Ana Lleshi dhe Shqipe Hysenaj janë dy nga konkurrentet e “Përputhen” të cilat arritën të rrëmbejnë një vëmendje mjaft të madhe. Pas përfundimit të emisionit të dyja vajzat i pamë në programe televizive, por gjithashtu edhe në rrjetet sociale kanë vijuar të jenë mjaft aktive dhe të ndjekura. Ana ka zhvilluar së fundmi një pyetësor me ndjekësit në Instagram ku nuk kanë munguar pyetjet rreth “Big Brother VIP”. Dikush e ka pyetur atë nëse do të jetë Shqipja dhe ajo pjesë e ketij reality show dhe ish-konkurrentja nuk e ka mohuar. “A do të jeni të Big Brother me Shqipen…
Author: tirana
Ethet e ministrave të kabinetit Rama 2 që shpresojnë të rikonfirmohen dhe kandidatëve për tu ulur në qeverinë Rama 3 do të vijojnë deri në orën 10 të datës 2 Gusht. Përbërjen e skuadrës së tretë qeverisëse Edi Rama po e ruan me fanatizëm deri në mbjelljen Asamblesë Kombëtare këtë të Enjte. Në një kohë kur ka konfirmuar Elisa Spiropalin si ministre për marrëdhëniet me parlamentin dhe Taulant Ballën në krye të grupit parlamentar, në selinë rozë nuk mungojnë hamendësitë për emrat e ministrave të rinj. Për momentin thonë burime nga PS, Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është…
Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike. Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve. Disa e pijnë kafenë me qumësht e me shumë sheqer, disa zgjedhin ta pinë shqeto, të zezë e pa shtesa të tjera. Pasi të keni lexuar këtë artikull të AgroWeb.org do të jeni…
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e ka cilësuar serioze situatën e pandemisë në vendin tonë. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se pandemia është në rënie të lirë. Sipas tij, menaxhimi i situatës paraprihet nga urdhrat e kryeministrit, çka kanë çuar situatën në këtë gjendje. Vasili thotë se teksa Shqipëria është pushtuar nga vala e infektimeve, veprimet e qeverisë janë sikur nuk ka pandemi. Postimi i Petrit Vasilit: Pandemia ne renie te lire! Vala e Pandemise eshte ne zhvillim te plote dhe shume serioz. Sot serish nje numer shume i rende rastesh te reja, plot 1054 raste te reja…
Dafina Zeqiri ka zbuluar detaje të reja për prodhimet e fundit muzikore, e një prej tyre është ‘Duro’. Kënga mori shumë klikime, e klipi është kthyer në simbol të qëndresës së grave ndaj dhunës dhe keqtrajtimit. Këngëtarja pranon se kënga e saj është frymëzuar nga marrëdhënia me një djalë vite më parë, që siç u kuptua ka marrë famë nga lufta e Dafinës pë drejtësi. Me postimet e fundit, ajo tregoi detajet e dha një mesazh. “Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte…
Fatbardh Kadilli ishte një nga emrat kritikë që u la jashtë Kryesisë së PD përmes procesit të votimit nga demokratët. Vetë Kadilli ka reaguar me ironi ndaj këtij votimi, duke e cilësuar si një vendim jo rastësor, ndërsa sjelljen e Bashës e krahason me një lojë ‘luftash’ në filmat për fëmijë. “Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë. Ngjashmëria me filmin për fëmijë që bëjnë lojë luftash nuk është rastësore”, shkruan Kadilli në Facebook. Partia Demokratike zgjodhi 15 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së, ku u vu re jo vetëm largimi i zërave kritikë si Fatbardh Kadilli apo…
1.Nuk duhet të heshtni Nuk ka rëndësi nëse jeni njohur në rrjete sociale, mes miqsh të përbashkët apo ai u përplas pa dashje me ju teksa po shihnit atë fustanin e bukur në vitrinë, në takimin e parë nuk mund të HESHTNI. Mund ta nisni bisedën me pyetjet bazike ‘’Ç’kemi! Ç’thotë puna!’’, më pas të hapni një temë të përbashkët ose nëse e ndjeni veten ngushtë flisni për artikullin e fundit që keni lexuar. 2.Mos flisni për ish-partnerin/partneren Edhe pse do të donit të fshinit menjëherë të shkuarën, jini të sigurtë që do të vijë momenti kur do t’ju duhet…
Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve i ka kërkuar prokurorisë së Posaçme SPAK që të kërkojë vendosjen nën regjimin e ashpër 42 biss të të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri të cilët aktualisht mbahen në izolimin I pyetur për këtë fakt mbi vendimmarrjen e akuzës, kryeprokurori i SPAK , Arben Kraja deklaroi për TCH se në lidhje me regjimin e posaçëm procedura është sekret deri në nxjerrjen e vendimit nga ministri i drejtësisë. Sakaq prokuroria e Tiranës vijon hetimet mbi arratisjen e dështuar që përfshiu nën hetim për shpërdorim detyrë 6 efektivë të policisë së 313 , teksa një kontroll…
Zjarri i shuar gjatë ditës së sotme në Malin e Thatë në Pogradec është riaktivizuar. Shkak për aktivizimin e zjarrit ka qenë erërat e forta. Era ka mundur që t’i përhapë flakët deri në Parkun e Galiçicës. Ndërkohë që për shuarjen e zjarrit nuk ka asnjë reagim as nga autoritetet shqiptare dhe as ato maqedonase. Zjarri në Malin e Thatë në Pogradec u aktivizua mesditën e sotme. Sipas raportimeve ai mendohet se është i qëllimshëm.
“Petulla katuni me të ik truni.Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri.”, kështu është shprehur Ilir Meta në postimin e tij më të fundit në rrjetet sociale. Meta na ka treguar se për të pushimet nuk kanë përfunduar ende. Ndërkohë që si qeveria dhe opozita kanë nisur punën intensivisht prej disa ditësh.
Merkatoja ka rezervuar surpriza në orët e fundit. Chelsea pas negociatave të vështira ka huazuar Saul Niguez për 5 milion euro me të drejtë blerje nga Atletico Madrid. Ndërkohë londinezët kanë larguar në huazim mbrojtësin Ethan Ampadu tek Venezia. Lajm i mirë për Barcelonën që mund të arketojë tashmë 25 milion euro pasi është zyrtarizuar marrëveshja e transferimit të Emerson Royal tek Totenham. Nuk mbetet me kaq, PSG e ‘uritur’ ka huazuar për 7 milion euro talentin 19-vjeçar Nuno Mendes. Marrëveshja parashikon të drejtën e blerjes për 40 milion euro të lojtarit nga Sportin Lisbona. Milan gjithashtu ka siguruar shërbimet…
Gazetari Enrik Mehmeti ka denoncuar zhdukjen e një vajze vetëm 15 vjeçe nga Vlora. Në një postim në Facebook, Mehmeti shkruan se vajza em inicialet F.S., ka shumë se 24 orë që është zhdukur pa gjurmë dhe se familjarët e saj janë shumë të shqetësuar për gjendjen e saj. Ata kanë bërë denoncimin në polici dhe presin me ankth të dinë ndonjë informacion tjetër për të bijën. Postimi i plotë i gazetarit: Prindërit e një 15 vjecare kanë denoncuar zhdukjen e saj prej ditës së djeshme. Kur janë kthyer në banesë, 15 vjeçarja me inicialet F.S nuk ka qënë në…