Shefja e Infektivit Najda Çomo ka vendosur përfundimisht të mos e heqë bluzën e bardhë edhe për disa kohë. Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se ajo i ka paraqitur dorëheqjen, Çomo ka paraqitur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjen nga mandati i deputetes. Me largimin nga mandati të Çomos, i hapet rruga e futjes në Kuvend Mimi Kodhelit, kandidatja grua më e votuar që mbeti jashtë parlamentit pas publikimit të rezultateve zgjedhore.
Author: tirana
Këtë Shtator, katër shenja të veçanta të zodiakut do të bekohen nga Universi. Binjakët Gjithmonë keni dashur të jetoni me liri dhe autonomi por për shumë arsye, keni qenë të mbërthyer brenda vetes. Sidoqoftë, një fazë e re do të nisë, gradualisht do të organizoni rutinën tuaj ashtu siç keni dashur gjithmonë. Do ta shihni botën në mënyrë krejt pozitive dhe do t’i afroheni lumturisë që keni dashuri gjithmonë. Luani Shtatori do të jetë një muaj i suksesshëm për ju. Do të jeni dhe më të sigurt tek aftësitë dhe fuqitë tuaja. Do të zhvilloni marrëdhënie të shëndetshme dhe produktive.…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni, ku pjesëmarrëse janë edhe vende të BE. Në një video të publikuar nga vetë Rama në rrjete sociale, shihet se si ai takohet me homologun grek. Ai fillimisht nuk e njeh, por kur personi që e përshëndeti heq maskën u zbulua se ishte kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Kryeministri ngrihet menjëherë në këmbë dhe e përshëndet homologun e tij.
Dashi Këtë muaj, dëshira juaj për jetën kanalizohet drejtpërdrejt në nevojën tuaj të dëshpëruar për t’u organizuar. Hëna e re te Virgjëresha në datën 6 është një mundësi për të futur veten në një rutinë ushqyese. Përditësoni zyrën tuaj në shtëpi! Pranoni që ajo që mendoni se është e mërzitshme është në të vërtetë e mirë për shëndetin tuaj. Sapo Marsi të hyjë në Peshore në datën 14 (dhe veçanërisht sapo Sezoni i Peshores të fillojë në datën 22), ju do të jeni shumë më të përfshirë në problemet e të tjerëve, kështu që merruni me çështjet tuaja derisa të…
Kryetari i PS-së për Tiranën, Ervin Bushati i ftuar sot në emisionin ‘Breaking’ komentoi edhe marrëdhëniet e mazhorancës me opozitën. Bushati u shpreh se SHBA e ndihmoi Bashën, duke e shpallur Berishën “Non grata”. “SHBA evakuoi Berishën, i ka mbetur një rrugë, on ëay, është një operacion, SHBA i dhanë falas antivirusin PD. Megjithatë falas e evakuan nga politika, zoti Basha duhet t’i presë biletën. Janë të ndara mirë punët, PS ka një mazhorancë më se komode, PD është konsoliduar si parti e dytë, vendi i tretë i shkon një parti familjare partiake nga 20 vende ka degraduar në 4…
Në Maqedoninë e Veriut të mërkurën (1 shtator) kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Hyrje-daljet në këtë vend nuk mund të bëhen pa certifikatë për vaksinim, vërtetim për kalim të COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose test negativ i shpejtë për trupat e antigjenit jo më të vjetër se 48 orë. Shtetasit që nuk përmbushin njërën nga këto kushte do të vendosen në izolim për shtatë ditë pas hyrjes në Maqedoninë e Veriut, dhe kohëzgjatja…
Me skadimin e afatit për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë të mërkurën, Ministria greke e Shëndetësisë po përgatitet për një “eksod të madh” të personelit për shkak të pezullimeve – që do të pasohen nga një sërë masash parandaluese për të mbushur boshllëqet dhe siguruar që shërbimet të jenë plotësisht funksionale. Këto masa përfshijnë një riorganizim të punonjësve të kujdesit shëndetësor brenda spitaleve, bashkime të klinikave dhe departamenteve, zëvendësimin e atyre që janë pezulluar me personel ndihmës dhe partneritet me sektorin privat për shërbimet mbështetëse të tilla si ushqimi, kujdesi etj. E mërkura është dita e fundit që stafi…
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot datën për thirrjen e mbledhjes së Kuvendit të porsazgjedhur. “Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin e firmosur nga Meta. Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë qeverinë e re, ndërsa në parlamentin e ri do të rikthehen deputetët e Partisë Demokratike dhe LSI-së.
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, u shpreh në forumin e Bled se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave me BE-në. “Çdo vonesë në procesin e zgjerimit do të sillte hapësira që do të keqpërdoreshin nga armiqte e Evropës së Bashkuar. Nuk mund të presim me shekuj që anëtarësimi i gjashtë shteteve ballkanike në BE të vonohet pa arsye bindëse. Duhet që këto shtete të ndjekin shembullin e Sllovenisë me reformat në sundimin e ligjit. Për ne europianët, është shumë e rëndësishme të vemë bast mbi procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo do të…
Pas ndërprerjes për shkak të sezonit turistik, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit, kanë nisur sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje. Në një reagim të shkurtër, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi dhe më pas operacioni do të vijojë përgjatë bregdetit dhe në zona të tjera të vendit. “Rifillojmë sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje apo në tejkalim flagrant të lejes së ndërtimit. Ndërprerja ishte e përkohshme për të mos penguar sezonin turistik. Si fillim do të shemben…
Nga Spanja, teksa foli në konferencën për shtyp të policisë spanjolle për operacionin me 107 të arrestuar për trafik droge, drejtori i Policisë Shqiptare Ardi Veliu deklaroi se do të identifikohet pasuria e të gjithë anëtarët shqiptarë të bandës. Veliu deklaroi se me goditjen në pjesën ekonomike, mund të arrihet në paralizimin e këtij grup kriminal. “Siç e përmendet kolegët parafolës për gati 1 vit pune të gjatë investiguese dhe hetimore është finalizuar ky operacion i madh ndërkombëtar. Policia shqiptare ka ndihmuar dhe kontribuar për shqiptarët e përfshirë dhe të identifikuar. Duke u mundësuar kolegëve spanjollë thellimin e hetimeve. Kjo vërtetoi edhe…
Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar i revoltuar në lidhje me një traditë që shoqëron dasmat shqiptarë, hedhja e parave teksa çifti kërcen. Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe shkruan se kultura mizerabël e gjuajtjes me lekë të nuses dhe dhëndrit vijon me hedhjen e lekut në ajër për të treguar sa shumë para ke para shoqërisë dhe krushqisë. “Hare e madhe! Dasma gjithandej! Dhe patjetër kultura mizerabel e gjuajtjes me leke te nuses e dhëndrit madje duke ua ngjitur me peshtyme ne ball, vijuar me hedhjen e lekut ne ajër ne kërcim e sipër per te dëshmuar statusin e…