Author: tirana

Partia Demokratike rikthehet në karriget e Parlamentit më datë 10 shtator, pas një shkëputjeje rreth 2 vite e gjysmë. Edhe këtë herë PD do të ulet po në të njëjtin krah ku uleshin më shumë se dy vite më parë, në vendet e opozitës. Por ndryshe nga shkurti i 2019- ës, kur dogjën mandatet, këtë herë Partia Demokratike do të ketë më shumë deputetë në Parlament. Nga 42 që kishin në shkurt të 2019-ës, në këtë legjislaturë do të ketë 59. Ajo që nuk dihet me siguri deri më tani është qëndrimi që do të mbajë Partia Demokratike me aleatët…

Read More

Instagram ka pasur probleme ditën e sotme. Përdoruesit janë ankuar se nuk kanë mundur ta përdorin rrjetin social si zakonisht. Ankesat përfshinin faktin që nuk rifreskohej, mesazhet direkte nuk dërgoheshin, ose komentet nuk mund të postoheshin, si dhe nuk mund të hynin fare në aplikacion. Problemet u përjetuan në të gjithë botën, sipas faqes së internetit të përcjelljes Down Detector, e cila sugjeroi që kishte pasur probleme gjatë gjithë mëngjesit, por ato ishin rritur rreth mesditës.

Read More

Agjencia Europiane e Barnave është shprehur sipas një raporti të publikuar sot nga KE se nuk shihet e nevojshme bërja e një doze të tretë vaksine për personat që janë të vaksinuar kundër koronavirusit. Në raportin e publikuar nga Qendra Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve, EMA shprehet se të dhënat tregojnë se momentalisht nuk ka nevojë për një dozë të tretë pasi dy dozat e para po ofrojnë mbrojtjen e nevojshme kundër koronavirusit për të vaksinuarit, raporton abcnews.al. EMA thekson se vaksinat e miratuara dhe përdorura në BE janë ekstremisht efektive kundër gjendjeve të rënda të koronavirusit, gjë që e…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, po shijon një periudhë romantike me të dashurën e tij Gina Coladangelo. “The Sun” shkruan se dyshja ndodhet në Alpet zvicerane dhe po qëndron në një banesë që kushton 78 paund nata. Bëhet e ditur se Hancock dhe Coladangelo ishin nisur nga Mbretëria e Bashkuar drejt Alpeve Zvicerane të martën.

Read More

Anëtari më i votuar i kryesisë së Partisë Demokratike, Gert Bogdani, konfirmon ambicien e kandidimit për Bashkinë e Tiranës përballë Erjon Veliajt në zgjedhjet e ardhshme. Bogdani theksoi për gazetën “Panorama” se emri i tij ishte propozuar nga anëtarësia e Tiranës për të qenë kandidat për Bashkinë e kryeqytetit një vit më parë, kur u zhvillua procesi i selektimit të kandidatëve. Ndërkohë, ai shprehet i gatshëm që nëse Basha do të mendonte njësoj si anëtarësia e Tiranës, të ndërmerrte sfidën për të rimarrë Tiranën. “Sfida më e rëndësishme e  radhës e Partisë Demokratike janë pa diskutim zgjedhjet lokale në tërësi…

Read More

Nga Jorge Castañeda, The Economist Alarmi mbi “perëndimin” e Amerikës si një superfuqi globale, vjen dhe ikën me cikle të caktuara. Gjatë viteve 1980 kërcënimi kryesor ishte Japonia; në vitet 1990 ishte kapitalizmi i stilit gjerman dhe Bashkimi Evropian; sot është Kina. Shumë analistë synojnë të parashikojnë fatin e Shteteve të Bashkuara në aspektin e fuqisë:e fortë apo e butë, ushtarake ose ekonomike, financiare ose teknologjike, kulturore ose gjeo-politike. Në librin tim të fundit “Amerika përmes syve të të huajve”, unë u përpoqa ta analizoja pyetjen përmes prizmit të qytetërimit amerikan, që i përfshin këto aspekte, por shkon përtej tyre.…

Read More

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa në një rrëfim të veçantë ka treguar fillimin e karrierës së tij në skenën e Teatrit dhe atë të filmit. Gjatë një interviste në emisionin “Përballë” i transmetuar në “Digitalb”, Ndriçim Xhepa ka zbuluar për herë të parë peripecitë që ka kaluar në jetën e tij kur konkurroi për herë të parë në Akademinë e Arteve dhe se u përjashtua për shkak se xhaxhai i tij ishte i dënuar me 9 vite burgim. Xhepa tregon dhe ndërhyrjen që bëri nëna e tij, aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa për t’i mundësuar të birit që të merrte…

Read More

Një detaj ka tërhequr vëmendjen e teleshikuesve të televizionit publik të Serbisë, madje është bërë edhe viral në rrjet. Ndërkohë, që një mjeke po fliste për efektet pozitive të vaksinës anti-COVID, pas shpinës së saj një infermiere duket se nuk e ka parë kamerën dhe kolegen e saj që po jepte intervistë. Ajo fillon të zhvishet, duke u bërë gati që ta marrë vaksinën anti-COVID, ndërsa ka marrë edhe vëmendjen ekipit të televizionit që duket e kishte vënë në fokus. Video është shpërndarë shumë në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar komente të tilla si “ky do të jetë edicioni…

Read More

Rikonfirmimin në detyrë si ministre e Kulturës, Elva Margariti e cilëson si një sfidë të madhe. Ndërsa fokusin e punës në këtë mandat të tretë qeverisës do ta përqendrojë edhe tek fëmijët. Margariti është në mesin e Ministreve pa mandat deputeti. “Me më shumë përgjegjësi dhe më shumë energji. Kjo përgjegjësi e dhënë nga Kyeministri, nuk është një fitim besimi për sot, por është një luftë për të fituar atë gjithmonë e në vazhdim. Fokusi në mandatin e trete: Janë mungesat e hapësirave për artin dhe kulturën, por edhe mbi të gjitha politika të reja për fëmijët. Jemi në hartimin…

Read More

Sipas një studimi, nëse konsumoni 3-4 kokrra arra çdo ditë, mund të ulni nivelin e kolesterolit tuaj me 8.5% si dhe rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës. Nivelet e larta të LDL, nganjëherë të quajtur “kolesteroli i keq”, lidhen me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, arrat janë të pasura me acide yndyrore omega 3-yndyra e shëndetshme për zemrën. Një nga arsyet është se ato ulin nivelet e kolesterolit LDL, dhe tani ne kemi një arsye tjetër: ato përmirësojnë cilësinë e grimcave të LDL. Grimcat LDL vijnë…

Read More

Policia e Fierit ka arrestuar një 25-vjeçare, pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Në pranga ka rënë e reja B. M., 25 vjeçe, banuese në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “BMW” në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Ndërkohë, në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin N. U., pasi në fshatin Pojan, duke djegur barëra në tokën…

Read More

Luana Vjollca feston sot 30-vjetorin. Në këtë ditë speciale Luana ka marrë urime të shumta, por sigurisht ndër më të veçantit ka qenë ai i Marinës. “Gëzuar ditëlindjen motrës që ka motrën më të mirë në botë. Lumturine e botes te uroj Luanesha jone! Te dua pafund ”, ka shkruar Marina duke publikuar një foto të tyre të vjetër nga pushimet. Luana e festoi ditëlindjen e saj në mesnatë mes miqve e kolegëve.

Read More