Radhë kilometrike janë krijuar në pikën kufitare të Kapshticës. Kthimi i emigrantëve pas pushimeve në vendin tonë, ka krijuar një trafik të madh në Kapshticë. Qytetarëve u duhet të presin me orë të tëra në temperatura të larta për të kaluar në Greqi. Ndërkohë mësohet se strukturat doganore janë angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve. Shumë doganierë janë filmuar teksa shpërndajë shishe uji për qytetarët që presin në radhë. Njoftimi i Doganës: Kthimi i emigrantëve pas pushimeve në vendet e tyre të punës ka krijuar rradhë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës. Strukturat Doganore të kësaj Dege janë angazhuar…
Author: tirana
Kompozitori Shpëtim Saraçi ka shpëtuar për mrekulli nga mbytja pasi jeta iu rrezikua seriozisht nga një gropë thithëse e krijuar nga rrymat e ujit në Plazhin e Hamallajt. Ka qenë një nga vrojtuesit e plazhit, Ismet Keta, i cili ka pikasur se dy persona kërkonin ndihmë për mikun e tyre, që ishte kompozitori dhe ka hyrë në mes të vorbullës. Rasti është publikuar fillimisht nga skuadra e vrojtuesve të plazhit, por Dosja.al shkruna se personazhi misterioz është në fakt kompozitori shumë i dashur për publikun, Shpëtim Saraçi. POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS: Personi ne foto eshte nje personazh shume i…
Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij. Policia ka vënë në pranga shtetasin O.A, i cili ka përndjekur ish-të dashurën, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje. NJOFTIMI I POLICISË: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. A., 34 vjeç, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje.
Bota është plot me mrekulli që nëse i shohim nga afër, mund të na befasojnë. Sigurisht, jo të gjithë kanë talent për t’i kushtuar vëmendje mjedisit të tyre përreth dhe shpesh madje as për gjërat që janë para tyre. Ne dëshirojmë që ju të stërvitni fuqitë tuaja të vëzhgimit dhe durimin prandaj kemi përgatitur këtë kuic, ku duhet të gjeni dy ndryshime në këtë foto. Nëse nuk e gjeni dot, përgjigjen e keni poshtë:
Për qeverinë amerikane, nxjerrja nga Afganistani i 20.000 bashkëpunëtorëve të tyre mes të cilëve 1000, që pritet të vijnë në Shqipëri po kthehet në “Mission Imposible”, ‘mision i pamundur’. Kjo si pasojë se kaosit që ka përfshirë aeroportin ndërkombëtar Hamit Karzai në Kabul. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, përmes What’s app bisedoi me njërin prej 300 afganëve të parë, që supozohej të mbërrinte në Shqipëri dy ditë më parë. Ai ndodhet në perimetrin e jashtëm të aeroportit duke pritur dhe përmes kësaj video të dërguar në Top Channel ilustron situatën afër tij. I pyetur nga Top Channel përse nuk…
As Tirana dhe as Durrësi nuk do të jenë destinacionet e para ku do akomodohen afganët që do të vijnë gjatë kësaj jave në Shqipëri. Grupi i parë i afganëve që do të mbërrijnë në Shqipëri pritet të akomodohet në qytetin e Beratit. Burime për tirananews bëjnë me dije se këto ditë po bëhen përgatitjet në hotelet e këtij qyteti për të garantuar kushte sa më komode për qytetarët afganë në Berat. Pas Beratit grupi tjetër do të jetë në Tiranë dhe në Durrës Kryeministri Rama konfirmoi se në Shqipëri do të vijnë mbi 1000 afganë brenda kësaj jave. Por,…
Nëse jeni i apasionuar rreth gatimit, mund të keni vënë re që terminologjia në librat e gatimit ndryshon me kalimin e kohës. Në librat e vjetër të gatimit, pana apo qumështi kategorizoheshin në varësi të sasisë së yndyrës (gjalpit) që ato përmbanin. Tanimë ndodh e kundërta. Pra kur shohim të përmendet gjalpi, pas tij vjen edhe shpjegimi i sasisë së qumështit natyral që ka në përbërjen e këtij produkti. Yndyra në qumësht Përmbajtja e yndyrës në qumësht, mund të ndryshojë midis racës së lopëve apo edhe llojit të ushqimit. Shumica e racave japin mesatarisht 3.5 % në 4 % yndyrë…
Të tjera pamje tronditëse dalin nga Kabuli. Nënat e dëshpëruara afgane i hodhën fëmijët e tyre mbi telat me gjemba në aeroport, ndërsa iu përgjëruan ushtarëve britanikë që t’i dërgonin në në vend të sigurt. Një oficer ushtrie rrëfeu skenën për “Indipendet” duke u shprehur: “Kishte nëna të dëshpëruara që po dhunoheshin nga talebanët. Ato bërtisnin: ‘ma shpëto fëmijën!’ dhe i hidhnin foshnjat te ne. Disa foshnja ranë mbi telat me gjemba. Ajo çka ndodhi ishte një tmerr. Deri në fund të ditës nuk mbeti asnjë prej nesh pa qarë”. Mediat britanike kanë publikuar pamje kur fëmijët kalojnë përtej telave…
Policia e Durrësit ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi është kapur me drogërat të forta në automjet. Uniformat blu bëjnë me dije se Fabio Karaboja është prangosur pasi u konstatua gjatë kontrollit rutinë të efektivëve. Në çantën e dorës, të riut iu gjetën 37 doza me lëndë narkotike heroinë, 26 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi vlere monetare prej 143.000 lekë të reja, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Benz”, me të cilën ky shtetas po lëvizte. Njoftimi i plotë: Goditet një tjetër rast…
GJKKO ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për juristen Blerta Turku. Kjo e fundit ishte në arrest me burg, pasi u ndalua së bashku me kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Gjatë vendimit që duhet të merrte për të Gjykata e Posaçme ajo u pa me lot në sy dhe pyeti: Pse duhet të mbetem unë në qeli? Turku ka qënë zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, ndërsa roli i saj në dosjen e abuzimit me tenderin, ende është i paqartë.
Në aeroportin e Rinasit kanë hyrë mbi 100.000 shtetas shqiptarë, që nga dfata 1 korrik e deri më tani. Kjo ishte shifra që u deklarua nga policia e Shtetit ditwn e sotme. Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj bëri të ditur nga Rinasi se përgjatë sezonit turistik, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas janë kapur 13 persona të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si dhe jane proceduar gjithsej 40 shtetas, 11 prej tyre për falsifikim dokumentesh. NJOFTIMI: Nga 1 korriku deri sot, nëpërmjet pikës së kalimit të kontrollit kufitar në aeroportin e…
Besimtarët bektashianë festojnë sot ‘Ditën e Ashures’, e cila cilësohet si dita e cilësohet si dita e martirizimit të Imam Husejnit. Ky i fundit besohet se u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe fenë e islamit. Dita e Ashures, e cila rrjedh nga fjala “ashr”, që do të thotë dhjetë në arabisht, është një ditë e rëndësishme për sa i përket historisë së profetëve. Ajo përkon me ditën e dhjetë të muajit të parë Muharrem…