Të tjerë shtetas afganë kanë mbërritur në vendin tonë. Ministria e Jashtme njofton se kanë ardhur në orët e para të mëngjesit edhe 37 afgane, te cilët janë akomoduar në Qytet Studenti, për t’u transferuar në vijim në struktura hoteliere në bregdet. “Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 numrin total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t’u transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet”, njofton Ministria e Jashtme.
Author: tirana
Partia Socialiste mbledh ditën e sotme Asamblenë Kombëtare. Mbledhja nis në orën 10:00 dhe do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve. Pikërisht në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama pritet të zbulojë emrat e kabinetit të ri qeveritar. Deri tani, Rama ka konfirmuar se pjesë e kabinetit do të jenë Elisa Spiropali dhe Taulant Balla, ndërsa ka kritikuar punën e bërë nga Ministria e Turizmit kundrejt menaxhimit të mbetjeve urbane përgjatë sezonit turistik, si dhe ministria e Arsimit, që sipas Ramës, nuk kanë plotësuar pritshmëritë, duke vënë në pikëpyetje fatin e ministrave përkatës në qeveri. Nga ana tjetër,…
Kujtojani vetes përse jeni ndarë! Sepse nuk doni ta pësoni për herë të dytë! Nuk ka më kthim! Përcaktoni pritshmëritë tuaja dhe të tij/saj Duhet të jetë thjesht një përvojë që t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë kërkoni vërtet nga njëri-tjetri, kështu që bëjani të qartë këtë atij, e mbi të gjitha, vetes! – shkruan Bustle. Kushtojini rëndësi sigurisë! Mbase njëherë e një kohë nuk përdornit prezervativ, por pasi jeni ndarë ai mund të ketë pasur përvoja me të tjera. Kështu që, për të qenë të sigurt, blindohuni! Mos bini pre e bisedave të dikurshme Mos i shkruani rregullisht mesazhe…
5 mijë e 895 personel mjekësor janë pezuluar ditën e sotme në Greqi, pasi kanë refuzuar të vaksinohen. Protothema shkruan se vendimi i marrë nga qeveria për të pezulluar të gjithë personelin mjekësor të pavaksinuar, duke filluar nga punonjësit e spitaleve dhe deri të mjekët, ka hyrë në fuqi ditën e sotme. Ndërkohë që personat e pezulluar kërkuan po sot në Gjykatën Administrative që të hiqet vendimi i qeverisë, gjë që e cila nuk ndodhi. Gjyqi i radhës për këtë vendim pritet të mbahet në 8 tetor. Ultimatumi për pezullimin e personelit mjekësor nga puna, nëse nuk vaksinohen është dhënë…
Francesku ka mohuar të ketë menduar për të dhënë dorëheqjen. Në një prononcim për mediat spanjolle, 84-vjeçari ka sqaruar zërat që lakuan mundësinë se ai mund të tërhiqej nga Selia e Shenjtë pas ndërhyrjes që bëri. “Të jap dorëheqjen? Një fjalë mund të interpretohet në një mënyrë ose në një tjetër, apo jo? Këto gjëra ndodhin. Unë nuk e di nga doli ky lajm javën e kaluar se do të jepja dorëheqjen! As që më shkon në mendje. Përballë interpretimeve që dalin paksa të shtrembëruara nga disa nga fjalët e mia, unë hesht, sepse sqarimi është më keq,”- tha ai…
OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme në disa zona të Tiranës do të ndërpritet energjia për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e kabinave. Energjia do të stakohet në këto zona: pjesërisht: TV Neës 24 furnizimi me linja 6 kV, një pjesë e zonës së Lanabregasit, pjesërisht zona pranë Xhamisë së Tabakëve , rruga “Shyqyri Ishmi” dhe një pjesë e pallateve në Bulebardin “Bajram Curri”. Njoftim për abonentët Tiranë: Stakim, 2 shtator Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 2 shtator do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë 09:00-12:00 Pjesërisht: TV News 24 furnizimi…
