Author: tirana

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një 20-vjeçare. Ai është identifikuar me inicialet P.B., dhe akuzohet për veprën penale “Përndjekja”. Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, të identifikuar si E. Z., 38 vjeç dhe A. B., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Ndërkohë, më datë 30.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e G. V., sepse në muajin Mars të Vitit 2020, me anë të mashtrimit i ka marrë…

Read More

Faldes Hafizi, gjyqtarja që u vra nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi sot bën katër vite që nuk jeton më. Në këtë përvjetor, gazetarja Klodiana Lala ka kujtuar gjyqtaren e ndjrë të cilën siç duket e ka pasur dhe mikeshë. Në një status në Facebook, Lala shton se kjo është letra e katërt që i shkruan Hafizit pasi tre të tjerat ka vendosur t’i mbajë për vete. Lala i tregon gjyqtares se fëmijët i janë rritur, i janë bërë për së mbari dhe pse nëna do tu mungojë gjithmonë. Gazetarja shton se ish-bashkëshorti që e vrau është dënuar me burgim…

Read More

Dashi Do të ndiheni konfuz, sidomos në dashuri. Do të nxirrni në pah defektet e njeriut tuaj të zemrës. Fokusoheni më shumë në jetën profesionale. Demi Pritet që nesër të jetë një ditë pozitive, edhe pse Merkuri është në një orbitë që nuk ju mbështet aq sa duhet. Raporte intensive me partnerin. Binjakët Dita e nesërme do të jetë e mbushur me energji dhe do të ndiheni mirë fizikisht dhe mendërisht. E vetmja gjë negative është se mund të zhgënjeheni nga një person. Në vendin e punës mund të keni probleme. Gaforrja Shmangni polemikat dhe zënkat në dashuri edhe në…

Read More

Në konferencë për shtyp, sot nga Varshava, ku po zhvillon përgatitjet kombëtarja jonë kuqezi në prag të ndeshjes së 2 shtatorit kundër Polonisë, ka dalë Myrto Uzuni dhe Albi Doka. Beratasi i Ferencvaros shfaqi optimizëm si për aspektin personal, në kampionatin hungarez, edhe atë kombëtar, me kuqezinjtë, në fushatën kualifikuese të “Katar 2022”. Ndër të tjera, ai nënvizoi: “Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre tri ndeshjeve kualifikuese, do të japim maksimumin, sepse asnjë kundërshtar nuk është i pakalueshëm. Kur sulmuesit shënojnë, ekipi ka më shumë besim, por të gjithë jemi të bashkuar për një qëllim, kombëtaren, ndaj nuk e…

Read More

Kapiteni i Liverpoolit, Henderson, ka nënshkruar një kontratë të re 4-vjeçare, deri më 2025, duke iu dhënë fund spekulimeve të merkatos. Mesfushori bëhet anëtari i fundit i skuadrës së Jurgen Klopp, që angazhon të ardhmen e tij afatgjatë me “Reds”, duke ndjekur gjurmët e shokëve të skuadrës: Virgil van Dijk, Alisson Becker, Trent Alexander-Arnold, Fabinho dhe Andy Robertson. Henderson mbërriti në “Anfield” nga Sunderland më 2011. Marrëveshja e re do ta mbajë atë në Merseyside deri në verën e vitit 2025. Kontrata aktuale e Henderson do të skadonte në fund të sezonit të ardhshëm, teksa diskutimet fillestare mbi rinovimin ishin të pafrytshme,…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton se më 1 Shtator do të nisë faza e tretë e Fiskalizimit për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C). Sipas njoftimit deri më tani janë 23,345 biznese të Fiskalizuara dhe 21,946,945 fatura të Fiskalizuara që prej 1 Janarit të këtij viti. DPT informon se çdo tatimpagues prej datës 1 Shtator do të ketë mbështetjen e plotë të Administratës Tatimore ku punonjës të trajnuar të saj do të ofrojnë ndihmën e tyre në terren për të plotësuar disa hapa të nevojshëm dhe të domosdoshëm për procesin e Fiskalizimit.

