë çështje përbëhet nga Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja. Prokurori Sali Hasa u arrestua nga SPAK pasi pushonte çështjet penale kundrejt pagesave. Arrestimi ka ndodhur më 19 qershor dhe u arrit të zbulohej nga një hetim i nisur në shkurt 2020 për trafik kanabis që zbuloi një grup kriminal, i cili jo vetëm trafikonte drogë, por trukonte ndeshje dhe korruptonte zyrtarë publik.

Read More

Një variant i ri Covid, i zbuluar në Afrikën e Jugut ka mbushur titujt kryesorë të mediave në të gjithë botën, shkruan The Guardian Të hënën Instituti Kombëtar për Sëmundjet Infektive në Afrikën e Jugut paralajmëroi për rrezikun e C.1.2, pasi ishte zbuluar në të gjitha provincat në vend, por me një normë relativisht të ulët. C.1.2 u zbulua për herë të parë në maj. Sipas të dhënave, varianti C.1.2 është identifikuar në shumicën e provincave në Afrikën e Jugut dhe në shtatë vende të tjera që përfshijnë Afrikën, Europën, Azinë dhe Oqeaninë. Varianti C.1.2 ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve…

Read More

Është zyrtarizuar prej ditësh. Cristiano Ronaldo u rikthye pas 12 vitesh në Manchester. Pesë herë fituesi i topit të artë, ka dedikuar një letër të hapur për marrjen e këtij vendimi. Ai thotë se të gjithë e dinë dashurinë e tij të madhe për United, ndërsa rikthimin e cilëson si një ëndërr të bërë realitet. U ktheva atje ku e kam vendin thotë ndër të tjera ylli portugez. Ai gjithashtu jep dhe një mesazh për trajnerin e tij të preferuar, të cilin e konsideron si baba, Sir Alex Ferguson. Ai i drejtohet ish teknikut me fjalët: Sir Alex, kjo është…

Read More

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zyrtarizoi ndryshimet e parashikuara në qeveri. Pas zjarreve shkatërrimtare të kësaj vere, formohet Ministria për Mbrojtjen Civile dhe menaxhimin e krizave. Në krye të saj emërohet admirali në pension Evangelos Apostolaqis, ish-Ministër Mbrojtjeje. Po ashtu zëvendësohen edhe Ministrat e Mbrojtjes, Shëndetësisë dhe Turizmit. Këto lëvizje vijnë në një kohë kur qeveria është kritikuar për mënyrës si përballoi situatën e zjarreve gjatë kësaj vere. Me mijëra hektarë pyje u shkrumbuan nga zjarret për ditë më radhë nëpër Greqi gjatë muajit Gusht, duke detyruar evakuimin e mijëra personave dhe shkatërrimin e mijëra shtëpive e bizneseve.

Read More

Një Ministre e Zelandës së Re, është ndërprerë në një intervistë online nga i biri i saj, i cili hyri në dhomë i emocionuar duke tundur një karotë të deformuar.Carmel Sepuloni, Ministrja për Zhvillimin Shoqëror, ishte duke bërë një intervistë të drejtpërdrejtë me Zoom me Radio Samoa, kur djali i saj duke buzëqeshur hyri në dhomë, duke mbajtur një karotë në formë të çuditshme.“Ai momenti kur jeni duke bërë një intervistë LIVE përmes Zoom dhe djali juaj hyn në dhomë duke bërtitur dhe duke mbajtur një karotë të deformuar në formën e një pjese të trupit mashkullor,” shkroi Sepuloni krahas…

Read More