Një 51-vjeçar është goditur me sende të forta në kokë gjatë një konflikti në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur përpara servisit të 51-vjeçarit Pëllumb Sejdi i cili u sulmua nga një tjetër person në vendin e quajtur Qafë-Gjashtë. I plagosuri po merr ndihmën e parë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën teksa Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Author: tirana
Imunologu i njohur Genc Sulçebe ka sjell një analizë të asaj çfarë po ndodh me COVID-19, konkretisht variantin Delta, duke marrë si shembull vende si Izraeli apo SHBA që kanë nisur dozën e tretë të vaksinës. Ai shkruan se një i infektuar me Delta e transmeton virusin në 5 persona, ndërkohë që më parë ishte në 3. Sipas tij, përqindja e pragut të imunitetit të tufës nga rreth 65% që ishte me variantet e mëparshëm, llogaritet të jetë tani mbi 85%. Ai thekson se kjo situatë bën të nevojshme urgjencën e imunizimit të plotë dhe të shpejtë të gjithë personave…
Vihet nën kontroll situata në Radhimë, ku pasditen e sotme kodra me ullinj u përfshi nga flakët. Në operacion për shuarjen e flakëve morën pjesë më shumë se 30 forca zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë duke mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve që ndihmoheshin nga era. Disa dhjetëra ullinj dhe një sipërfaqe me shkurre është djegur.
Garda Civile në Spanjë gjeti një prodhim prej 2,000 bimësh marijuanë në një zonë me qasje të vështirë të vendosur në grykën Barbuixera, pranë rezervuarit të Santa Anna, në La Noguera Catalonia. Janë dy persona të arrestuar, me origjinë shqiptare që akuzohen se janë përgjegjës për plantacionin, i cili kishte një infrastrukturë të madhe dhe një kamp të pajisur për të kaluar periudha të gjata kohore atje. Në vend ishin disa tenda, ushqime dhe mjete për rritjen e marijuanës, si dhe pajisje mbikëqyrjeje për 24 orë në ditë. Bimët e lokalizuara ishin me madhësi të mesme dhe ishin në proces…
Afganistani ishte shteti i parë që njohu pavarësinë e Kosovës. Më 17 shkurt të vitit 2008, vetëm pak orë pas Shpalljes së Pavarësisë, Afganistani i largët doli i pari shtet që ‘theu akullin’ dhe njohu Kosovën. Një ditë më pas do të ishin Kosta Rika, Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Turqia apo Franca që do të pasonin. Sot Afganistani është në një rrezik të madh të eksodit të popullatës dhe Kosova i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për t’i strehuar disa refugjatë afganë.
Sinoptikanet e Sherbimit Meteorologjik Ushtarak thone se diten e premte moti parashikohet te kete alternime kthjellimesh dhe vranësira, te cilat do të jenë më të përqendruara përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore. Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit. Era me drejtim veriperendim me shpejtësi 1-8m/sek. Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat minimale dhe rënie në vlerat maksimale. Më konkretisht: vendet malore 16°C deri në 27°C vendet e ulëta 20°C deri në 34°C vendet bregdetare 18°C deri në 32°C
As këtë të enjte, në Rinas nuk është ulur avioni që do të sillte afganët e parë në Shqipëri. Bllokimi nga talebanët i rrugëve që të çojnë në aeroportin e Kabulit, ka ngrirë fluturimet. Edhe ata pak avionë amerikanë që janë nisur drejt SHBA-së, kanë pasur në bord shumë pak njerëz, nga pamundësia e tyre për të carë pikat e kontrollit të talebanëve, e për të hyrë në aeroport. Gjithsesi, Shqipëria nuk i ka ndalur përgatitjet. Në Rinas çadrat ushtarake me mjekë, psikologë, ushqime dhe mjete higjienike janë në gatishmëri. Po ashtu edhe mjetet për t’i transportuar ata drejt Durrësit…
Ismail Morina, i njohur me nofkën Ballisti, që ngriti dronin në Beograd me flamurin e “Shqipërisë së madhe” ka reaguar për koncertin që do të mbajë sonte në Leposaviç Bora Gjorgjerviç. Ai kërkon që shqiptarët t’i tregojnë vendin duke ndaluar performancën e tij. “Bora Gjorgjerviç i njohur si Bora Çorba paska me mbajt koncert me elemente çetnike në Leposaviç, Republika e Kosovës sonte, i ftoj të gjithë ata qe më janë vërsul mua duke me rivendikuar patriotizmin e tyre hipokrit, të shpërfytyruar qe e kanë mundësinë ta ndalojnë performancë e këtij çetniku duke i dimostru vetit ne radhë të parë…
Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama përmes deputetes Albana Vokshi, pasi e akuzoi opozitën si fabrikuese të shpifjes, duke ju referuar debateve se po nxirren studentët nga konviktet për shkak të strehimit të afganëve. “Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave. Turpet e tua nuk i ka harruar njeri, prandaj kursejua qytetarëve shkulmet prej hipokriti”, thuhet në reagimin e Albana Vokshit.
Imami i xhamisë së Rrugës së Kavajës Ahmed Kalaja është denoncuar në komisariatin nr. 2 nga pronarja e një lokali komedie në kryeqytet. Gjithçka nisi në datën 15 gusht të këtij viti kur në këtë lokal ishte mbajtur një stand up komedi ku ironizohej ezani. Kjo ka sjellë një reagim të ashpër të besimtarëve myslimanë të cilët kanë shkuar jashtë ambienteve të lokalit duke kërkuar që ky biznes të kërkonte ndjesë për fyerjen e bërë ndaj fesë së tyre. Po ashtu në polici është denoncuar edhe një qytetar tjetër i identifikuar si Dashamir Kalaja i cili sipas pronarëve të lokalit…
Janë 7,260 raste të reja me koronavirus të regjistruara në Itali nga 206,531 testime të kryera në 24 orët e fundit. Shkalla e pozitivitetit sot është 3.5%, nga 3.1% të mërkurën. Në 24 orët e fundit ka pasur 55 vdekje, ndërsa janë 5465 të shëruar. Njësitë e kujdesit intensiv u rritën me 18 (460 në total), ndërsa 68 pacientë të tjerë u shtruan në spitalet e tjera Covid. Që nga fillimi i pandemisë, ka pasur 4,464,005 raste dhe 128,634 vdekje. Rastet pozitive aktuale rriten në 130,502 me një rritje prej 1,720 raste në 24 orët e fundit. Sipas të gjitha…
Fansat e Kourtney Kardashian po aludojnë se ajo është shtatzënë me të fejuarin e saj, Travis Barker. Spekulimet erdhën për shkak të një imazhi që ajo ka publikuar me artistin, ndërsa ishte ulur në prehërin e tij, shkruan The Sun. Zeshkania ishte parë e veshur me një fustan që i zbulonte tiparet trupore, e sidomos barkun. Travis në anën tjetër po e përqafonte Kourtneyn, ndërsa dorën e kishte të vënë në njërën prej këmbëve të saj. “Kourt është shtatzënë”, ka qenë një prej komenteve të fansave të saj. Një tjetër detaj i zbuluar tek ajo është ndalimi i përdorimit të…