Author: tirana

Një grua është qëlluar për vdekje në mes të rrugës nga talebanët pasi nuk kishte veshur burka. Mediat e huaja kanë publikuar një foto të rëndë ku shihet një grua e shtrirë në tokë e mbuluar me gjak, pasi është ekzekutuar nga talebanët sepse kishte dalë në rrugë pa burka. Këto pamje të rënda vijnë një ditë pasi talebanët thanë se do të respektojnë të drejtat e grave. Premtimi u bë nga Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i vjetër i talebanëve, në daljen e tij të parë publike.

Read More

Një alarm për bombë është dhënë afër godinës së Capitol Hill në SHBA. Policia është përgjigjur menjëherë duke rrethuar kamionin e dyshimtë me autorin brenda që mund të ketë eksploziv. Autoritetet i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë larg zonës deri në sqarimin e ngjarjes. Kamioni ndodhet tek Biblioteka e Capitol dhe mësohet se autori i ka thënë një oficeri se ka bombë teksa në dorë dyshohet se mbante një shpërthyese. Momentalisht po bëhen negociata që i dyshuari të dorëzohet teksa nuk dihen ende motivet e tij.

Read More

Shqipëria dy sfidat e shtatorit në ‘shtëpi’ do i luajë në Elbasan Arena. Ishte parashikuar që ndeshjet Shqipëri-Hungari dhe Shqipëri-San Marino të luheshin në “Air Albania” në Tiranë, por fusha e stadiumit kombëtar do të rinovohet. Tapeti i ri pritet të jetë gati në mesin e shtatorit duke zhvendosur dy sfidat e vlefshme për kualifikueset e Katar 2022. Fillimisht Shqipëria udhëton më 2 shtator në Varshavë për t’u përballur me Poloninë dhe më pas kthehet më 5 shtator për të sfiduar Hungarinë e më 8 shtator San Marinon. NJOFTIMI NGA FSHF 📌 Botërori 2022 / Të rejat mbi stadiumin &…

Read More

Nëse Hëna do të ishte në gjysmën e distancës aktuale nga Toka, baticat do të ishin 8 herë më të larta. Disa ishuj do të zhyteshin plotësisht nën ujë për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa pjesa me e madhe e vijës bregdetare ka të ngjarë të bëhet e pabanueshme për shkak të baticave. Por baticat më të larta në oqeane, nuk do të ishin pasoja e vetme e një Hëne më afër Tokës Në filmin e Xhim Kerrit të vitit 2003 “Brusi i Plotfuqishëm”, personazhi kryesor fiton papritmas fuqi të ngjashme me Zotin, dhe i përdor ato fuqi…

Read More

Situata në Afganistan duket mjaft kritike pas marrjes së shteti në dorë nga ana e talebanëve. Njerëzit të dëshpëruar kërkojnë të gjejnë një mënyrë largimit, teksa aeroporti kryesor i vendit është pushtuar nga qindra, mijëra njerëz që kërkojnë të kapin avionin për tu larguar një orë e më parë nga vendi. Para disa ditësh, u bënë virale disa pamje ku shikoheshin se si dy njerëz ranë nga avioni në momentin që ishte në lartësi duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Por, sipas mediave afgane njëri nga personat që ka ndërruar jetë është Zaki Anuari, futbollist 19-vjeç i kombëtares afgane të futbollit.…

Read More

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 522 raste të reja me COVID-19 dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të enjten është takuar me përfaqësues të tri organizatave të Kombeve të Bashkuara, me të cilët ka diskutuar lidhur me përgatitjet që po bën Kosova për të strehuar qytetarët nga Afganistani, të cilët kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara. Gjatë takimit me koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për zhvillim, Ulrika Richardson, Erol Arduc nga Agjencia për Refugjatë (UNHCR) dhe Anna Rostocka nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Osmani tha se strehimi i shtetasve afganë po bëhet në bashkëpunim me SHBA-në. “Ne jemi të hapur për t’i mirëpritur qytetarët nga Afganistani sepse askush më mirë se…

Read More

Një vrojtues ka bërë një akt heroik në det duke shpëtuar nënë e bir nga mbytja, por vetë ka përfunduar rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Spillesë ku vrojtuesi i plazhit, Idajet Roçi ka pikasur në det nënë e bir që kërkonin ndihmë dhe menjëherë u zhyt për të nisur misionin e shpëtimit. Roçi arriti të shpëtojë fillimisht nënën e më pas të birin, por për shkak se deti në Spille ishte i trazuar dhe me dallë, vrojtues ka pirë ujë dhe ka shfaqur menjëherë probleme shëndetësore. STATUSI NGA FEDERATA SHQIPTARE “VROJTUESIT E PLAZHIT” Misioni yne eshte…

Read More

Kosova ka regjistruar shifra të larta të rasteve të reja me koronavirus.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 11, 373 teste prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 2, 236 persona. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bën me dije se 8 persona kanë humbur jetën. Ndërsa ditën e sotme janë shëruar 138 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 103, 546 të shëruar. Njoftimi i plotë: 19 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit…

Read More

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Mevlani duket se e ka hedhur pas historinë me Ledjanën dhe tani po shihet në shoqërinë e një tjetër ish-konkurrenteje tjetër. Bëhet fjalë për Antonelën, e cila e shprehu hapur pëlqimin për të, por Mevlani asokohe zgjodhi të vazhdonte me Ledjanën. Së fundmi Mevlani dhe Antonela janë parë duke darkuar së bashku në shoqërinë edhe të dy personave të tjerë. Fotografia është shpërndarë nga të dy ish-konkurrentët, duke lënë vend për dyshime se mes tyre mund të ketë nisur diçka.

Read More

Tre të rinj nga Gramshi kanë rënë në prangat e Policisë pasi kanë kundërshtuar efektivët e “Shqiponjave” dhe nuk i kanë lejuar të ushtrojnë detyrën. Ata janë arrestuar në kushtet e flagrancës nga oficerët e krimeve në Gramsh. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasit Zmain Menko 25 vjeç, Nertil Zani 27 vjeç, dhe Kristi Dragoti 23 vjeç, të tre banues në Gramsh. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në pedonalen e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të një aktiviteti festiv kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë ushtrimin…

Read More