Author: tirana

Zjarri në Malin e Thatë vijon të jetë aktiv. Sipas informacioneve gjatë natës vatra është zgjeruar edhe më tej duke prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës. Prej orëve të para të mëngjesit një grup prej 10 personash kanë shkuar drejt vendngjarjes, ndërsa janë nisur edhe punonjës të zjarrfikëses, emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës. Sipas të dhënave sip e përshkruar nga zjarri është e madhe dhe flakët po i afrohet pyjeve me dushk ndërkohë që i është kërkuar ndihmë edhe komunës së Ohrit por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse…

Read More

Goditet brenda javës, rasti i tretë i armëmbajtjes pa leje në qarkun e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 17-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet G. K. Të njëjtat burime sqarojnë se rreth orës 04:00, në lagjen nr.6, Durrës, policia ka konstatuar një shtetas, i cili pas thirrjes së punonjësve të rendit nuk i është bindur urdhrit për ndalim.Pasi është ndjekur nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur në oborrin e shtetasit G. K., çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u…

Read More

Publikohen disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, të cilat i përkasin vitit 1973, ku ndodhen disa telegrame me siglën “Tepër Sekret”, me korrespondencën e zv/ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile me misionin shqiptar në OKB, ku një nga funksionarët e atij misioni (Rako Naço), informon eprorët e tij në Tiranë, për një letër që sekretarja e Imzot Fan Nolit, Maria Xhons, u ka dërguar atyre në seli, ajo kërkonte që t’i dhuronte shtetit shqiptar disa objekte, relike, piktura, abazhur, etj., të cilat kishin qenë në zyrën e Fan Nolit, kur…

Read More

Kjo e mërkurë shënoi nisjen e stinës së vjeshtës, por gjithashtu, sot hynë në fuqi dhe masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të frenuar përhapjen e pandemisë. Pra nga sot, ndryshon ora policore nga 00:00 – 06:00 do të bëhet në 23:00 – 6:00. Në mbledhjen e fundit të ekspertëve, u vendos që qytetarët që do të hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare, duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, testin PCR negative brenda 72 orëve ose të provojnë që e kanë kaluar sëmundjen 6 muajt e fundit. Gjithashtu, u vendos vaksinimi…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit. Sipas informacioneve të para, 2 persona kanë qenë brenda në mjet dhe kanë marrë lëndime. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë dhënë ndihmën e parë për të lënduarit. Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Maliq/Informacion paraprak Më datë 01.09.2021, rreth orës 07:20, në fshatin Vloçisht, Maliq, ka rënë zjarr në një automjet në ecje, i cili sapo ishte furnizuar me lëndë djegëse (gas) në një karburant në afërsi të…

Read More

Hanibal Barka ishte një gjeneral kartagjenas që jetoi midis shekujve III dhe II Para Krishtit. Ai mbahet mend më shumë për fushatën e tij ushtarake kundër romakëve gjatë Luftës së Dytë Punike. Falë udhëheqjes së tij të shkëlqyer, kartagjenasit korrën disa fitore të rëndësishme kundër romakëve, dhe patën sukses në pushtimin e pjesëve të Italisë së Jugut. Megjithatë ata nuk ishin në gjendje të arrinin një fitore vendimtare kundër Romës. Për më tepër, romakët e ndryshuan strategjinë e tyre në përballje me Hanibalin, dhe në fund ndërmorën një kundërsulm kundër Kartagjenës , gjë që çoi në fitoren e tyre. Po…

Read More

Teksa vala e re e Covid ka rritur numrin e infeksioneve dhe shtuar vdekjet kudo në botë, vaksinimi masiv i popullatës po shihet si zgjidhja më e shpejtë për të frenuar pasojat e infeksionit. Shtetet e Europës kanë rritur ndjeshëm ritmet e vaksinimit të popullatës së tyre. Të dhënat e Worldindata, të përditësuara deri në 30 gusht tregojnë se shteti që ka avancuar më shumë në Europë është Portugalia, që ka dhënë në paktën një dozë për 85% të popullsisë, ndërsa rreth 74% i kanë marrë të dyja dozat. Malta është shteti që mban rekordin për vaksinimin total të popullsisë,…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Përmet. Rreth orëve të pasdites së djeshme, një i mitur, ka qëlluar aksidentalisht me armë sportive, dajën e tij, Nj. L., 28 vjeç. I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën sportive. Ndërkohë në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Përmetit janë referuar materialet për shtetasin B. A., 38 vjeç, iu cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 14:30, datë 31.08.2021, në Përmet, shtetasi i mitur R. U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet…

Read More

Ethet e ministrave të kabinetit ‘Rama 2’ që shpresojnë të rikonfirmohen dhe kandidatëve për tu ulur në qeverinë ‘Rama 3’ do të vijojnë deri në orën 10 të datës 2 shtator. Përbërjen e skuadrës së tretë qeverisëse Edi Rama po e ruan me fanatizëm deri në mbledhjen Asamblesë Kombëtare këtë të Enjte. Në një kohë kur ka konfirmuar Elisa Spiropalin si ministre për marrëdhëniet me parlamentin dhe Taulant Ballën në krye të grupit parlamentar, në selinë rozë nuk mungojnë hamendësitë për emrat e ministrave të rinj. Për momentin thonë burime nga PS, Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është…

Read More

Gazeta zyrtare e PD, Rilindja Demokratike, publikoi një lajm se Sekretarja e re për të Përndjekurit në Partinë Demokratike, Jonila Godole deklaroi se PD duhet te distancohet nga Berisha njësoj si CDU nga Kohl, por e fshiu atë pas disa çastesh nga publikimi. Lajmi mbante titullin “sekretarja e re për të përndjekurit, Godole: PD duhet të distancohet nga Berisha”, por tani nëse klikon linkun e lajmit, del që ajo thjesht nuk ekziston.

Read More

Joe Biden tani po flet nga Shtëpia e Bardhë. Pasi shkoi në një podium, ai njoftoi: Mbrëmë në Kabul, Shtetet e Bashkuara i dhanë fund luftës 20-vjeçare në Afganistan. Lufta më e gjatë në historinë amerikane. Ne përfunduam një nga ngritjet ajrore më të mëdha në histori, me më shumë se 120 mijë njerëz të evakuuar në vende të sigurta. Ky numër është më shumë se dyfishi i atij që shumica e ekspertëve mendonin se ishte e mundur. Asnjë komb, asnjë komb nuk ka bërë ndonjëherë diçka të tillë në të gjithë historinë. Vetëm Shtetet e Bashkuara kishin kapacitetin dhe…

Read More