Author: tirana

UEFA ka bërë publik finalistët për çmimin e lojtarit të vitit dhe trajnerit të vitit për sezonin 2020/21. Një garë e ethshme pritet të jetë ajo për teknikun më të mirë, ku mes tre më të mirëve gjejmë emra të mëdhenj si Roberto Mancini, fitues i “Euro2020”, Thomas Tuchel fitues i Champions League dhe Super kupës europiane. Mes Mancinit dhe Thuchel ndodhet edhe Pep Guardiola, fitues i Premier League dhe finalist i Champions League. Gara për trofeun e trajnerit të vitit pritet të ndahet mes Mancinit dhe Thucel. Nuk pritet të ketë shumë dyshime në lidhje me lojtarin e vitit…

Read More

Tirana ndër vite ka pritur gjenerata të tërë artistësh, aktorë e shkrimtarë, shumë prej të cilëve sot nuk jetojnë më. Por, qyteti që vijon të ndryshojë, fshihet ende në kujtesën e shumë prej atyre që sot e kujtojnë me nostalgji si ka qenë, pa e fshehur kënaqësinë se Tirana po transformohet e zhvillohet si një qytet modern e kozmopolitan. Dokumentari I publikuar së fundmi, me titullin “Mitet e Tiranës”, tregon përmes rrëfimeve mbresëlënëse të emrave të njohur si Fatos Kongoli, Bujar Kapexhiu, Luljeta Bozo, Skënder Kamberi dhe Edmond Tupja, Tiranën e dikurshme, por edhe Tiranën e sotme. Aty ngërthehen kujtimet…

Read More

Ish-bashkëshorti i modeles Adrola Dushi ka konfirmuar lidhjen e re. Adis Patushi ka ndarë një foto në Instastory, ku shfaqet duke i dhuruar një puthje në faqe një vajze bionde, por identiteti i saj nuk mund të zbulohet pasi ai ka përdorur filtra. Ndarja mes Patushit dhe modeles shqiptare u konfirmua në vitin 2017. Ata janë prindër të një djali, Troit, i cili erdhi në jetë kur modelja ishte vetëm 20 vjeç, ndërsa ish-partneri i saj 24 vjeç. E ndërsa vitet kalojnë, Adrola vazhdon të jetë një nënë beqare e përkushtuar tek karriera dhe tek i biri, por duket se…

Read More

Pas lajmit për zhdukjen e dy shqiptarëve të mitur, Kristianit dhe Amantias në Spanjë. Mamaja e fëmijëve dyshon se ata janë rrëmbyer nga i ati, megjithatë autoritetet janë ende duke hetuar. Lajmi duket se ka prekur dhe partneren e Ronaldos, Georgina Rodriguez, e cila ka publikuar në rrjetet e saj sociale portretet e dy fëmijëve dhe i bën thirrje ndjekësve që ta shpërndajnë sa më shumë këtë lajm. Kujtojmë se familja Toska jetonte në Gjermani, ndërsa nga atje, fëmijët dhe i ati dyshohet se kanë shkuar në ishullin Tenerifes, ku dhe dyshohen se po mbahen të fshehur të vegjlit.

Read More

Janë sekuestruar rreth 50 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se policia e Filatit, ka ndaluar një mjet brenda së cilës janë gjetur e sekuestruar 3 çanta me drogë. Autoritetet kanë mundur të arrestojnë shoferin e makinës, i identifikuar si një shqiptar. Ndërsa një tjetër, shtetas grek, është shpallur në kërkim. Emri i këtij të fundit rezulton në agjencinë e makinave me qira, pasi mjeti që kishin përdorur, ishte siguruar nga një kompani.

Read More

Dua Lipa ndodhet me pushime së bashku me familjarët e saj. Së fundmi këngëtarja ka ndarë foto me kunatën e saj të njohur, Bella Hadid, teksa të dyja nxjerrin në pah format perfekte të trupit. Këngëtarja dhe modelja e kanë ndarë foton në rrjete sociale, e imazhi është pëlqyer shumë. Kujtojmë se Dua pak javë më parë ishte me pushime në Shqipëri, ku shërbeu dhe si një promovuese shumë e mirë e bukurive shqiptare me fotot e videot e shumta që realizoi në vendin tonë.

Read More

Pas përfundimit të të gjithë dëshmitarëve të pyetur për problemin e “tradhtisë” së madhe të Kadri Hazbiut, procesi gjyqësor ndaj tij dhe shokëve që e pasonin në atë sallë të vogël të ndodhur brenda ambienteve të burgut të sigurisë së lartë nr.313 u mbyll. Kishin kaluar një javë të tërë plot cfilitje dhe tension duke dëgjuar dhe ridëgjuar akuza pas akuzash, por që si Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu, ashtu dhe Llambi Peçini, Gani Kodra, Ali Çeno etj., të cilët ishin në atë bankë të akuzuarish, patën kurajo të kundërshtonin dhe të mohonin gjithçka që ishte e pasaktë. Këto të…

Read More

Një 50-vjeçar në Vlorë ka shantazhuar me video intime vajzën e tezes, për ti marrë para. Mësohet se ai e kërcënonte vazhdimisht se do ti publikonte pamjet në rrjetet sociale nëse ajo nuk do ti bindej kërkesave të tij. Të dy kushërinjtë kishin krijuar një familje, por çuditërisht mes tyre kishte lindur një ndjenjë sentimentale, duke kaluar në raporte intime. Mirëpo këto raporte intime janë filmuar nga 50-vjeçari me inicialet A.P, i cili më pas ka filluar ta shfrytëzojë këtë marrëdhënie për qëllime përfitimi. Policia dhe prokuroria e Vlorës, në telefonin e gruas, ka gjetur dhjetëra biseda me përmbajtje shantazhuese,…

Read More

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, reagon pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të shtyrë me dy javë nisjen e vitit të ri shkollor, nga 13 shtatori më 27 shtator. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Pampuri thekson se shtyrja e nisjes së shkollës dëshmon dështimin e qeverisë me mësimin online, ndërsa shton se ky vendim do të sjellë tjera boshllëqe për nxënësit. “Shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Ç’arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës per familjet me femijet me aftësi te kufizuar. Boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues…

Read More

Të gjithë kanë një mik, që kur vjen puna tek paratë nuk kursehen aspak. Ai gjen gjithmonë një arsye për të shpenzuar, pavarësisht nga rasti. Këto janë shenjat e Horoskopit që njihen për shpenzimet pa kriter. Shigjetari Personat që i përkasin kësaj shenje janë gjithmonë në borxh, por dinë ta trajtojnë mirë situatën. Kjo do të thotë, se dinë t’i menaxhojnë mirë borxhet. Dëshira për të udhëtuar dhe shijuar lirinë gjithashtu ka një ndikim tek shpenzimet që bëjnë. Ujori Këtyre personave u pëlqen t’i shpenzojnë paratë që fitojnë për gjëra të ndryshme. Blejnë gjëra dhe produkte të fundit, duke mos…

Read More

Publikohen pamjet e një aksidenti të ndodhur një ditë më parë në Peshkopi, ku një automjet ka përplasur një këmbësor në mes të rrugës. Nga pamjet e një kamere sigurie duket një mjet tip “Benz”, që nuk ndalon teksa para ka këmbësorë, por vijon lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur një prej tyre. Raportohet se i lënduari nuk ka marrë dëmtime serioze. Siç shihet dhe në video, menjëherë pas përplasjes, këmbësori ngrihet dhe përqafon një qytetar, i cili afrohet t’i japë ndihmë me duar në kokë, ndërkohë që shoferi largohet pa dalë fare nga makina.

Read More