Ambasada gjermane në Kosovë ka dhënë një njoftim me rëndësi për shqiptarët e Kosovës që duan të caktojnë takim për vizat e punës. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ambasada ka bërë me dije se lista e pritjes për muajin shtator është mbyllur dhe se lista e pritjes për muajin tetor do të hapet në javën e dytë të shtatorit. “Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për Tetorin do të hapet në javën e dytë të Shtatorit.…
Author: tirana
Një operacion i madh antik-drogë është realizuar mes Gjermanisë, Spanjës dhe Shqipërisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndodhet në Madrid, ku po merr pjesë në konferencën e përbashkët, për prezantimin e rezultateve të megaoperacionit të përbashkët të koduar “DOBRA”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal në fushën e krimit të organizuar dhe u arrestuan 107 persona të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës. Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan…
Të rinjtë që drejtojnë makina të shtrenjta dhe lëvizin me shpejtësi në autostradë apo rrugët e brendshme të qyteteve, janë kthyer në një problem serioz për qytetarët së pari, por dhe për vetë Policinë. Së fundmi, faqa “Aksidente rrugore” ka publikuar një video nga autostrada Tiranë-Durrës. Në makinë shihet një i ri i cili i ka vendosur të dyja këmbët mbi timon dhe ecën me shpejtësi 120 km/h. Muzika nuk mund të mungojë dhe është në “kupë të qiellit”.
Tre të rinj janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin kanabis me doza në disa zona të ndryshme në kryeqytet. Në pranga janë vënë E. Gj., 17 vjeç, D. S., 17 vjeç dhe E. H., 21 vjeç ndërsa po punohet për kapjen e S. Gj., 21 vjeç dhe L. K., 20 vjeç. Policia njofton se shtetasit S. Gj. dhe L. K., të dyshuar si organizatorët e kësaj veprimtarie të kundërligjshme, siguronin lëndën narkotike kanabis në sasi 5-10 kg, të cilën e ndanin në doza…
Komitetiti Teknik i Ekspertëve vendosi me detyrim vaksinën për kategorinë e mësuesve dhe studentëve. I menjëhershëm ka qenë edhe vendimi i studentëve ku ata kanë dalë kundër vaksinimit me detyrim. Ditën e sotme në orën 18:00 studentët do të protestojnë përballë amfiteatrit të Universitetit të Arteve. Ata nuk duan që ta bëjnë vaksinën e cila tashmë për ta është e vendosur me detyrim. ‘E drejta jote mbaron aty ku fillon…diskriminimi im…’ ‘Kundër vaksinimit me detyrim. Pro lirisë; trupi im zgjedhja ime’. ‘Mbro jetën, po shkencës. Mbro fëmijët, jo politikës’. ‘Debat i hapur’ ‘Ja si do ta mbrojmë jetën, lirinë, punën dhe…
Dita e parë e muajit shtator pritet të jetë me mot të kthjellët në të gjithë vendin në orët e paradites, ndërsa mesdita sjell vranësira kalimtare në territor, më të shpeshta në skajin verior ku priten edhe shira të dobët. Sërish mbrëmja risjell në vend, mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat e ajrit pësojnë ndryshime të lehta ndërsa dy vlerat ditore luhaten nga 12°C në 30°C. Era do fryjë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, por sërish mesdita sjell forcim të ndjeshëm të erës deri vonë pasdite duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë në brigjet detare por dallgë mbi 5 ballë do…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur sot seancën për rastin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, i cili ndodhet në masën ‘arrest me burg’, pasi po hetohet nga SPAK për “korrupsion” . Sipas dosjes, prokurori Hasa dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.
Nga Auron Tare Zhurmës së ardhjes së afganëve në Shqipëri po i bashkohem edhe unë me një histori të padëgjuar më parë:Për brezin tonë të viteve ’80, lufta e afganëve me sovjetikët ndiqej me shumë kureshtje. Zakonisht dëgjonim apo shikonim imazhe që vinin nga RAI i asaj kohe e vetmja portë informacioni që kishim. Me antenat gjysëm ilegale që ishin në tarracat e pallateve ndër të tjera kapnim edhe lajme që vinim nga ky vend malor i cili për çudi po i rezistonte fuqisë sovjetike.Nuk dinim shumë, por emri i Muxhahedinëve na mbeti në mendje. Pamjet e tyre me mjekra…
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës, me arsyetimin se nuk ka furnizimet e nevojshme. Artistja nuk është ndalur me kaq, pasi i ka bërë thirrje publike të gjithë ndjekësve për ndihmë. Thirrjen, këngëtarja e ka publikuar përmes një postimi në “Instastory”, ku shkruan: “Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar Bebe Rexha në thirrjen e saj publike në “InstaStory”, e cila shton: “Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime”. Këngëtarja ka postuar gjithashtu…
Policia e Sarandës ka arrestuar 2 persona që tentuan të grabisnin një banesë në fshatin Çukë. S. K., 18 vjeç dhe A. Sh., 17 vjeç janë kapur nga uniformat blu duke grabitur banesën e shtetasit K. B. Gjithashtu, dy të rinjtë dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kanë grabitur një tjetër shtëpi në muajin korrik të këtij viti. “DVP Vlorë/Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Tentuan të vidhnin në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” shtetasit S.…
Vija bregdetare shqiptare është e mbushur me turistë vendas dhe të huaj që po mbyllin pushimet verore. Por qyteti bregdetar i Durrësit nuk është vetëm vend për të kaluar pushimet. Është gjithashtu strehë e përkohshme për qindra refugjatë afganë. Atyre u janë vënë në dispozicion një sërë hotelesh. Në një prej hoteleve të Durrësit ne donim të kontaktonim nga afër me refugjatët, por policia vendase nuk na e mundëson këtë. “Ata janë në karantinë. Gazetarët nuk lejohet këtu,” na bëjnë me dije. Përmes kangjellave të një porte të stërmadhe shikojmë disa fëmijë që luajnë të lumtur në pishinën e hotelit.…
Sot do të shoqërohet për në banesën e fundit Aron Tila, 4-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas shembjes së pallatit në Torino të Italisë. Familjarë e miq, shkuan në kishën Sant’Antonio Abate, për t’i dhënë lamtumirën e fundit vogëlushit. Tullumbace të bardha e blu të shkruara “Aron” mbi to mbushën ambientet e jashtme të kishës. Të pranishëm në ceremoni, kanë qenë dhe kryebashkiakja Chiara Appendino. Mediat italiane thonë se nëna e fëmijës, Nertila, e cila u lëndua nga shpërthimi dhe shembja e ndodhur disa ditë më parë, i kanë rënë të fikët në momentin e ceremonisë mortore. I rënduar emocionalisht,…