Author: tirana

Asambleja e partisë Socialiste ka nisur me fjalimin që po mban kryeministri i vendit, Edi Rama dhe synimet që kryeministri ka për një mandat të katërt. Pritet që Rama të zbulojë edhe emrat e ministrave të rinj që do të përbëjnë edhe kabinetin qeveritar.Emrat e ministrave të kabinetit “Rama 3” ende nuk janë zyrtarizuar por vendet i kanë gati. Në Pallatin e Kongreseve, poltronët janë me një pullë të veçantë, të pazëna nga askush dhe të caktuara për ministrat e rinj të Ramës. Vetëm pas apelit të kryesocialistit do të mësohet se kush do t’i zërë ato vende bosh.

Read More

Një i ri përfundoi në spital në kryeqytet pasi u dhunua me sende të forta. Burime zyrtare të policisë së Tiranës thonë se “rreth orës 01:45, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi F. K., 20 vjeç, pasi dyshohet se është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar”. Aktualisht, autoritetet policore po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Read More

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Asamblenë Kombëtare. Mbledhja nisi në orën 10:00 dhe po zhvillohet te Pallati i Kongreseve. Pikërisht në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama pritet të zbulojë emrat e kabinetit të ri qeveritar. Mbledhja është hapur me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili kujtoi mënyrën si erdhi në pushtet Partia Socialiste dhe si u rikonfirmua tashmë për herë të tretë. Mes të tjerash, Rama u shpreh se do bëjë gjithçka që të rikonfirmohet edhe herën e katërt në pushtet, ndërsa tha se sfidat për fitore sa vijnë e bëhen më të vështira.…

Read More

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Asamblenë Kombëtare. Mbledhja nisi në orën 10:00 dhe po zhvillohet te Pallati i Kongreseve. Pikërisht në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama pritet të zbulojë emrat e kabinetit të ri qeveritar. Aktualisht ekzekutivi shqiptar përbëhet nga 15 ministri, pa përfshirë postin e kryeministrit dhe zv/kryeministrit. Struktura e re e qeverisë pritet të ndryshojë, duke u rritur përmes krijimit të portofoleve të reja. Rendi i ditës: Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e…

Read More

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në qendër të qytetit të Korçës ka rënë pre e vjedhjes për të disatën herë. Dyshohet se dy të mitur kanë thyer dy arkat e katedrales dhe kanë vjedhur një sasi të vogël lekësh që ndodheshin aty,por ende nuk dihet shuma e saktë. Dy të miturit dyshohet se ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e autorëve. Kjo nuk është hera e parë që në këtë katedrale bie pre e vjedhje.…

Read More

E mbijetuara e vetme e aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë, Gerta Dabërdini ka reaguar për herë të parë pasi furgoni ku po udhëtonte ajo përfundoi në humnerë dhe si pasojë humbën jetën 5 persona. Fatkeqësisht, nga ky aksident humbën jetën 4 pasagjerë të furgonit dhe shoferi, i cili kishte disa vite që e bënte linjën Tiranë-Sarandë. 24-vjeçarja, Dabërdini, u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës dhe mësohet se ajo ka thyerje të krahut dhe ka kryer një operacion. Gerta tregon se nuk ka folur për asnjë media, pasi ishte e tronditur nga ngjarja që kishte ndodhur. 24-vjeçarja kujton edhe njëherë…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 8 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas bluve të Durrësit, gjatë aksionit, janë goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat…

Read More

Ministri i Shëndetësisë tha se ka pasur shumë dezinformata edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës rreth afatit të këtyre vaksinave. Sipas tij, kjo ka ndikuar në uljen e interesimit të qytetarëve të Kosovës për të marrë këtë vaksinë. Megjithatë, Vitia tha se Kosova ka doza të mjaftueshme, teksa informoi se vaksinimi nga java tjetër do të fillojë edhe në ditët e vikendit. Ai bëri të ditur se në qendrat e vaksinimit aktualisht në nivel vendi janë 108 mijë e 856 doza Pfizer dhe 46 mijë e 947 doza AstraZeneca. “Sot janë hequr nga administrimi 133 mijë e 234 vaksina…

Read More

Kompozitori i famshëm i Greqisë, Mikis Theodorakis ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Arti grek sot është në zi për një nga figurat më të rëndësishme të saj. Theodorakis ka kompozuar muzika të të gjitha llojeve nga operat, simfonitë, balet, oratorio e kor kishtar deri tek teatri, kinemaja, këngë popullore etj. Ai ka lënë pas si trashëgimi mbi 1 mijë vepra ndërsa kohë më parë është angazhuar edhe politikisht si me Partinë Komuniste të Greqisë, ashtu dhe me të djathtët, Partinë “Demokracia e Re” duke u zgjedhur 4 herë deputet në parlament.

Read More

Johny Pacheko dhe Haidi Pako, një çift nga Bolivia, i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni të zhvilluar në malin Ilimani.Dyshja kishin pasur fat sa i përket motit, pasi që dielli dhe temperaturat e larta e bën ceremoninë martesore në maje të malit më të veçantë. E për një ceremoni të tillë janë nevojitur pajisje të veçanta për ngjitje. Madje përpos nuses edhe dasmorëve u janë nevojitur tri ditë që të ngjiten në maje të malit. Disa persona kishin për detyrë të mbajnë fustanin e bardhë të nusërisë, e disa të tjerë ta asistojnë në manikyr dhe pedikyr, që nuk…

Read More

Një 33-vjeçar me dy emra është arrestuar nga policia e Matit pasi akuzohet si autor i tre vjedhjeve në qytetin e Burrelit vitin e kaluar. Në lidhje me këtë vepër penale policia i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë. “Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Mat, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari, i cili ishte në kërkim për “Vjedhje” Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të ndodhura…

Read More

Reperi i famshëm grek, Mad Clip ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në Athinë të Greqisë. 34-vjeçari po kthehej nga dasma e një shoku dhe refuzoi t’i ndalonte postbllokut të policisë. Ai kaloi 4 semaforë të kuq dhe në fund përfundoi duke e përplasur Porschen e tij me një shtyllë. U deshën rreth 2 orë që ai të nxirrej nga automjeti teksa në spital ndërroi jetë. Mad Clip emrin e vërtetë e ka Peter Anastosopoulos dhe ka lindur në New York të SHBA nga prindër grek. Ai u rrit në Amerikë, por nuk u nda asnjëherë nga Greqia.…

Read More