Author: tirana

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe nënkryetarja Anisa Ruseti vizituan sot Qytetin Studenti, aty ku prej 6 ditësh janë strehuar qytetarët e mbërritur nga Afganistani. “Dua të falenderoj skuadrën shqiptare dhe të gjithë ata që na ndihmuan të largoheshim nga Afganistani. Për ne ishte një situatë shumë e vështirë për të hyrë në aeroport, sepse gjithçka jashtë aeroportit ishte nën kontrollin e talebanëve. Ishte shumë e vështirë të hyje, sidomos atë natë kur kishte shpërthime bombash dhe kushdo humbi shpresat për t’u larguar nga Afganistani, duke menduar se do të humbte edhe jetën. Ndihemi të lumtur që na…

Read More

Papa Françesku ka kritikuar misionin e Perëndimit në Afganistan. Gjatë një interviste Papa për të shprehur mendimin e tij mbi tërheqjen e trupave amerikane në Afganistan ka zgjedhur që të përdorte një deklaratë të kancelares Angla Merkel, mirëpo padashje përdori një citim të presidentit rus, Vladimir Putin. Papës gjatë intervitës iu bë një pyetje në lidhje me orarin e ri politik në Afganistan dhe ai tha se do të përgjigjej me një citim të Angela Merkel, mirëpo ai përdori një ciat që Putini kishte thënë gjatë vizitës së Merkel në Moskë në muajin gusht. “Është e nevojshme të ndaloni politikën…

Read More

Nikollë Lesi ka bërë një shënim ku tregon se kush do të jetë sipas tij në qeverinë “Rama 3”. Ai veçon Arben Ahmetajn, Olta Xhaçkën dhe Ogerta Manastirliun. Ndërkohë për Bledi Çuçin thotë se do jetë kryeparlamentar. “Deri nesër në ora 10.00 të gjithë në PS janë me zemër të ngrirë, pasi do jetë kryeministri Rama që do të shpallë Qeverinë e re. Shumë emra janë lakuar nga media, por nisur nga logjika e qeverisjes që po mbyllet, del se disa ministra mund ti mbajë Edi Rama për shkak të përformancës pozitive dhe idesë së vazhdimësisë qeverisëse. Më i garantuarri…

Read More

Pandemitë janë gjithnjë e më të shpeshta dhe të mundshme. Në këtë përfundim ka mbërritur një ekip ndërkombëtar studiuesish gjatë një studimi të botuar në revistën“PNAS” dhe të kryer nga Universiteti i Padovës. Sipas tyre probabiliteti që një pandemi si ajo e Covid-19 të shfaqet në çdo moment dhe gati çdo vit është tani për tani rreth 2 për qind. Por studiuesit paralajmërojnë se tendenca po rritet, dhe se ajo mund të 3–fishohet në dekadat e ardhshme. “Frekuenca me të cilën po shfaqen sëmundje të reja epidemike nga bota e kafshëve, është rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit, dhe kjo…

Read More

Lënia jashtë çdo organi vendimmarrës të Jamarbër Malltezit nga Këshilli Kombëtar i PD u pa me dyshim nga të gjithë dhe u komentua si një goditje e Bashës ndaj Berishës. Mirëpo për analsitin Plator Nesturi kjo është një zgjedhje taktike e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo nuk është lojë e kryetarit Lulzim Basha por e Berishës nënvizon analisti. “Nëse Berisha do kishte dashur të jetë anëtar i kryesisë do kishte qenë, kjo nuk është lojë e Bashës por e Berishës. Vetë PD duhet të shikojë çfarë linje duhet të ndjekë. Berisha ka një betejë të tijën, PD i duhet vetëm për…

Read More

Finalizohet operacioni i koduar “Detroit” i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, zyra e Interpolit në Policinë e Shtetit, Njësia Hetimore “Jointshield” që funksionon në bashkëpunim DSS dhe OSI në Ambasadën Amerikane dhe me zyrën e DEA-s Athinë. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i huaj i kërkuar nga drejtësia amerikane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Policia e Shtetit, në bazë të informacioneve të marra nga Zyra e DEA-s në Athinë, se një shtetas i huaj i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën…

