Author: tirana

“Dashuri e ndaluar, por jo e harruar”. Me këto pak fjalë e përshkruante piktori e arkitekti i shquar lidhjen e dikurshme me vajzën nga Parisi, Odiel Daniel. Dhe, në fakt, rezervohej shumë për të folur për këtë histori rozë të pazakontë. Madje, këmbënguljen për të mësuar diçka më shumë rreth saj, e quante herezi. “Ka shumëçka tjetër për t’iu thënë njerëzve në këto kohë të trazuara”, më sugjeroi një ditë, teksa i kërkoja diçka për atë lidhje të veçantë. Sa kisha vendosur kontaktet me Daniel në Paris dhe provova disa herë të takohesha me të për të mësuar më shumë…

Read More

Oriola Marashi është një nga modelet më të ndjekura e të njohura shqiptare. Ajo shpesh publikon në rrjete sociale foto e video të shumta, nga angazhimet e saj si modele, por edhe nga përditshmëria. Së fundmi, modelja seksi ka publikuar imazhe ku shfaqet “topless” e duhet pranuar që i ka lënë fansat “pa frymë”. 600 mijë ndjekësit e saj kanë mbetur pa fjalë kur Oriola ka publikuar fotografi ku shfaqet thuajse e zhveshur. Modelja është “topless” ndërkohë në kokë mban një peshqir. Pasi fansat kanë parë fotot e Marashit janë shprehur se sa me fat ka qenë fotografi dhe se…

Read More

Nikolin Ciko, infermieri në Spitalin e Korçës i cili u vu në pranga pasi kishte kryer disa vjedhje, kishte me pasion “dokumentimin” e mbërritjeve në spital me ambulancë. Në faqen e tij të “Facebook”, ai postonte video-live kur ishte brenda mjetit të shërbimit. Kjo kuptohet nga bisedat që ai bën me kolegët e tij. “Rri urtë kastravec, se jemi live fare, është live budalla, e shef LIVE, injorant.”– i thotë Ciko kolegut të tij. “Live live, 7 veta na kanë parë deri tani, ja në shërbim, qenër të punës.’– thotë më tej ai në video. “Ore jemi në shërbim, deri…

Read More

Gazetarja e njohur nga Afganistani e cila bëri histori pasi ishte e vetmja që intervistoi një përfaqësues të talebanëve është larguar nga vendi, për shkak të frikës shkruan Cnn. “U largova sepse edhe unë si miliona njerëz të tjerë kam frikë”- ka thënë gazetarja. Beheshta Arghand, gazetarja e Tolo News intervistoi zëdhënësin e talebanëve Mawlawi Abdullhaq Hemad më 17 gusht dhe e kritikoi atë për shqetësimet në lidhje me të drejtat e grave pas marrjes së Kabulit nga talebanët dhe rënies së qeverisë Ashraf Ghani. Intervista u transmetua drejtpërdrejt në kanal dhe bëri bujë pasi gazetarja ishte e vetmja grua…

Read More

Një nënë amerikane ka treguar për “Chicago Sun-Times” se një gjykatës i ka hequr kujdestarinë e djalit të saj vetëm për faktin se nuk ishte e vaksinuar. “Prisja që seanca virtuale të fokusohej te detyrimet e ish-bashkëshortit për fëmijën, kur papritur gjykatësi më pyeti nëse isha vaksinuar. I thashë jo sepse kam pasur gjithmonë reagim jo të mira ndaj vaksinave. Edhe doktorët nuk ma kanë rekomanduar”, tregon 39-vjeçarja Rebecca Firlit. Pas kësaj, gjykatësi James Shapiro vendosi që nëna të mos e takonte djalin e saj 11-vjeçar derisa të vaksinohej. Menjëherë, avokatët e nënës apeluan vendimin.

