Author: tirana

Një fundjavë e favorshme për të gjithë adhuruesit e plazhit do të jetë kjo që kemi përpara. Sinoptikania e Meteoalb, Adiola Bani thotë për Panorama.al se “dita e dielë dhe fillim java na sjellin kryesisht mot të kthjellët”. “Sot moti do paraqitet me kthjellime për zonat e ulëta dhe bregdetare por zonat malore do kenë herë pas herë kalime vranësirash të cilat gjatë orëve të pasdites në verilindje dhe juglindje të vendit do të sjellin rrebeshe afatshkurtra shiu. Sa i përket temperaturave të ajrit do kemi një rritje graduale të vlerave termike gjatë kësaj fundjave duke bërë që gjatë ditës…

Read More

Ushqyerja është një aspekt shumë i rëndësishëm i shëndetit të organizmit. Krahas saj, koha e ushqyerjes është po aq e rëndësishme, thonë ekspertët. Një studim i publikuar në revistën Nutritional Science, këshillon se ushqyerja në bazë të kohës mund t’ju vijë në ndihmë për të humbur kilogramët e tepërt. Ushqyerja në bazë të orareve Kjo metodë ka të bëjë me konsumin e ushqimit në orare të caktuara gjatë ditës. Në studimin e lartpërmendur, pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Grupi i parë konsumonte mëngjesin 60-90 minuta më vonë se zakonisht dhe darkën 60-90 minuta më herët. Grupi i dytë iu…

Read More

Sipas policisë, 56-vjeçari Fatmir Sulaj dhe 25-vjeçari Hamdi Sulaj mbillnin kanabis sativa në serën pranë shtëpisë. Policia ka sekuestruar dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga autorët për të ruajtur bimën narkotike. Njoftimi i policisë Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “KASHARI”, si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Fatmir Sulaj., 56 vjeç dhe Hamdi Sulaj., 25 vjeç.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në Kashar,…

Read More

Aleanca Veri-atlantike (NATO) i ka bërë thirrje talibanëve që të lehtësojnë evakuimin “e sigurt dhe të rregullt” të të huajve dhe afganëve që kanë leje për t’u larguar nga Afganistani, pas raportimeve se disa njerëz kanë vështirësi që të arrijnë në aeroportin e Kabulit. “U bëjmë thirrje atyre që kanë autoritet në Afganistan që të respektojnë dhe lehtësojnë largimin e tyre të sigurt dhe të rregullt, përfshirë edhe përmes Aeroportit Hamid Karzai në Kabul”, thanë 30 anëtarët e NATO-s përmes një deklarate të përbashkët më 20 gusht, pasi mbajtën një mbledhje urgjente. “Ndërsa operacionet e evakuimit po vazhdojnë, ne do…

Read More

Vijojnë kontrollet masive të territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Policia bën me dije se si rezultat i kontrollit evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Ku janë vënë në pranga 4 persona. “Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në bregun e lumit Drini i Zi, në fshatin Draj Reç, disa shtetas kishin kultivuar bimë narkotike, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër dhe Komisariati i Policisë Dibër, ushtruan kontroll të imtësishëm të zonës me dronë dhe nga efektivët…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e rrugës së re që të çon në Malin e Tomorrit. Çdo vit në këtë periudhë, në Majën e Shenjtë të Tomorrit zhvillohet pelegrinazhi 5 ditor i pelegrinëve. “Mirëmëngjes, dhe me rrugën e re të pelegrinazhit për në Majën e Shenjtë të Tomorrit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme. Për herë të parë këtë vit, rruga që të çon në Malin e Tomorrit ëhstë e asfaltuar deri në Teqen e Abaz Aliut. Pothuajse çdo vit më parë, pelegrinët kanë apeluar që rruga të asfaltohej…

Read More

Duke filluar nga e diela, 22 gusht 2021,Kosova dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen si zona me rrezik veçanërisht të lartë për përhapjen e koronavirusit. Këtë e bëri të ditur instituti gjerman Robert Koch (RKI), të premten padite në faqen e internetit. Veç këtyre dy vendeve, listës së zonave me rrezik veçanërisht të lartë, iu shtuan edhe Brazili, Dominika, Greqia – rajonet e Kretës dhe Egjeut Jugor (duke filluar nga e marta, 24 gusht 2021, në mesnatë), si edhe Irlanda. rajonet kufitare dhe perëndimore. RKI hoqi nga lista e zonave me rrezik veçanërisht të lartë Andorrën dhe disa rajone të Spanjës.…

Read More

Aktorja me famë botërore, njëherësh humanistja e madhe, Angelina Jolie, ka ndarë së fundmi një postim ndjekës me fansat e saj në Instagram. Ajo ka publikuar një letër që e ka marrë nga një vajzë adoleshente në Afganistan, duke u shprehur në mbishkrimin e saj se do të bëjë të pamundurën që të luftojë për të drejtat njerëzore atje. Jolie ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë, se kjo është arsyeja pse ajo është paraqitur në rrjetet sociale – ndonëse një gjë të tillë nuk e ka bërë kurrë më parë. Ky është shkrimi i saj i plotë: “Kjo është një…

Read More

Një i ri është gjetur i vrarë me armë zjarri në aksin Vlorë-Babicë mëngjesin e sotëm, teksa nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje. Viktima i moshës rreth 25-vjeç, sipas gazetarit Enrik Mehmeti ishte i vetëm në makinë, teksa kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë se ishte i gjakosur. Policia në vend ka konstatuar vetëm vdekjen. “Po hetohet në dy pista dhe atë të vrasjes dhe të vetëvrasjes. Trupi i pajetë është dërguar morgun e spitalit të Vlorës. Ndërkohë që pritet dhe identifikimi i viktimës. Viktima ka qenë…

Read More

Festa e çmendur e paligjshme që vazhdoi për ditë të tëra në Valentano, në zonën e Viterbo, në Itali duke se ka përfunduar, por polemika nuk ndalet. Shumë u ankuan për lehtësinë me të cilën u organizua një ngjarje e asaj madhësie, me rreth 10 mijë njerëz nga e gjithë Evropa. Ndërsa shumica e qytetarëve dhe punëtorëve janë të përkushtuar të respektojnë rregullat anti-Covid të vendosura nga ekzekutivi. Ndërkohë, lajmet që lidhen me festën klandestine vazhdojnë të dalin. Së fundmi një 33-vjeçar shqiptar që jeton në Novara u arrestua në Chiusi, provinca e Sienës, pasi u zbulua se çfarë mbante…

Read More