Author: tirana

Edhe në këtë periudhë të vështirë në përballjen me COVID-in mund të ndodhin gjëra të bukura. Një djalë i ri disa ditë më parë kishte shkuar për ta marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, por duket se mjekja e bukur ia rrëmbeu zemrën. Kur u kthye në shtëpi e kuptoi se nuk po mund ta largonte mendjen nga ajo. Ky fiksim aq i madh u shtua pasi ai e kishte regjistruar procesin e vaksinimit në Tik Tok, duke i kërkuar edhe identitetin vajzës. Pasi videoja e tij arriti të merrte mbi 7.5 milionë shikime, vajza realizoi një video…

Read More

“Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar moderatorja shqiptare Marina Vjollca që kohët e fundit shfaqja e saj në rrjetet sociale ka qenë gjithnjë dhe më e rrallë. Kjo mungesë lidhet me ndryshimet e mëdha në jetën e saj. Marina është në prtije të ëmbël prej disa muajsh.Burime për “Prive.al” kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës që pret moderatorja. Sipas tyre, çifti Marina- Getoar do të bekohen me një vajzë dhe aktualisht bukuroshja është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Read More

Gjykata e Tiranës refuzon ekstradimin e egjiptianit Mohamed Khairy Mohamed Amer Rageh. Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni dhe në arsyetimin e vendimit gjyqtari cilësoi faktin se vepra e vrasjes për të cilin akuzohet 50 vjeccari në Egjipt dënohet me vdekje. Drejtësia egjiptiane nuk kishte sjellë garanci se 50 vjeçari nuk do të dënohet me vdekje.

Read More

A keni menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për të ngrënë mëngjes, drekë dhe darkë nëse doni të humbni peshë? Gjatë gjithë kohës shqetësohemi për gjërat që hamë, duke numëruar me kujdes kaloritë e ndonjëherë duke peshuar racionet, duke lexuar dieta të ndryshme dhe duke konsumuar sa më shumë fruta dhe perime që të mundemi, saqë harrojmë të shqetësohemi për atë që është me të vërtetë shumë e rëndësishme – koha më e mirë për të ngrënë mëngjes, drekë dhe darkë që na ndihmon të humbim peshë. Sepse, sipas studimeve, koha që zgjedhim për të konsumuar vaktet…

Read More

Është shpronësuar godina e Sarajeve. Shpronësimi ka ardhur vetëm pak ditë pas vendosjes së zjarrit në këtë godinë historike të kryeqytetit. Vlera totale  paraprake  e shpronësimit  është 178  694  456   (njëqind   e   shtatëdhjetë   e   tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë. KËRKESË Nr.33/5, datë 19.8.2021 PËR SHPRONËSIM PUBLIK Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik,të pasurive të paluajtshme, pronë private, që prekennga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”. Subjekti kërkues i këtij projekti ështëBashkia Tiranë. Me anë të këtij publikimi kërkojmë…

Read More

Më 17 shtator në Tiranë ka festë. Më në fund këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta njoftoi datën e koncertit të tij në Tiranë përmes një statusi në Instagram. Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri “Air Albania” në kryeqytet. “Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin ‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 Gusht në linkun në story.…

Read More

Momente tensioni që shtohen dita ditës në Afganistan duke e kthyer në një situatë makthi. Ardhja e talebanëve në pushtet ka çakorduar të gjithë vendin. Talebanët masakruan nëntë burra pasi morën nën kontroll provincën Ghazni, ndërsa dëshmitarët okularë tregonin detaje tronditëse të vrasjeve. 6 prej tyre u qëlluan ndërsa tre të tjerë u torturuan për vdekje, ndërsa një gjeneral që qëndroi kundër tyre u ekzekutua me gjakftohtësi nga talebanët.Së fundmi mediat kanë zbuluar pamjet tronditëse që po qarkullojnë, ndërsa shfaqet gjenerali Haji Mullah Achakzai, i gjunjëzuar dhe me sy të lidhur. Video është regjistruar vetëm pak minuta para ekzekutimit të…

Read More

Nusreti, njihet për stilin e veçantë të hedhjes së kripës dhe përgatitjen e biftekut të shijshëm.Kuzhinieri i famshëm me famë botërore, Nusret Gokçe është paditur nga punonjësit e tij për punë jashtë orarit dhe për paga të vogla. Kuzhinieri, i cili është pronari i një rrjeti restorantesh në disa vende të botës, akuzohet se ka detyruar punonjësit që të punojnë më shumë. Sipas avokatit të paditësve, këta persona të gjithë shtetas turq, pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet me famë ndërkombëtare të biznesmenit të njohur. Sidoqoftë,…

Read More

Rritja e infektimeve nga koronavirusi, për shkak të përhapjes masive të variantit Delta, ka bërë që edhe Mali i Zi të shtrëngojë masat. Organet shëndetësore kanë njoftuar ditën e sotme ashpërsimin e masave për shtetasit shqiptarë dhe të gjithë ata që futen në Malin e Zi. Kështu, për të hyrë në vendin fqinj duhet certifikata e vaksinimit ose testi PCR. Këto masa hyjnë në fuqi ditën e sotme dhe do të zbatohen deri më 10 shtator. Ndërkohë, të njëjtat kushte do duhet të plotësohen edhe për vendasit, në dasma, ditëlindje apo festa të tjera. Të gjitha masat shtrënguese të Malit…

Read More

Është shkarkuar sot nga detyra kreu i zjarrfikëses në Gjirokastër, Kujtim Bizhga. Mësohet se shkak për shkarkimin e tij nga detyra janë bërë ngjarjet e fundit me zjarret në këtë qark, ku u regjistruan edhe dy viktima, çifti Tatjana dhe Andrea Haxhiaj, nga fshati “Asim Zeneli”. Bizhga është shkarkuar me propozim të kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, ndërsa është zëvendësuar nga gjenerali Pëllumb Shalari.

Read More

Ekzekutohet gazetari meksikan, Chasinto Romero Flores. 60 vjeçari, i cili punonte në stacionin Ori Estereo FM, ndodhej në Potrerigio në komunitetin Ixtakokitlan në momentin që u qëllua. Disa persona ende të paidentifikuar, e kanë qëlluar për vdekje. Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Sipas informacioneve paraprake, gazetari tha se kishte marrë kërcënime gjatë kohëve të fundit. Të paktën gjashtë gazetarë janë vrarë deri më tani në 2021 në Meksikë.

Read More

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në fshatin Piranë të Kosovës, në magjistralen Prizren-Gjakovë. Policia kosovare njofton se nga aksidenti kanë humbur tragjikisht jetën dy të rinj të moshave 23 dhe 22 vjeç. “Në fshatin Piranë, në magjistralen Prizren-Gjakovë me datë 19 gusht 2021, rreth orës 23:40 min, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ndërmjet dy veturave lokale, ku si pasojë përveç dëmeve materiale pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy persona nga të lënduarit të lindur në vitin 1998 dhe në vitin 1999 kanë mbetur të vdekur si pasojë e lëndimeve…

Read More