Author: tirana

Pas ripushtimit të Afganistanit nga talebanët, Amin Ul Haq, një nga udhëheqësit kryesorë të Al Kaedës në Afganistan dhe ish -shefi i sigurisë i Osama Bin Laden, u kthye në vend. Amin Ul Haq u filmua në një makinë, ndërsa përshëndeti me entuziazëm nga disa banorë të provincës së tij të lindjes, Nangarhar, të cilët e ndalojnë atë për t’i puthur dorën dhe për të bërë fotografi me të. Kujtojmë se sot ishte afati i fundit i tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, ndërkohë që ky vendim shkaktoi entuziazëm te talebanët. Tashmë këta të fundit kanë në dorë shtetin e…

Read More

Zyrtarizohet kalimi i Rey Manaj te Spezia. Sulmuesi shqiptar u largua nga Barcelona, për t’u rikthyer në kampionatin italian. Në të kaluarën, Manaj ishte pjesë e Interit. Ai ka ndryshuar disa ekipe për të përfunduar më pas te Barcelona. Klubi katalanas nuk ka hapësirë në ekipin e parë dhe ndaj vendosi ta huazojë te Spezia. Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Manaj ka kompletuar testet mjekësore dhe do të huazohet deri në fund të sezonit me të drejtë blerje. Nëse Spezia vendosë ta blejë kartonin e tij, atëherë Barcelona do të përfitojë tre milionë euro.

Read More

Robert Lewandowski është ylli i Polonisë dhe shpëtimi i Sousws në këto momente të vështira për trajnerin. Me rezultatet e dobëta që janë marrë në kohët e fundit dhe dëmtimet e shumta që po shoqërojnë polakët, sulmuesi i Bayern duhet të bëjë diferencën. Në konferencën për shtyp, Lewandowski ka vlerësuar mbrojtjen e Shqipërisë dhe e di mirë se nuk do të ketë shumë hapësira në fushën e lojës. “Me Shqipërinë duhet që të jemi të qetë në ndërtimin e aksioneve. E dimë se nuk do të kemi shumë hapësirë në fushë. Ne duhet të qarkullojmë qetë topin dhe të kërkojmë…

Read More

Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Sara Hoxha, Ledri Vula dhe Loredana Zefi kanë zgjedhur të njëjtin destinacion për të pushuar këto ditët e fundit të muajit gusht, plazhin e Palasës. Përmes rrjeteve sociale, personazhet e njohur për publikun shqiptar kanë treguar se janë bërë të gjithë bashkë, duke u mbledhur edhe me Samir Manen. “12 Sahati,”- shkruante Ermal Mamaqi në një foto ku shiheshin të gjithë bashkë, si për të treguar se po ia kalonin mjaft bukur. Edhe Sara Hoxha ka qenë aktive gjatë gjithë kohës në Instagram duke treguar momente nga më të ndryshmet që ka kaluar me bashkëshortin e…

Read More

Pak ditë më parë, moderatorja Bora Zemani, konfirmoi se ajo do të ishte sërish prezantuese, edhe në sezonin e ri të “Për’puthen”, programit pa dyshim shumë të ndjekur në ekranin e “Top Channel”. “Po do jem more, do jem, normal që do jem”, u shpreh Bora, duke njoftuar se audicionet për djemtë ishin mbyllur, por vajzat mund të aplikonin ende për t’u bërë pjesë e programit. Tanimë, audicionet janë mbyllur për të gjithë. Sot, në videon promo, të publikuar në faqen zyrtare të Top Channel, është konfirmuar edhe data e nisjes së sezonit të ri. Bora Zemani, e ulur para…

Read More

Nesër më 1 shtator nis mësimi plotësues për të gjithë nxënësit. E teksa nesër hapen dyert e shkollave Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar një udhëzues sesi do të zhvillohet mësimi për shkak të Covid-19. Në ushëzimin e ISHP thuhet se nuk do të lejohet që një nxënës të dalë nga godina dhe të rikthehet përsëri në të, brenda ditës. Gjatë zhvillimit të mësimit dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, rekomandohet të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme. Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një…

Read More

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme, KED i ka ndaluar kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Sinan Tafajt, Dhimitrula Spiros dhe Saimir Vishajt. KED doli në rezultatin se tre garuesit kishin mangësi në një ose disa kushte. Kandidatët kanë të drejtën të ankimojnë vendimin e KED në Apelin e Gjykatës Administrative brenda 5 ditëve. NJOFTIMI NGA KED Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 31.08.2021, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite: Raportim nga ana e relatorëve në lidhje me ecurinë e deritanishme të procesit të vlerësimit të kandidatëve dhe problematikat e hasura.Prezantim i raporteve të…

Read More

Diplomati Bashkim Pitarka jeton prej vitesh larg Shqipërisë, në Florida të SHBA. Ai ka qenë ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në një periudhë kruciale, nga viti 1986 në vitin 1991 dhe, si i tillë ai mund të konsiderohet një thesar, jo vetëm për kujtimet që mbart si ish-ambasador, por edhe për problemet që ka dhe reflekton ky shërbim i jashtëzakonshëm për shtetin tonë. Në faqen e tij në FB ai hedh me raste mbresa nga puna si ambasador. Unë i lexoj me vëmendje dhe kënaqem me realizmin dhe sinqeritetin e atyre tregimeve. Them tregime, sepse Bashkimi di edhe…

Read More

Vllaznia do të përballet me Juventusin e Italisë, ditën e mërkurë në orën 19:00 në stadiumin ‘Loro Borici’. Në konferencën për shtyp të dhënë përpara kësaj sfide, trajneri Nikolin Leka tha se Juvenstusi është një emër i madh për Vllazninë nuk ka arsye përse të trembet. Për kapitetnen Esmeralda Franja kjo është një përballje historike për futbollin shqiptar dhe vajzat janë shumë të motivuara për të arritur një rezultat pozitiv. Ky është turi i katërt kualifikues i Ligës së Kampioneve për femra dhe skuadra që do të fitojë në dy ndeshjet do të kalojë direkt në fazën e grupeve.

Read More

Një video epike e cila është bërë virale në rrjetet sociale tregon se jo të gjithë janë të prerë për të qenë zjarrëfikës. Në pamjet e publikuara nga mediat britanike, shihet momenti kur pranë një makine që kishte marrë flakë afrohet një zjarrëfikës me zorrën e ujit dhe në momentin që hapet uji ai nuk arrin të kontrollojë presionin e ujit dhe rrëzohet në tokë. Ai tenton të ringrihet për të shaur zjarrin po ju desh ndihma e dy kolegëve për të përfunduar me sukses misionin.

Read More

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar që të vjedhë me dhunë një qytetare. Policia njofton se ka ndaluar shtetasin P. V., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë 27-vjeçaru më datë 23.08.2021, në Bulevardin “Zhan D’ark”, ka tentuar ti vjedhë me dhunë telefonin dhe një shumë lekësh, brenda mjetit të shtetases B. Xh.

Read More