Read More

Ish-konkurrenti i “Për’puthen +40”, Ilir Lara, ka reaguar për herë të parë pas akuzave të shumta që i bëri Gilberta Simoni menjëherë pasi i dhanë fund lidhjes së tyre. Pas ndarjes së bujshme mësuesja nisi të bënte akuza drejt tij në rrjetet sociale. Gilberta postonte në “Instastory” mesazhe që i kishin dërguar të tjerët, ku i thonin se Iliri ishte i martuar dhe se kishte fëmijë.Madje pas këtyre mesazheve, ajo vendosi që të fshinte të gjitha fotot që kishte me të në “Instagram”. Mëngjesin e kësaj të mërkure, Iliri ka bërë një postim në “Instastory” ku zbulon se si qëndron…

Read More

Ndërsa mijëra izraelitë nxituan të kërkojnë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit teksa u kthyen nga udhëtimet jashtë, mjaft të tjerë janë duke shtruar pyetjen nëse është e sigurt për shëndetin një vendim i tillë pas bërjes së dy dozave të para me një vaksinë mRNA. Kujtojmë se Pfizer dhe Moderna funksiojnë ndryshe nga vaksinat e tjera. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi përdorimin e vaksinës “Pfizer”, por theksoi se nuk ka një informacion të plotë në lidhje me efektet afatgjata të kësaj vaksine. Megjithatë, Tal Brosh, kreu i Njësisë së Sëmundjeve Infektive në Spitalin Universitar Samson Assuta…

Read More

Në një studio televizive në Britani është zhvilluar një debat i ashpër mes gazetares Susanna Reid dhe një zëdhënësi të talebanëve. Në emisionin “Good Morning Britain” zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen hodhi poshtë akuzat për hakmarrje ndaj ish ndihmësve dhe përkthyesve vendas dhe përsëriti një angazhim për dhënien e amnistisë kujtdo që punonte me Perëndimin. Ndërsa gazetarja e kundërshtoi këtë pretendim duke cituar një raport të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku thuhej se talebanët kanë një listë të individëve në të gjithë Afganistanin që dëshiron t’i arrestojë dhe po kërcënon të vrasë. Zëdhënësi i talebanëve hodhi poshtë akuzat duke thënë…

Read More

Ministrja e Arsimit Evis Kushi vizitoi sot një shkollë në Durrës e cila ka hapur dyert për të pritur nxënësit për procesin mësimor plotësues që të vijojë në tre javët e para të këtij muaji. Kushi tha se në udhëzuesin e publikuar një ditë më parë përcaktohen rregullat për zhvillimin e procesit mësimor duke bërë apel që të respektohen masat anti-COVID. Aty janë të përcaktuara qartë rregullat dhe mënyra si duhet zhvilluar procesi mësimor. Mos harroni rregullat anti-COVID. E di që nuk është e lehtë të mbash maska por nuk duhet ta përhapim virusin”, u shpreh ajo. Kushi theksoi se…

Read More

Vjeshta vjen me privime për italianët. Nga 1 shtatori e ashtuquajtura Green Pass, apo certifikata shëndetësore, bëhet e detyrueshmë për të udhëtuar me mjetet e transportit në distanca të gjata; si trena, anije, avionë dhe autobusë. Certifikata që dëshmon vaksinim apo test negativ për koronavirus do të jetë gjithashtu e domosdoshme për të ndjekur leksionet në universitet apo për të dhënë mësim në të gjitha shkollat. Masa, që synon frenimin e përhapjes së pandemisë së covid-19, do të jetë në fuqi të paktën deri në 31 dhjetor të 2021-shit, kur përfundon edhe gjendja e emergjencës. Deri më tani Green Pass,…

Read More

Florenc Cjapi nga fshati Suk i Roskovecit i dha fund jetës mëngjesin e sotëm duke u vetëvrarë me armë zjarri. 48-vjeçari jetonte në banesë me bashkëshorten e tij. Ai kishte tre vite që merrej me sera, ndërsa më herët ka qenë në emigracion. Pasi është kthyer paratë i kishte investuar në sera, ndërkohë të afërmit thonë se kishte shumë borxhe dhe se kishte marrë gjithashtu edhe kredi. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, 48-vjeçari dyshohet t’i këtë dhënë fund jetës, raporton ABC. “Ishte shumë i mirë. Merrej me sera. Me ne shkonte shumë mirë. Kam dëgjuar që vuante nga…

Read More