Author: tirana

Duke folur për media, Bushati theksoi se shpreson që të zgjidhet anëtar Kryesie për të vijuar kontributin në PS. “Ju falënderoj për interesin që keni, për Asamblenë e PS. Unë kam bërë votimin si gjithë anëtarët e tjerë të Asamblesë. Shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për PS. Kam përshtypjen që në fjalën e tij, kryetari i PS e theksoi se ka vend për të përmirësuar gjithë hapësirën e debatit politik. Përmirësimi i hapësirës së debatit politik jam i bindur që do të fillojë nga PS”, tha Bushati.

Read More

Delina Ibrahimaj është Ministrja e Financave, e cila pason Anila Denaj-n. Ibrahimaj është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Bocconi të Milanos, ku më pas ka përmbyllur edhe Masterin Shkencor për Menaxhim. Studimet Doktorale i ka ndjekur për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata. Ibrahimaj ka një sfond profesional të larmishëm, ku përfshihet puna në Bankën e Shqipërisë, si dhe zyra e Kryeministrisë. Ministrja e re e Financave ka shërbyer për një periudhë 3 vjeçare, (2016-2019) si Drejtore e Përgjithshme e Institutit të Statistikave, detyrë kjo e cila do të “zëvendësohej” me zgjedhjen e saj…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare bëri të ditur se Taulant Balla nuk do të jetë më Sekretari i Përgjithshëm i PS-së dhe vendin e tij do ta zërë Damian Gjiknuri. Mirëpo çfarë posti të ri i caktoi Rama, Taulant Ballës në këtë mandat të tretë qeverisës? Balla edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit rezultoi një ndër kandidatët më të votuar, do të mbajë vetëm postin e kreut të Grupit Parlamentar. Gjithashtu do të jetë edhe drejtues politik i qarkut të Fierit.

Read More

Etilda Gjonaj nuk do të jetë më në qeverinë “Rama 3”. Pas katër vitesh në krye të ministrisë së Drejtësie, Gjonaj është caktuar nga Rama në qeverinë mandati të tretë si sekretare për rolin e gruas. Në një intervistë për mediat, Gjonaj tha se ka bërë punë sinjifikative në krye të dikasterit të drejtësisë dhe se beson se punët e nisura do të çohen para nga pasuesi i saj Ulsi Manja. “Në 4 vite në krye të drejtësisë jam munduar të jap maksimumin tim dhe besoj se falë mbështetjes që kam marrë, kemi arritur rezultate sinjifikative që do të çohen…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë emrat për kryetar qarqesh, ku ka lëvizur Taulant Ballën nga Elbasani dhe i ka besuar Fierin. Fier-Taulant Balla Elbasan-Damian Gjiknuri Vlora-Arben Ahmetaj Shkodra-Edona Bilali Kukës-Elisa Spiropali Durrës – Ardian Çela Berati -Bledi Çuçi Gjirokastër-Mirela Kumbaro Dibra-Ulsi Manja Lezha-Bledi Klosi Tiranën-Erion Veliaj

Read More

Kryeministri Edi Rama prezantoi pak momete më parë drejtuesit e rinj të qeverisë së re. Rama studentes 20-vjeçare nga Durrësi, Bojkena Bashës i ka besuar postin e Sekretares së Rinisë së socialistëve. Rama kur tha emrin e Bojkena Bashës tha se ajo gjatë zgjedhjeve ka spikatur me fjalën, teksa ka ironizuar Lulzim Bashën duke thënë se 20-vjeçarja zgjohet me herët se ai. ”Sekretare së Rinisë, Brikena Basha vullnetare 20 vjeç që spikati në fushatën e fundit me fjalimet e saj, përtej kalimeve është student dhe aktiviste shumë e mirë. Flet më bukurse Basha, zgjohet shumë më herët se ai, ndryshon…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije emrat e kandidatëve për anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste. Rama tha në Asamblenë e PS se janë 2 lista, në listën e burrave 10 kandidatura, për 6 vende janë: Pandeli Majko, Erjon Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Armando Subashi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo. Ndërsa në listën e grave janë: Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Olta Xhacka, Ermonela Felaj, Ervis Kushi, Milva Ikonomi, Mimi Kodheli, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylameti, Almira Gjembulla.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbulon sot emrat e kabinetit të ri qeveritar, mes të cilët do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asambelës Kombëtare të PS, Rama shpalli edhe qeverinë e re. Kështu, zv. kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj, ky i fundit zëvendëson në këtë detyrë Erion Braçen që konfirmoi largimin nëpërmjet një statusi në rrjete sociale disa ditë më parë. Ministër i Drejtësisë do të jetë Ulsi Manja, i cili do të zëvendësojë në këtë post, Etilda Gjonajn, që iu besua posti i Sekretares për Gratë. Niko…

Read More

Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në katër vitet e ardhshme, duke zëvendësuar Taulant Ballën. “Fitoret tona e kanë bazën te gatishmëria jonë që të zgjohemi më herët se të gjithë të tjerët dhe të flemë më vonë se tjerët. Nuk mund të zjgohen më vonë e të flenë më herët dhe të mundon PS. Po arritën të zjogdhëm e të flenë kur e bëjmë ne, kanë mundësi. Do ta ndryshojmë sot komplet Sekretariatin e PS. Drejtuesit politikë të qarqeve propozoj t’i quajmë kryetarë të PS në qarqe. Sekretariati i ri ekzekutiv do të ketë…

Read More

Kreu i Kuvendit ende në detyrë, Gramoz Ruçi, ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, edhe pse pak kohë më parë dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet, duke u larguar nga jeta politike. Siç shihet në fotot që sjell LSA, Ruçi shfaqet i qeshur mes socialistëve. Asambleja e PS po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama pritet të shpallë dhe emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Read More

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër dhe i prerë me socialistët, teksa ka folur në Asamblenë Kombëtare të PS për punësimet në shtet. Kreu i qeverisë iu është drejtuar të gjithë anëtarëve të PS, që t’iu japin fund punësimeve në shtet, pasi një gjë e tillë është alarmante për të ardhmen dhe rolin e partisë në shoqërinë shqiptare. “Punësimi në shtet i familjeve të anëtarëve. Kjo duhet të konsiderohet e dështuar, nuk sjell asgjë të re PS-së, veçse një pikë tjetër uji vazhdon gërryen gur-themelin e saj. Kush i mban ata lidhur me qëllimet e përbashkëta? Po derën kush…

Read More