Read More

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Stresi ka bërë një dedikim mjaft prekës për gjyshërit e tij. Ndër të tjera ai ka shkruar se pesha e viteve po i rëndon, ndërsa ka thënë se nuk është në gjendje të bëjë asgjë, por i lutet Zotit që ti lejojë ata të qëndrojnë me të edhe për vitet në vazhdim. Postimi i plotë: Distanca që krijohet mes njerëzve dhemb, ndarja dhemb, por ajo që dhemb akoma më shumë është të shohësh njerëzit që do, të plaken në moshë dhe t’i thuash vetes se një ditë ata nuk do të jenë…

Read More

Në Kosovë ka arritur grupi i dytë i shtetasve afganë, të cilët janë evakuuar nga Kabuli gjatë ditëve të kaluara. Siç bëhet e ditur, edhe ky grup është i përbërë nga afganët që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan. Ende nuk dihet se sa është numri i grupit të dytë të afganëve që strehohen në Kosovë, derisa t’iu rregullohet dokumentacioni për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara. Në Kosovë tashmë janë strehuar 111 qytetarët e parë afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Prej tyre, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të…

Read More

Një polic 58 vjeç në Itali, i cili ishte kundër vaksinimit, ka ndërruar jetë në spital pas infektimit me Covid-19. Mediat italiane raportojnë se Candido Avezzù, vdiq më 29 gusht në spitalin Jesolo për shkak të komplikimeve që iu shfaqën pas infektimit me Covid-19. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus më 28 korrik dhe gjendja e tij u përkeqësua më 10 gusht, ku u transferua në terapi intensive. Në mediat sociale Avezzù tregoi atë që po ndodhte me të. Më 28 korrik, duke u vendosur në spitalin Jesolo, ai shkroi në Facebook: “Nuk është një vend për të kaluar pushimet, shpresoj…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka kushtuar një artikull të gjatë situatës në Afganistan dhe strehimit të shumë shtetasve afganë në Shqipëri, pasi iu rrezikohej jeta nga talebanët. Mes të tjerash, kryeministri shqiptar thekson se “Ne e dimë se frika nga të huajt ndikon në sondazhe, zgjedhje dhe angazhimet e partive dhe politikanëve që kërkojnë të fitojnë detyrën, dhe ne respektojmë zgjedhjet e vështira që të gjitha vendet e tjera duhet të bëjnë. Por, kur përballemi me zgjedhje për jetë a vdekje në lidhje me njerëzit të cilët ne jemi të detyruar t’i ndihmojmë, rruga jonë është e qartë”.…

Read More

Ish-Presidenti Bujar Nishani dje u la jashtë Kryesisë së PD-së. Nisur edhe nga fjalimi që mbajti Lulzim Basha dje, Nishani ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjetet sociale. Nishani shkruan se dje Basha njohu parlamentin e 25 prillit dhe me këtë i ka bërë një dhuratë të madhe Edi Ramës, por njëherazi ka ‘fundosur’ akoma më shumë Partinë Demokratike. Postimi i plotë: Vetëm 4 (katër) muaj pas humbjes trishtuese të Partisë Demokratike dhe turpëruese të L. Bashës më 25 prill, ky i fundit e harroi tashmë “Rregjimin e Masakrës”. L. Basha dje e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin që…

Read More

Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga një 29-vjeçar i cili u kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm. I riu i kishte premtuar emigrantëve, se kundrejt pagesës, do i dërgonte në një vend të BE. I arrestuari është 29-vjeçari Shpëtim Memolla, nga Peqini. Ai ishte duke kaluar në autostradën Elbasan-Tiranë me mjetin e tij tip “Rane Rover” ku u pikas nga policia. Fillimisht i riu nuk i është përgjigjur thirrjes së efektivëve dhe është larguar nga vendngjarja. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin luksoz, si dhe ka bërë të mundur arrestimin e të riut. Njoftimi i…

Read More

Policia e Elbasanit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike, përkatësisht shtetasit Ahmet Kushi, Aleksandër Hazizaj dhe Besmir Duka. Gjithashtu, janë sekuestruar doza me lëndë narkotike heroinë, 3 aparate celular, një peshore e vogël elektronike, municion luftarak dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë,…

Read More