Author: tirana

Ditën e sotme stafi i “Klanifornia” publikoi në Instagram një foto nga mbledhja për sezonin e ri. Në imazhin në fjalë shfaqej i gjithë stafi bashkë me aktorët, por mungonte Marina Vjollca. Menjëherë të gjithë aluduan se Marina nuk do të jetë më pjesë e programit të humorit si moderatore. Ajo do të sjellë në jetë shumë shpejt fëmijën e parë dhe të gjithë menduan se shtatzënia do e pengojë që të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit. Mirëpo kjo nuk është e vërtetë dhe Marina do të vazhdojë të ndjekë punën e saj edhe gjatë kësaj periudhe. “Anabel” ka…

Read More

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në Apolloni. Mësohet se fillimisht janë përfshirë nga flakët disa shkurre, por zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era që fryn në këtë zonë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë aksidentalisht nga banorët e zonës. Zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po luftojnë me flakët. Në vendin tonë janë raportuar vatra të ndryshme zjarri ditët e fundit, por pjesa më e madhe e tyre që ishin aktive gjatë gjithë verës, janë shuar.

Read More

Policia Kufitare e Qafë Thanës ka goditur sitën e sotme një rast të mitdhënies. Procedohet penalisht një 22-vjeçar, i cili tentoi të korruptojë punonjësit e policisë kufitare. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të qytetarëve, kanë konstatuar se shtetasi D. I., 22 vjeç, banues në Senegal, në brendësi të pasaportës së tij kishte vendosur një kartëmonedhë 50 euro, me qëllim për ta lejuar të kalonte kufirin në drejtim të Shqipërisë, pa vizë. Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin…

Read More

Një pushues nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit pasditen e sotme. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 17:25, ku 76-vjeçari me inicialet J.B., u mbyt në det, pasi u fut për t’u larë. Nuk dihet nëse i moshuari u mbyt si pasojë e ndonjë komplikacioni shëndetësor që mund të ketë pësuar teksa ishte në ujë, apo për shkak të dallgëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Në mbledhjen e Këshillit të ri Kombëtar, Lulzim Basha pasi kritikoi ndryshimet kushtetuese të 2008-s, riktheu në fjalorin e tij nevojën ndërhyrjen në dokumentin themeltar të vendit për të rikthyer, siç tha, balancën mes pushteteve. Kreu i opozitës tha se këto ndryshime do të ndërmerren me intelektuale, artistë, gazetarë, qytetarë dhe grupet e interesit, por pa u ndalur gjatë se çfarë synon të ndryshojë konkretisht Partia Demokratike. Por, se çfarë mund të kërkojë t’i ndryshohet Kushtetutës Lulzim Basha e ka dhënë fillimisht gjatë protestave të 2017-s në çadrën e ngritur para Kryeministrisë. Në atë kohë nuk doli kaq hapur kundër…

Read More

Studentja refugjate afgane, Nickbath e ftuar në një lidhje live për BBC ka treguar pritjen që i është bërë asaj dhe bashkëkombësve të saj në Shqipëri. Nickbath i tregon shqiptarët si njerëz mikpritës dhe për afganët po kujdesen shumë mirë. Ajo falënderon popullin shqiptar, kryeministrin dhe ministren e jashtme si dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri për shërbimte e mirësine e treguar. Nickbath: Faleminderit së pari, kam studiuar me bursë në universitetin. Udhëtimi ishte i mirë edhe pse sfidues. Të largoheshe nga vendi ishte vendimi më i vështirë. Na u tha që duhet të largoheshim, mora telefonatën dhe më thanë të…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BBC World News me gazetarin Ben Boulos deklaroi se Shqipëria është e gatshme që t’i ofrojë strehë qytetarëve afganë, nëse duan që të qëndrojnë në vendin tonë. Deklarata: Kjo është ajo që thonë ata. Ne i ftuam për t’i mbajtur përkohësisht. Ndoshta do të jenë në gjendje më pas të shkojnë në SHBA. Situata është e ndërlikuar. Me kaq shumë njerëz që aplikojnë për vizë amerikane do të duhet më gjatë se ishte thënë. Jemi të gatshëm t’i mirëpresin të qëndrojnë në Shqipëri nëse duan të vendosen këtu. Ne kemi qenë në këtë…

Read More

Kreu i DPSHTRR ka publikuar një udhëzues për drejtuesit e mjeteve, veçanërisht për ata me pak eksperiencë. Blendi Gonxhe thotë se mosrespektimi i distancës së sigurisë është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore në rrugë ndërqytetase. Gonxhe shkruan se duhet ndjekur rregull i “3 sekondave”, duke zgjedhur një pikë referimi, një shtyllë apo tabelë dhe më pas të përshtatet distanca nga mjeti përpara. Statusi Ndodh që për të mbërritur shpejt në destinacion, të nxitojmë duke harruar një faktor të rëndësishëm për sigurinë rrugore: distancën e sigurisë me mjetin që na paraprin, sidomos drejtuesat e rinj të mjeteve ose me…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-Covid-19. Balla i shoqëruar nga një një grup studentësh ju drejtua qendrës së vaksinimit në Elbasan për të kryer sipas tij, detyrën më të rëndësishme të momentit që është vaksinimi. Në fjalën e tij Balla i bëri apel të gjithë stundëtëve të shfrytëzojnë muajin e hapur për tju drejtuar qendrave të vaksinimit për tu vaksinuar. “Bashkë me një grup studentesh dhe studentësh erdhëm sot në një prej qendrave të vaksinimit të Elbasanit, unë për të kryer dozën e dytë të vaksinës dhe studentët…

Read More

Pasaporta e vaksinës në Itali do të bëhet e detyrueshme në trenat, fluturimet ajrore të brendshme dhe shkolla. Sipas mediave vendase mësohet se sindikatat dolën kundër lëvizjes protestuese anti-Green Pass duke thënë se ata ishin kundër bllokimit të trenave nga udhëtarët të cilët nuk kishin një pasaportë të tillë. “Rreziqet e qenësishme në një protestë të tillë janë të dukshme dhe duhet të merren masa për të mbrojtur përdoruesit dhe stafin. Liria e transportit është një e drejtë Kushtetuese dhe ata që e bllokojnë atë në emër të së drejtës së supozuar për të mos u vaksinuar duhet të ndëshkohen…

Read More

Shifra të larta me koronavirus. 1054 raste të reja me COVID, 3 humbje jete në 24 orët e fundit. Njoftimi i MSH: Janë kryer 7,256 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1054 qytetarë, në këto bashki: 303 raste në Tiranë, 157 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 47 raste në Vlorë, 42 raste në Lezhë, 38 raste në Kavajë, 31 raste në Kurbin, 26 raste në Lushnje, Elbasan, 24 raste në Korçë, 22 raste në Fier, Sarandë, 21 raste në Berat, 17 raste në Gjirokastër, 15 raste Malësi e Madhe, Krujë, 13 raste në Kamëz, Bulqizë,…

Read More

Duke filluar nga 1 shtatori në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve.Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve bën me dije se në datat 01 – 15 Shtator 2021, ora 09:00 – 14:00, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrim në kopshtet publike të Bashkisë Tiranë.Aplikimi do të kryhet pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija.

Read More