Author: tirana

Frederik Tota, i njohur si “Dan Bilzeriani” i Shkodrës është dënuar me 14 vite burg. 54-vjeçari u shpall fajtor për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”, “Ushtrim pa license i veprimtarive financiare”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Vjedhje e energjisë elektrike ose impulsive telefonike” dhe “Ndërtim i Paligjshëm”. Nga 14 vite që është dënuar, 54-vjeçari do të bëjë 9 vite, për shkak se pjesën tjetër e ka shlyer gjatë kohës së paraburgimit. Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar, nga 5 vite burg që kishte kushëriri…

Read More

Prej disa kohësh policia rrugore vijon aksionet për të ndëshkuar shoferët e papërgjegjshëm në rrugë. Së fundmi Policia Rrugore e Tiranës është ndalur në aksin Sauk-Teg. Prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në 24:00 janë evidentuar nga kontrolli me radar 12 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 144 km/h deri 156 km/h, të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit nga 2 deri në 8 muaj. Janë ndëshkuar me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj, 15 drejtues mjetesh për shpejtësi nga 123 km/h deri në…

Read More

Familja Kardashian do të shtohet me një tjetër bebush. Page Six dhe E!News shkruajnë se Kylie Jenner, miliarderja e familjes së famshme është shtatzenë për herë të dytë me partnerin e sa Travis Scott dhe do të sjellë një tjetër fëmijë në jetë. Është shumë herët për të thenë nëse Stormie do të bëhet me një motër apo vëlla, pasi Jenner thuhet se është në fillimet e shtatzënisë. Vetë Kylie ka rrëfyer se shtatzënia për të është shumë e vështirë, por dëshira për të sjellë një tjetër fëmijë në jetë nuk i mungonte.

Read More

Pasi talebanët morën në duar Afganistanin, një video e kryebashkiakes së parë femër në Afganistan, Zarifa Ghafari, qarkulloi në mediat sociale ku shprehej “jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka asnjë që të më ndihmojë mua apo familjen time”. Mirëpo mediat e huaja bëjnë me dije se një donator i Frankfurtit ka ndihmuar që Zarifa Ghafari dhe familja e saj të shpëtojnë nga talebanët dhe të strehohen në Stamboll. Të mërkurën në mbrëmje Ghafari zbarkoi në Stamboll së bashku me burrin, nënën dhe pesë motrat e saj. Shumë njerëz ndihmuan në shpëtimin e kryebashkiakes. Nuk është…

Read More

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka folur për situatën në Afganistan duke thënë se përpjekjet për evakuim janë duke u përmirësuar. Pas një takimi emergjent të Komitetit të Qeverisë, Johnson iu ka thënë gazetarëve se po shihet një stabilizim në aeroportin e Kabulit. “Dje ne ishim në gjendje të nxirrnim rreth 1.000 njerëz, sot 1.000 persona të tjerë”, tha Johnson. Sakaq, kryeministri britanik ka thënë se do nëse do jetë e nevojshme do të bashkëpunojë më talebanët për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të kryejnë evakuimet. “Unë dua t’i siguroj njerëzit se përpjekjet tona politike dhe diplomatike për të…

Read More

Shërbimi Informativ Shtetëror ka publikuar raportin në lidhje me korrupsionin në sistemin e drejtësisë, por edhe për gjyqtarët që janë në proces vettingu. Sipas raportit, korrupsioni ka vijuar në sistemin e drejtësisë, por edhe në disa sektorë të administratës shtetërore, ku konstatohet se palët ndërveprojnë të nxitura nga interesi i përfitimit të përbashkët. “Në sistemin e drejtësisë, punonjës të veçantë (prokurori/gjykata), janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, të shfaqur në forma si: ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe ndërveprimit korruptiv, me qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurit, nëpërmjet ndryshimit të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest…

Read More

Arrestohet gjatë një operacioni antidrogë efektivi i RENEA-s. SHÇBA bënë me dije se efektivi Rael Luli u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme. Gjatë operacionit antidrogë u arrestuan dhe katër persona të tjerë. Në orët në vijim pritet informacion zyrtar nga policia për operacionin dhe arrestimet. Njoftimi i SHÇBA Informacion paraprak Tiranë – SHÇBA godet grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, deri tani 5 të shoqeruar ne kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbeshtetjen e operacionale te DVP…

Read More

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten 24 të vdekur me COVID-19, që shënon shifër rekord sa i përket viktimave që nga paraqitja e valës së re të infektimeve me koronavirus në dy muajt e fundit. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: Shkup (6), Kumanovë (5), Tetovë (4), Kërçovë (3), Gostivar (2) dhe nga një në qytetet e Manastirit, Ohrit, Strumicës dhe Valandovës. Sa i përket të infektuarve, nga 4.982 teste të kryera janë regjistruar 1.074 të infektuar me koronavirusin e ri, apo 14.2 për qind nga numri i të testuarve. Më shumë raste janë shënuar në Shkup,…

Read More

Mësohen detaje të reja nga përgatitjet e autoriteteve shqiptare në pritjen e afganëve në vendin tonë. Nga një burim në dijeni të organizimit të pritjes, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka mësuar se të gjithë afganëve që do të vijnë në Shqipëri do t’u ofrohet mundësia e aplikimit si mundësi e parë azil politik. Kjo për të përmbushur ligjet në fuqi të shtetit shqiptarë që kërkon detyrimisht aplikimin për leje qëndrimi në vendin tonë bazuar në nenin 33 të konventës së Gjenevës për refugjatët. Do të jetë Ministria e Brendshme përmes Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit të përfshira në…

Read More

Presidenti i SHBA, Joe Biden zotohet se do të sjellë në shtëpi çdo amerikan që dëshiron të largohet nga Afganistan. “Më lejoni të jem i qartë. Çdo amerikan që dëshiron të kthehet në shtëpi ne do t’ju çojmë në shtëpi,” – tha Biden. Pavarësisht këtij zotimi, Biden nuk premton se si do të përfundojë operacioni i gjerë i evakuimit. “Nuk mund të premtoj se cili do të jetë rezultati përfundimtar”- shtoi Biden. Momentalisht fluturimet nga Kabuli janë bllokuar pasi Presidenti informoi se po avanconin me evakuimet në pikat e tranzitit.

Read More

Gjatë ditës së sotme, policia ka monitoruar me radar rrugën interurbane Krrabë-Elbasan në Dopaj. Sipas policisë, gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 157 km/h deri në 162 km/h në kulmin e trafikut. “Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar. Janë vendosur 34 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të…

Read More

Zjarri në Himarë vijon të jetë aktiv që nga orët e mbrëmjes së kaluar. Pamjet e publikuara më poshtë tregojnë se i gjithë mali mbi Himarë duket i mbuluar nga tymi. Himara u përfshi nga flakët një natë më parë, konkretisht në përroin e Vishës. Sot, situata paraqitet më e qetë, por flakët nuk janë shuar ende. Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndonëse terreni është i vështirë.

Read More