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Poloninë, trajneri i Kombëtares, Edi Reja u shpreh se djemtë janë gati për përballjet e radhës për eliminatoret e Botërorit. Tekniku italian deklaroi se kombëtarja shqiptare ka rritje dhe nuk i frikësohet askujt prej ekipeve që janë në grup. “Konsideratë për të gjithë dhe frikë ndaj askujt. Kjo duhet të jetë motoja jonë. Është një ndeshje ku nuk na lejohet asnjë gabim. Duhet të mbrohemi mirë dhe të shfrytëzojmë mirë kundërsulmet. Ne nuk kemi ardhur këtu për të humbur. E dimë që Polonia nuk humb prej 7 vjetësh në shtëpi, por jemi të…
Partia Demokratike ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë në Roskovec ku një fermer i ka dhënë fund jetës sepse prodhimi i serave të tij shitej me çmim shumë të ulët, dhe nuk arrinte të nxirrte fitime të mjaftueshme për të paguar kredinë. Me një reagim në Facebook deputeti i Fierit Enkelejd Alibeaj shkruan se PD ka denoncuar me forcë braktisjen e skemës së subvencioneve për fermerët, duke favorizuar 2-3 oligarkë importues që sjellin nga jashtë çdo produkt që fare mirë mund të ishte vendas. Sipas tij fatkeqësi të tilla janë një kambanë alarmi për situatën në të cilën ndodhet sot…
Ori Nebijaj kandidoi këtë vit si deputete për listat e Partisë Demokratike, por pëlqimi i publikut nuk mjaftoi që ajo të merrte mandatin. Pavarësisht se mblodhi një numër të konsiderueshëm votash, Ori nuk u zgjodh si deputete, duke qenë se demokratët morën vetëm 15 mandate në kryeqytet. Pas zgjedhjeve dhe përfundimit të emisionit të mëngjesit “Ëake Up”, Ori vendosi t’i rikthehej emisionit të saj shumë të dashur “Pushime On Top”. “Pushime On Top” përfundoi dhe të gjithë u bënë kurioz nëse Ori do të rikthehej sërish në ekran. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, ajo premtoi surpriza…
Ogerta Manastirliu është ministrja që shqiptarët preferojne ta shohin sërish në kabinetin qeveritar në mandatin e ri. 10% e tyre në sondazhin e Euronews Albania e kanë zgjedhur si ministren që duhet të vazhdojë detyrën, ndërsa 3.1% u shprehën kundër vazhdimësisë së saj në qeveri. Gjetjet e sondazhit u publikuan në një edicion special një ditë para zyrtarizimit të kabinetit qeveritar Rama 3, nga “Barometri”, emisioni i dedikuar sondazheve të opinionit publik në Euronews Albania. 6.5% e qytetarëve gjithashtu preferojnë të shohin ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku në kabinetin e ardhshëm të qeverisë ‘Rama’, përkundrejt 0.4% të atyre që u…
Në Shqipëri presidenti Ilir Meta dekretoi sot thirrjen e parlamentit të ri, të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Kushtetutës “presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati”. Mandati i parlamentit të shkuar përfundon më 9 shtator. Presidenti Meta nuk shfrytëzoi të gjithë afatin 10 ditor, duke thirrur mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së 10-të, vetëm një ditë më pas. Ashtu si dhe në 8 vitet e fundit, edhe ky parlament do të…
Në Kosovë ka shpërthyer një debat rreth emrit të një kandidati për ambasador nga Kosova në Shqipëri. Debatet kanë të bëjnë me figurën dhe historinë e qëndrimeve politike të tij. Nuk është se ato vlejnë shumë. Ambasadorë të tjerë të Kosovës në Shqipëri nuk është se kanë shkëlqyer në formimin intelektual, apo atë profesional. E vërteta është se ky është një njeri banal, por as për këtë nuk është zgjedhur. Personi në fjalë, nuk është mbështetës i Albin Kurtit, por i Listës “Guxo” të Vjosa Osmanit, i cili karakteristikën më të njohur të tij, nuk ka atë që është budalla,…