Me anë të një postimi në rrjetin social, Lefter Koka, ka bërë me dije dorëheqjen e tij. Postimi i plotë 2 dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri qytetarëve durrsakë.Në këtë rrugëtim plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë.Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha…
Author: tirana
Shoferët në të gjithë botën janë duke marrë disa leksione të rëndësishme dhe nuk është çudi që ky rregull në kursin e patentës të jetë si një mësim kyç. Kurrë mos e hapni derën e makinës me dorën e majtë kur gjendeni në krahu e shoferit, kjo vlen edhe për vetë shoferin. A është ky një paralajmërim apo një mësim? Ky rregull ka nisur të zbatohet rreptësisht në Holandë si vendi që përdor më shumë biçikletat. Si rezultat, ky vend i vogël evropian ka disa korsi, ligje dhe rregullore ndër më të përparuarat në botë. Instinkti është që të hapim…
Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga koha kur Edi Rama do të lexojë emrat e skuadrës së tij të tretë qeverisëse, brenda PS vijojnë të qarkullojnë emra të rinj të kandidatëve për ministra. Ajo që bie në sy është se në kabinetin Rama 3, do të jenë më të shumta në numër ministret femra. Megi Fino, vajza e deputetit të ndjerë Bashkim Fino aktualisht zëvendës ministre e Punëve të Jashtme, mund të jetë një prej prurjeve të reja nga Edi Rama në skuadrën e tij qeverisëse. Adea Meidani, vajza e ish presidentit socialist, Rexhep Meidani e shkolluar…
Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë i dha të drejtë Nedim Bajramit të aktivizohej me Kombëtaren shqiptare dhe u mendua se ai do të ishte gati që për ndeshjen ndaj Polonisë më 2 shtator në Varshavë. Por mesfushori shqiptar nuk do të jetë i gatshëm për Shqipërinë kundër Polonisë. Bajrami nuk arriti të sigurojë lejen në kohë nga Empoli. Megjithatë, nuk ka vend për më tepër frikë sa u përket ndeshjeve të mbetura të shtatorit. Empoli ka zyrtarizuar me njoftimin në rrjetet sociale se Bajrami do të jetë gati për Kombëtaren tonë në dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos, duke…
Eni Koçi dhe partneri i saj, Genc Prelvukaj janë vaksinuar kundër Covid-19. Ata kanë ndarë me ndjekësit momentin kur kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Krahas fotos, këngëtarja ka përcjellë dhe një mesazh ndaj atyre që janë skeptik ndaj vaksinimit. “Unë dhe tmerri nga gjilpërat. Unë zgjodha vaksinën Pfizer. Ju sugjeroj të ecni me hapin e shkencës dhe të bëni vaksinën. Duhen injoruar plotësisht teoritë e gabuara që kundërshtojnë marrjen e vaksinës.“, shkruan Eni.
Kur bëri celebrimin zyrtar me Mark Frrokun më 1 janar, Rudina Dembacaj foli edhe për një ceremoni martese dhe nuk e paska thënë në gëzim e sipër. Dasma do bëhet dhe qenka fare afër. Rudina vetë nuk ka folur ende, por një foto i zbuloi të gjitha. Emrat e konsulentes së saj të imazhit, te cilet njihen ne Shqiperi per organizimin e dasmave të bërë tag në foto, tregojnë se në restorantin e Rudinës, po gatuhet ceremonia e dasmës, që përkon fiks me hyrjen e vjeshtës dhe sezonin e dasmave. A do tregojë nusja ndonjë gjë më shumë apo do…
Vajzat shqiptare po pushtojnë pasarelat botërore. Guess duket se është fiksuar me bukuroshet shqiptare, të cilat janë bërë një imazh i firmës prestigjioze. Angela Martini ishte modelja e parë që shkeli në pasarelën e kësaj marke të njohur për t’jua lënë vendin më pas disa figurave të tjera shqiptare. Kejvina Kthella u shfaq në një shërbim fotografik me linjën e të brendshmeve Guess ndjekur më pas nga Oriola Marashi, e cila u bë pjesë e saj në vitin 2019. Këtë rrugë suksesi e kanë ndjekur dhe bukuroshet e tjera Megi Lushaj, Bernarda Islamaj, Franceska Rustemi, Amela Bazja dhe Cindy Marina.
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për tre të arrestuarit, që u kapën me armë pa leje dhe që dyshohet se ishin nisur për të vrarë dikë. Aldi Mustafa, 35-vjeç, Uran Zyka 40 vjeç dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç, të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, do të mbahen prapa hekurave. Arrestimi: Pak ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Misioni” u arrestuan; Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani;…
Nga e hëna e kaluar, 30 gushti, Britania e ka vendosur Malin e Zi në listën e kuqe të vendeve për shkak të rasteve shumë të larta me covid. Kjo nënkupton se cilido që gjatë 10 ditëve të fundit përpara mbërritjes në Britani ka qenë në territorin malazez, do duhet të karantinohet për 14 ditë në hotele mjaft të shtrenjta bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes. Shumë shqiptarë të Britanisë që kanë qenë me pushime dhe që kthehen me makinë drejt Britanisë, janë bllokuar në Francë në rastin kur nuk kanë plotësuar kriteret e ardhjes nga një vend në…
Kancelarja Angela Merkel viziton Shqipërinë më 14 shtator. Ajo ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator. Mes të tjerash bëhet e ditur se kancelarja në këtë vizitë në Shqipëri do të takojë të gjithë liderët e shteteve ballkanike, ku do të mungojë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pasi bëhet fjalë vetëm për drejtues qeverie.
Ish-drejtori i inteligjencës amerikane si dhe ish-i dërguari special në negociatat e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell është takuar me ish-shefin e tij. Në një status në Twitter Grenell ka postuar një foto me Trump me mbishkrimin ‘U takova sot me shefin në New Jersey.’ Ish- presidenti Donald Trump i ka rralluar daljet në publik që pas humbjes së zgjedhjeve dhe trazirave në Kapitol më 6 Janar. Edhe pse është aktiv në komentin e ngjarjeve aktuale ai rrallë herë ka dalë në intervista apo deklarata live. Grenell ka qenë pjesë e stafit të administratës Trump, madje ai u përfol…
Manchester City nuk i ndal rinovimet. I radhës që ka nënshkruar është portieri Ederson, një nga pikat kyçe në skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola. “Qytetarët” kanë njoftuar ditën e sotme nënshkrimin e kontratës së re me portierin dhe ajo do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026. Ederson është pjesë e City prej verës së vitit 2017. Më parë me Manchester City kanë rinovuar edhe Kevin De Bruyne, Fernandinho, John Stones dhe Ruben Dias.