Read More

Kina u ka ndaluar fëmijëve nën moshën 18 vjeç të luajnë lojëra online gjatë ditëve të javës. Ata do lejohen të luajnë vetëm tre orë në fundjavë. Ky hap shënon një përshkallëzim të konsiderueshëm të kufizimeve në industrinë masive të lojërave në vend. Duke filluar nga kjo javë, të miturve do t’u lejohet vetëm një orë lojë mes orës 20:00 dhe 21:00 të Premten, të shtunën, të dielën, si dhe në ditët kur ka festa publike. Lajmin e bëri të ditur mbikëqyrësi i mediave kineze, që u postua nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua të hënën. Lëvizja përfaqëson një shtrëngim…

Read More

Nëse papritmas keni gjetur një pikë të kuqe konfuze në lëkurën tuaj, mos u shqetësoni.Një angioma është një tumor i vogël i parrezikshëm që përbëhet nga enët e gjakut Ekzistojnë 2 arsye kryesore për zhvillimin e tij: Shumë njerëz marrin angioma në moshën 30-vjeçare ose më shumë. Si rregull, në këtë rast duket si një nishan i vogël dhe është i vendosur kryesisht në trup, krahë dhe shpatulla. Angioma të tilla shkaktohen nga ndryshimet e thjeshta në moshë të lëkurës dhe enëve të gjakut Probleme shëndetësore ose mënyra e jetesës së gabuar Nëse angioma fillon degëzimin vaskular, mund të tregojë…

Read More

Në një kohë që Shqipëria pret strehimin e afganëve të tjerë, 607 të ardhurit në vendin tonë i janë nënshtruar procesit të regjistrimit. Pas mbërritjes së avionit të parë me 121 shtetas afganë mësohet se procesi i regjistrimit të gjeneraliteteve të tyre marrja e shenjave të gishtërinjve si dhe fotografimi u bë në aereoportin e Rinasit e më pas ata u transferuan në një hotel në zonën e Golemit në Durrës. Procesi i regjistrimit i njohur ndryshe si screening nga drejtoria e sigurisë publike vijon në postën e policisë në qytetin studenti ku janë strehuar dhe pjesa më e madhe…

Read More

Kryebashkiaku Veliaj së bashku me CEO-n e Bankës Kombëtare Tregtare, Seyhan Pencabligil inspektuan çerdhen e parë të hapur në një biznes privat për t’ju ardhur në ndihmë prindërve që punojnë aty. Realizimin e këtij projekti, Veliaj e cilësoi si një revolucion social në Tiranë. “Sot realisht po bëjmë një revolucion sepse do rritet një kulturë e re e korporatave, do piqemi si komb edhe si qytet edhe kemi dhënë një shembull jo vetëm në Shqipëri, po mesa di unë është edhe shembulli i vetëm në Ballkan në këtë nivel. Ky është një investim, sepse me gjasë produktiviteti i stafit, sidomos…

Read More

Të gjithë njerëzit, pavarësisht se sa të kujdesshëm tregohen në ushqim, ndonjëherë i dorëzohen dëshirave dhe përfundojnë duke ngrënë atë që gjejnë përpara. Ndonëse mund të duket normale, kjo mund të zgjasë për një periudhë të gjatë kohe duke shtuar rrezikun e shtimit të peshës dhe obezitetit. Pini shumë ujë. Sigurohuni që jeni të hidratuar vazhdimisht, duke pasur gjithmonë me vete një shishe ujë. Uji ka vetinë të zvogëlojë oreksin dhe të aktivizojë metabolizmin. Mos e anashkaloni mëngjesin. Preferoni një mëngjes me fibra të lartë, si tërshëra, qumësht bajame dhe arra. Një mëngjes i duhur do t’ju ​​mbajë të ngopur…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi i ka kaluar pushimet këtë verë në Turqi. Ajo qëndroi disa ditë në shtetin turk së bashku me ish-partnerin e saj, Robert Berishën dhe vajzën e tyre të vetme Renee. Teksa ende janë duke qarkulluar zëra se dyshja janë ribashkuar, 35-vjeçarja ka hedhur një imazh të vetes në “Instagram”. Nora shihet me bikini dhe thekson linjat perfekte të trupit. Pamjen e ka kompletuar me një kapelë plazhi e vathë ari, e po ashtu edhe me një byzylyk rreth dorës.Nora përkujdeset në masë të madhe për fizikun e pamjen e jashtme, e cila pavarësisht që…

Read More