Author: tirana

Vaksina COVID-19 e kompanisë Moderna mund të jetë e lidhur me një rrezik më të lartë të një gjendje të rrallë të zemrës tek të rinjtë. Një raport citoi një burim që tha se ishte shumë herët që rregullatorët të arrinin në një përfundim dhe se puna shtesë ishte e nevojshme para se të bëhej ndonjë rekomandim. Rregullatorët shëndetësorë në qershor i kishin shtuar literaturës që shoqëron vaksinat e ARN -së të prodhuara nga Moderna dhe Pfizer një paralajmërim në lidhje me rrezikun e rrallë të inflamacionit të zemrës që mund të ndodhte kryesisht tek meshkujt e rinj. Sidoqoftë, ata…

Read More

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, njofton se është shtyrë nisja e vitit të ri shkollor 2021-2022. Në një konferencë për media, ministrja Kushi deklaroi se ky vit shkollor nuk do të nisë më 13 shtator, por më 27 shtator 2021. “Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021. Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në…

Read More

Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, të miratuara dy ditë më pare nga Qeveria e Kosovës. MSH njofton se mbyllen klubet e natës dhe do të ndalohen ahengjet familjare, si dasma e fejesa. Me masat e reja po ashtu ndalohet hyrja në mjetet të transportit publik pa maskë. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy udhëtarë. Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës…

Read More

Amber Rose së fundmi ka akuzuar partnerin e saj Alexander Edwards për tradhëti. Përmes rrjeti të saj social,Instagram, Amber tregoi se babai i djalit të saj e ka tradhëtuar me të paktën 12 gra. Amber Rose ndau me ndjekësit një story mbi lidhjen e saj të gjatë me Alexander Edwards dhe e akuzoi atë për tradhëti ndaj saj me të paktën 12 gra. “Jam lodhur duke u mashtruar dhe duke u turpëruar jashtë syrit të mediave.Të gjithë e dinit që ai ishte në një lidhje dhe me një fëmijë dhe vendosët ta pranonit gjithsesi. Unë i pashë të gjitha mesazhet.…

Read More

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një 20-vjeçar, i cili dyshohet se ka vendosur zjarr në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Dogji me zjarr një sipërfaqe toke shpallet në kërkim policor autori i dyshuar. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, shpallën në kërkim policor shtetasin: I.H., 20 vjeç, banues në fshatin…

Read More

Militantët talebanë kanë kryer kërkime, shtëpi më shtëpi, në qytetin perëndimor të Heratit për të gjetur gazetarin e Deutsche Welles, i cili tani punon në Gjermani. Pasi nuk kanë gjetur atë, militantët talebanë, kanë ekzekutuar një të afërm të tij dhe kanë plagosur rëndë një tjetër. Familjarët e tjerë arritën të shpëtojnë dhe tani janë në arrati, raporton BBC. ‘Vrasja e një të afërmi të një prej redaktorëve tanë nga Talebanët në Herat është tragjike dhe dëshmon për rrezikun akut në të cilin gjenden të gjithë punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan’, tha drejtori i përgjithshëm i DW,…

Read More

Polica e Durrësit ka vendosur në pranga 26-vjeçarin Enger Muça, pasi gjatë kontrolleve i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 2 krëhëra me 15 fishek. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Njoftimi i Policisë: Durrës Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Policia e Durrësit për rastet e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet. Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme…

Read More

Vendet evropiane dhe Australia kryesojnë një renditje të re të sistemeve ndërkombëtare të kujdesit shëndetësor, në një raport të publikuar nga një qendër studimore me ndikim në SHBA. Në krye të listës ishte Norvegjia, e ndjekur nga Holanda dhe Australia e vendit të tretë, raporton euronews. Shërbimi Kombëtar i Shëndetit Britanik (NHS) kishte kryesuar renditjen herën e fundit që ata u botuan në vitin 2017, por që atëherë ka rënë në vendin e katërt, Sistemi i kujdesit shëndetësor i Shteteve të Bashkuara ishte i fundit, një pozicion që e ka zënë që kur renditja u bë me 11 vende në…

Read More

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë marrë në dorë dosjet e para. Pas zyrtarizmit të 27 emrave, mësohet se prej disa ditësh ka nisur me intensitet puna dhe hetuesve të rinj u janë dhënë në dorë çështje konkrete sipas profilit. Disa do të merren me krimin e organizuar dhe disa të tjerë, që kanë profil ekonomik, do të merren me korrupsionin. Por interesant është fakti se amerikanët do të jenë personat që do të asistojnë dhe mbikëqyrin gjithçka. Të mërkurën u konfirmua se në Tiranë ka ardhur agjenti Steve Butler. Por si FBI do të asistojë BKH? Agjentët do…

Read More

Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin, por pasditja pritet të sjellë vranësira. Vranësirat do të shfaqen fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë gjysmën lindore të vendit tonë por pa mundur të sjellin reshje. Ndërsa vija bregdetare mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të nxehtë. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 16°C mëngjesi deri në 36°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3…

Read More

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka falenderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për mirëpritjen e afganëve. Me anë të një postimi në “twitter”, zyrtari i lartë amerikan nënvizon se i janë shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të NATO-s, në këtë rast Shqipërisë. Postimi i Antony Blinken: Faleminderit @ediramaal për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO.

Read More

Një 49-vjeçar është arrestuar në Capitol Hill pasi kërcënonte se kishte bombë. Floyd Roy Roseberry iu dorëzua vetë autoriteteve pasi kishte dhënë alarmin se mbarte eksploziv me vete. Ai parkoi kamionin pranë Bibliotekës dhe më pas shpërndante video kërcënuese në rrjetet sociale. Ishte një officer që pikasi 49-vjeçarin me një mjet në dorën e tij që dyshohej se ishte shpërthyese. Policia rrethoi menjëherë vendin teksa u përfshi në negociata me autorin. Gjithsesi Policia po kontrollon kamionion teksa shumë godina në Capitol Hill janë evakuar, kurse të tjerëve u është bërë thirrje mos lëvizin.

Read More