Author: tirana

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot emrat e rinj të kabinetit qeveritar që do ta shoqërojnë gjatë këtij mandati. Mirëpo në sy ra një detaj. Në qeverinë e re të Ramës ka një dominancë femrash. Do të ketë vetëm 5 burra dhe 12 gra, duke përbërë kështu rekordin më të madh në historinë e qeverisjes në Shqipëri. Kryeministër- Edi Rama Zv.kryeministër – Arben Ahmetaj Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme – Olta Xhaçka Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja Ministër për Punët e Brendshme – Blendi Çuçi Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delinda…

Read More

Në Shqipëri, qeveria e re e kryeministrit Edi Rama do të ketë shumë pak ndryshime. Në postet kryesore, u rikonfirmuan ministrat aktualë: Olta Xhaçka në krye të diplomacisë, Niko Peleshi te Mbrojtja dhe Bledi Çuçi si i Brendshëm. Po ashtu, asnjë ndryshim nuk do të ketë as në krye të ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjisë, të Shëndetësisë, të Arsimit apo dhe të Kulturës. Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, merr postin e zëvendëskryeministrit, duke pasuar Erion Braçen, i cili e kishte bërë të qartë vetë se nuk do të ishte më pjesë e ekzekutivit të ri. Ndryshime pati në krye të…

Read More

Nga Eugenio Cau Javët e fundit, qeveria kineze ka ndërmarrë një seri veprimesh represive kundër disa sektorëve të mëdhenj të ekonomisë, duke filluar me atë teknologjik, që midis korrikut dhe gushtit shkaktoi një valë paniku në tregjet ndërkombëtare, dhe sipas vlerësimeve të Bloomberg shkaktoi një humbje prej 1.5 trilionë dollarësh. Masat e marra ishin aq drastike dhe të vendosura, saqë disa vëzhgues kanë spekuluar se regjimi komunist kinez është i vendosur të ndryshojë modelin e zhvillimit që është ndjekur gjatë 40 viteve të fundit. Ai mund ta bëjë këtë në favor të një modeli që e vë theksin tek një…

Read More

Kapiteni i Polonisë, Kamil Glik, ishte përkrah trajnerit Sousa në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Shqipwrisë, e vlefshme për kualifikueset e Botwrorit 2022. Glik ka vlerësuar së tepërmi kuqezinjtë duke i cilësuar si një grup shumë i fortë me stil italian loje. Kur pyetet nga gazetarët për ndeshjen e radhës ndaj Anglisë, mbrojtësi i Beneventos rikthen gjithë fokusin te Shqipëria. “Ne do ta presim Shqipërinë me një respekt të madh si ndeshje. E dimë se çfarë mund të bëjnë ata, janë një grup shumë i fortë me pak stil italian. E kemi marrë këtë ndeshje shumë seriozisht. Ne jemi…

Read More

Nëna e Bledar Selmanajt, i cili është në burg nën akuzën se ka vrarë Xhuljano Bullarin. Ajo është shprehur se nëse ai e ka kryer këtë krim do e vrasë me duart e saj. Më tej, nëna e tij tha se ka vite që nuk fliste me të birin e se kur i erdhi në shtëpi pasi doli nga burgu i kërkoi vetëm një telefon. ‘Djali ka qënë prej vitesh me ilace. Nëse ai e ka kryer këtë krim unë e vras me duart e mia. Përherë më ka sjellë probleme, kishte dalë nga burgu në 5 gusht. Pasi doli…

Read More

Ish-presidenti dhe demokrati Bujar Nishani ka reaguar lidhur me formimin e qeverisë së re, të cilën e cilëson si një Qeveri “Kukull”. Nishani nuk ka lënë as pa thumbuar Lulzim Bashën. “Opozita është rehat ! Ka kohë ! Ohu…., deri sa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë ! Asnjë parapregatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji”, shkruan Nishani, Postimi i Nishanit Shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një Qeveri Kukull, manekinë të garderobës në errësirë të një njeriu që ka marrë peng gjithshka në këtë vend. Peng qeverisjen, peng parlamentin, peng drejtësinë, peng ekonominë, peng sistemin politik, peng vetë…

