Aktori shumë i njohur në Turqi, Burak Yoruk, me prejardhje shqiptare nuk ngurron asnjëherë që të tregojë origjinën e tij. Së fundmi Yoruk ka postuar në Instagram-in e tij një video teksa shijon kërcimin nën tingujt e muzikës shqipe. Teksa në sfond luhet kënga “Shqipëri moj nëna ime” në epiqendër duket flamuri kuq e zi. Po ashtu, para disa ditësh, Burak ka publikuar një foto ku duket mjaft i pashëm, por ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte përshkrimi që kishte vendosur krahas këtij imazhi. “Djali i nënës”, ka shkruar aktori në shqip duke u treguar të gjithëve gjuhën…
Author: tirana
Refugjatët afganë në Turqi thonë se ndërmorën udhëtimin e rrezikshëm për t’i shpëtuar jetës nën sundimin e talibanëve. Refugjatët afganë që janë vendosur ditët e fundit në Turqi thonë se ikën nga vendi i tyre nga frika se ardhja e talebanëve në pushtet do t’ua rrezikonte jetën. Shakiba është në mesin e refugjatëve që mbërritën në qytetin lindor turk të Vanit gjatë fundjavës ndërsa talibanët pushtuan Kabulin. “Talibanët na frikësojnë shumë. Nuk do të mund të ishim ulur kështu në praninë e tyre. Ne do të duhej të mbuloheshim plotësisht. Ata i çojnë vajzat e reja në Pakistan, dhe unë…
Çdo vit në verë, Urani ( i cili vendos për ndryshimet e vërteta, evolucionet që zgjasin dhe që ndihen) fillon të ecë mbrapsht, pra stopon së funksionuari, së përkrahuri revolucionet e vogla dhe të mëdha të momentit. Urani do të fillojë udhëtimin mbrapsht më 20 gusht për t’u rinisur përsëri në mes të janarit, duke imponuar një periudhë pauze, një pushim nga ndryshimet dhe ambiciet e reja. Po, sepse çdo evuolucion ose revolucion i së kaluarës tani është pezulluar përkohësisht, është shtyrë për një kohë tjetër, kur konteksti do të jetë ndryshe, më i favorshëm. Me pak fjalë, më mirë…
Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Kukës, Granit Gjana ka sqaruar pamjet e publikuara një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha që tregonin kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici teksa hidhte para në dasëm, ndërkohë që vendi është përfshirë nga flakët. Në një status në profilin e tij në Facebook, teksa mediat që kanë publikuar lajmin për Gjicin që merrte valle i quan ‘portale që i bëjnë fresk Saliut’, Gjana shton se në fakt kryebashkiaku e marton djalin më datë 22 gusht (pasnesër) dhe nuk ka pse të mos gëzojë si prind. Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Kukës shton më tej…
Dashi Edhe nesër do të bëni një hap të vogël drejt ëndrrës suaj të madhe. Mos shpërfillni çdo përparim të mundshëm. Përpiquni të përdorni çdo ndihmë që ju ofrohet. Demi Ka kohë që nuk po përqendroheni në diçka të vetme dhe vazhdoni të bëni shumë gjëra njëkohësisht. Nesër, do t’ju duhet t’ia përqendroni të gjitha energjitë suksesit të një pune. Binjakët Një krizë besimi mbi njerëzit që ju rrethojnë do t’ju bëjë shumë skeptik mbi vërtetësinë e atyre që keni marrë si të mirëqena deri më tani. Besoni më tepër te të tjerët. Gaforrja Mos refuzoni një ftesë në mbrëmje…
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Fier, rreth orës 14:00. Një automjet i llojit ‘Toyota’ është përplasur me një tjetër makinë të llojit ‘Volksvagen’, dhe për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë. Të plagosurit janë me inicialet S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin…
Mali i Zi ka njoftuar se hyrja e qytetarëve të rajonit në këtë vend mbetet i pakushtëzuar dhe se në kufijt malazez nuk kërkohet asnjë dokument që lidhet me pandeminë, përfshirë testin e koronavirusit apo certifikatën e vaksinimit. Hyrja e pakushtëzuar vlen për banorët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe për qytetarët malazez që udhëtojnë nga këto vende. Më herët Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Kosovës, në faqen e saj në Facebook ka njoftuar për vendimin e Malit të Zi duke thënë se “për të hyrë në Malin e Zi secili qytetar…
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 11 mijë e 814 mostra, nga të cilat 2 mijë e 250 kanë rezultuar pozitive. Si pasojë e infektimit me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 4 persona. MSh ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 22 mijë 245 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Aktorja, Olta Gixhari është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për partnerin, me të cilin ka dhe një djalë të quajtur Amar. Identiteti i personit që i ka marrë zemrën Oltës vazhdon të mbetet një mister, mirëpo së fundmi ajo nuk e ka kursyer një postim pranë tij. Aktorja ka publikuar një video nga një festë, ku shihet e ulur mbi prehërin e partnerit, duke kërcyer dhe duke u puthur. “Abababababa t’u u puth si adoleshentë nëpër lokale”, ka shkruar ajo krahas videos. View this post on Instagram A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)
Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në Durrës ku ka mbetur pa jetë një 72-vjeçar me iniciale H.D. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit 28-vjeçar me iniciale R.B banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 72 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të…
Tre senatorë thanë të enjten se rezultuan pozitivë në testet për COVID-19 pavarësisht se ishin të vaksinuar. Ata i bashkohen një numri figurash të profilit të lartë të infektuar me variantin më ngjitës delta të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Senatori i pavarur Angus King nga shteti i Mejnit, senataori republikan nga Misisipi, Roger Wicker, dhe senatori demokrat nga Kolorado, John Hickenlooper, thanë se kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirusin. Pothuajse të gjithë anëtarët e Senatit kaluan shumë orë së bashku në dhomën e Kongresit javën e kaluar në një seancë për…
Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin zyrtar të uniformave blu, thuhet se në pranga ka rënë 30-vjeçaro B. Gj., i akuzuar për drejtim mjeti në gjendje të parregullt. Gjithashtu në pranga ka rënë 53-vjeçari A. T., i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Sakaq, Policia ka arrestuar edhe R. B., 28 vjeç pasi ditën e djeshme ka aksidentuar për vdekje me motor 72-vjeçarin H. D. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi…