Author: tirana

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, njoftoi të mërkurën se 133,234 doza të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit janë hequr nga përdorimi, për shkak të skadimit të afatit. Vaksinat kanë qenë pjesë e një donacioni nga Norvegjia. “Si Ministri e Shëndetësisë kemi lajmëruar qysh në fillim se afati i tyre është deri më 31 gusht”, tha Vitia. Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, ai tha se “dezinformatat për afatin e këtyre vaksinave” kanë bërë që të bie besimi në to dhe që qytetarët të refuzojnë marrjen e tyre. Vitia tha se Kosova, aktualisht, nuk është në situatë…

Read More

Lionel Messi është padiskutim blerja e kësaj merkato vere. Argjentinasi braktisi skuadrën e tij ku u rrit, Barcelonën pas 18 vitesh pjesë e tyre. Firma për dy vite me Paris St. Germain ishte si një thikë në zemër për tifozët e tij personal, aq më tepër ato të Barcelonës, që akuzuan klubin si përgjegjës për largimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, aq më tepër pa fituar asnjë qindarkë. Impakti te PSG ishte i menjëhershëm. Për dy orë u shiten fanellat në dispozicion për tifozët, teksa mijëra të tjerë shpresojnë se me Messin në bord, francezët mund të…

Read More

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Kavala në Greqi kur pati një përplasje me të shtëna gjatë së cilës tre persona u plagosën rëndë. Mediat lokale raportojnë se të plagosurit u transportuan me ambulanca të EKAB në Spitalin e Kavalës . Sipas informacioneve të plagosurit janë në gjendje të rëndë ndërsa arsyet që çuan në incidentin e përgjakshëm mbeten të panjohura deri më tani . Sipas Qendrës TV, 4 ambulanca të Qendrës Kombëtare të Urgjencës dhe forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje.

Read More

Këngëtarja e njohur, Alida Hisku, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në “festën e këngës shqiptare” të Gjergj Lekës, që transmetohet në “Neës24”. Për të çdo rikthim është një ritakim me ata që deshi fort, e ruan kujtime të bukura, por ky shtator nuk e gjen më në jetë kolegun e kahershëm, Sherif Merdani. “Dua të them se është intervista e parë që po jap mbas vdekjes së kolegut, vëllait, të të shtrenjtit të muzikës për të gjithë artdashësit dhe për mua sidomos… kemi kujtime shumë të bukura, me të vërtetë”, shprehet Hisku në një intervistë për gazetaren…

Read More

Dashi Jeta në çift do të ecë më së miri nesër. Nuk do të keni asnjë mosmarrëveshje me partnerin. Financat do të jenë mirë dhe mund të kryeni disa shpenzime. Demi Tregohuni të sinqertë me personin që keni në krah sepse po e gënjyet situata mund t’iu dalë nga kontrolli. Financat do të jenë në gjendje të qëndrueshme. Binjakët Në jetën në çift mundohuni të bëni sa më shumë lëshime dhe të mos kërkoni gjithmonë të dalë e juaja. Në planin financiar nuk priten probleme dhe vështirësi. Gaforrja Në jetën në çift fati do të jetë në anën tuaj. Të…

Read More

Etrit Berisha u shfaq në konferencën për shtyp si kapiten i përfaqësueses. Pikëpyetja më e madhe ishte se kush do të ishte titullar mes tre portierëve, por çdo enigmë u zgjidh në konferencë. Portieri i Torinos foli në prag të sfidës ndaj Polonisë, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”. “Me siguri që Polonia është një ekip shumë i mirë edhe pse nuk ka disa lojtarë që nuk janë thirrur. Me rëndësi për ne është paraqitja e mirë si skuadër, nuk ka rëndësi se kush do të luajë. Polonia ka yje botërore si Lewandoëski, edhe ne kemi lojtarë…

Read More

Fatima Ibrahimi, 31 vjeç, është me profesion financiere, por kohën e lirë e kalonte duke vrapuar rrugëve të Kabulit, në maratona të gjata apo gara të tjera të atletikës. “Çdo javë kishim një garë,” thotë ajo, ndërsa tregon foto me kolegët në bazën e NATO-s ku ka punuar dhe ato të vrapimit nëpër male. Një vit më parë, Fatima mori pjesë në një garë ndërkombëtare të atletikës në Iran, por ishte hera e parë dhe nuk arriti një rezultat të mirë. “Tani të gjitha këto kanë marrë fund,” thotë ajo në një kafene në Tiranë, ku është strehuar së bashku…

Read More

Reuters ka zbuluar detaje nga biseda e fundit mes presidentit Joe Biden dhe presidentit të Afganistanit, pak para se vendi të binte në duart e talebanëve. Në bisedën e fundit telefonike midis Presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij në Afganistan, para se talebanët të merrnin kontrollin e vendit, udhëheqësit diskutuan për ndihmën ushtarake dhe strategjinë politike, por as Biden dhe as Ashraf Ghani nuk dukeshin të vetëdijshëm ose të përgatitur për rrezikun e rënies së vendit në duart e talebanëve, tregon një transkript i rishikuar nga Reuters. Dy presidentët folën për rreth 14 minuta më 23 korrik. Më…

Read More

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka ftuar në dialog Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave. Radev siguron se Bullgaria nuk është roja që nuk i lejon për të hyrë në BE prandaj mbetet e hapur dhe çelësi është në dorë të vendeve pretendente. “Na është dashur shumë kohë të diskutojmë çështjet në mënyrë të hapur. Emir i Bullgarisë sikur dilte në ajër. Faleminderit Edi që më në fund e the haptazi dhe e përmende. Që të jemi më konkret. Aleksandër Vuçiç është ftuar të diskutojë të ardhmen e vendit të tij në BE dhe nuk është këtu.…

Read More

Janë larguar nga “Qyteti Studenti” afganët e strehuar në Shqipëri. Mësohet se rreth 300 afganë do të strehohen tashmë në një strukturë hoteliere në qytetin e Lezhës. Mësohet se në Qytet Studenti afganët po akomodohen, deri në plotësimin e të gjithë dokumenteve për mbrojtjen e përkohshme. Në Shqipëri janë strehuar në total 607 afganë, rreth 300 prej tyre ishin strehuar te Qytet Studenti, ndërsa pjesa tjetër janë strehuar në Durrës dhe në Shëngjin.

Read More

Në muajin prill, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata publikoi mini albumin e saj, “Çelu” për të cilin kishte bashkëpunuar me dy nga artistët më të mirë të muzikës në Shqipëri, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov. Mini albumi përmban shtatë këngë të reja, të cilat janë më së shumti balada: “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”. Këto këngë, Elvana i interpretoi “live” pak javë më parë në emisionin “NIN”, ku në një moment gjatë performancës është ngatërruar. Teksa po këndonte “A po vjen”, ajo u ngatërrua me tekstin dhe ndaloi. “Ah…

Read More

Fjalimin e tij në Forumin Strategjik në Bled në Slloveni, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një batutë. “Së pari më lëni t’ju jap ca buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë. Ka diçka që duhet ta ruajmë fort. Ne qeshim edhe kur nuk mundemi. Pjesëtarët e BE nuk e bëjnë dot. Po e kam fjalët për gjermanët”, shprehet Rama.

Read More