Read More

Në një prononcim të shkurtër për mediat, ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila u konfirmua në detyrë nga kryeministri Rama, u shpreh se kushdo mund të ishte në këtë post, pasi sipas saj PS ka shumë potencial. “Kushdo mund të ishte, PS ka shumë potencial, ka shumë profesorë, ka shumë njerëz të përkushtuar” u shpreh Kushi, ndërsa komentoi edhe ndarjen e Ministrisë së saj, dhe krijimin e dikasterit të Rinisë, post i cili do të drejtohet nga Bora Muzhaqi. “Kryeministri gjithmonë i ka mbështetur të rinjtë, përfshirjen e tyre në vendimmarrjen politike. Nuk është ndonjë suprizë, Bora ka qenë…

Read More

1 shtatori shënon nisjen e procesit te aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në kopshte. Rreth 3000 fëmijë parashikohet të frekuentojnë kopshtet e Tiranës. Aktualisht është bërë kalimi nga çerdhja në kopsht për 1800 fëmijë, sipas një deklarate të bërë nga prindi në çerdhen që ka frekuentuar fëmija. Tirana numëron rreth 46 kopshte në zonën urbane dhe 50 në zonat rurale. Për të kryer aplikimin në kopshtet e Tiranës duhen plotësuar një dokumentacion që përmban vërtetim vaksinash që është I detyrueshëm për t’u regjistruar në kopsht, vërtetim punë i dy prindërve dhe certifikata familjare. Aplikimi është I lirë, pra prindi aplikon…

Read More

Frida Krifca është emëruar Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, duke pasuar Milva Ekonomi-n. Por, cili është profili i saj? Frida është “prodhim” i gjimnazit “Sami Frashëri”`. Më tej, Frida është diplomuar nga Universiteti i Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim Biznes dhe mban titullin Master i Shkencave në Administrim Biznesi (MBA) nga Fakulteti i Administrim Biznesit pranë Universitetit Akron në Ohajo, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes programit të bursave Fulbright (bursa të plota), të Departamentit të Shtetit. Referuar jetëshkrimit të publikuar në faqen e AZHBR-së, Krifca ka punuar për katër vite si Drejtore për Shqipërinë për…

Read More

Zgjohesh në mes të natës dhe ndjen një prezencë kërcënuese, të cilën e sheh në momentin që hap sytë. Trembesh deri në palcë dhe përpiqesh të kërkosh ndihmë apo të bërtasësh, por ndihesh si të jesh paralizuar ose sikur prezenca e ligë po të mban ngërthyer. Ka tre fjalë për këtë: demonët e paralizës së gjumit. Në kultura të ndryshme, ka emra të ndryshëm dhe historitë pas tyre janë rrënqethëse, por e vërteta mund të duket disi zhgënjyese. A janë të vërtetë? Jo tamam. Paraliza është e vërtetë, ajo ndodh gjatë kohës së zgjimit nga një ëndërr. Gjatë këtyre momenteve,…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndjek një variant të ri të koronavirusit, të quajtur Mu. I zbuluar për herë të parë në Kolumbi, në fillim të vitit, Mu është raportuar në disa shpërthime sporadike të të infektuarve në pjesë të Amerikës së Jugut dhe Evropës. Derisa përbën vetëm një pjesë të vogël të rasteve globale, shkencëtarët po studiojnë nëse ai ka karakteristika që e tejkalojnë mbrojtjen e krijuar nga vaksinimi ose infeksioni i kaluar. Çfarë është varianti Mu? I njohur edhe si varianti B.1.621, varianti Mu i koronavirusit është zbuluar në Kolumbi në muajin janar dhe tani është listuar si…

Read More

Moderatorja Fjodora Fjora do t’i bashkohet ‘TVSH-së’ dhe do marrë drejtimin e programit të pasdites në këtë stacion televiziv. Mes gjithë urimeve për këtë rikthim të saj në ekranqin televiziv, Bieta qe ajo që e bëri urimin e parë publik për të. “Të uroj sukses vërtetë ‘homologe’ edhe pse me pak mërzitje. Do të na mungosh me dritën dhe elegancën tënde në studio”, shkroi Bieta krah një postimi të Fjodorës. Ky urim i thjeshtë, aq sa edhe kuptimplotë, na tregoi se televizioni ka edhe këtë anën e sinqertë, ku ‘konkurrentët’ e programeve me pothuajse të njëjtën tematikë e fashë orari,…

Read More