Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën aktuale të vatrave të zjarrit në Republikën e Shqipërisë, ku thekson se vijon të jetë problematike situata në disa zona veriore. Sipas MM, në fshatin Thirrë të Mirditës ka shumë tym dhe erë të fortë, duke vështirësuar kryerjen e operacioneve efektive nga toka, ndërsa janë edhe disa vatra të tjera në këtë qark, por pa rrezik për banesat. Njoftimi i MM: 19 Gusht 2021 Qarku Lezhë 1.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Në zonë ka shumë tym dhe erë të fortë, si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve efektive nga toka, megjithate situata…
Author: tirana
Nëna e të riut, trupi i pajetë i të cilit u gjet pas dy ditësh në breg, dhimbjen e saj nuk e ka mbajtur dot përbrenda, por me disa rreshta prekës në rrjetet sociale e ka vajtuar me zë të lartë djalin që nga sot nuk do i thotë dot “nënë”. Ajo ka shkuar edhe lajmin se trupi i djalit të saj u gjet, teksa më herët ka shkruar se me humbjen e djalit, në familjen e saj nuk do të ketë kurrë më gëzim. “Me dhimbjen shumë të madhe po tregoj se trupi i djalit ton u gjet. C’ka…
Tajar Fetiu, është i riu 24-vjeçar të cilit iu bë atentat mbrëmë në mesnatë ndërsa kthehej në shtëpi. Autori qëlloi 6 herë në drejtim të tij pastaj vrapoi në ngushticat e lagjes. I riu u transportua për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia deklaron se e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. 24-vjeçari jetonte prej shumë vitesh në Londër dhe kishte ardhur në qytetin e Beratit për të vizituar shtëpinë e vjetër të familjes, teksa kjo e fundit jetonte në Tiranë. Në spitalin e Beratit ka shkuar shtetasi T.F., 24 vjeç për ndihmë mjekësore,…
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana drejt Italisë, TIA rikujton se është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit dhe se në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot. Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/ Sipas njoftimit për të udhëtuar drejt Italisë duhet të: – Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.
Policia e Shkodrës vijon kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri. Blutë e qytetit verior njoftojnë se kanë vënë në pranga një 17 vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete, ndërsa kanë sekuestruar pistoletën. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditen e verimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative se një i mitur qarkullonte me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit…
Arnold Azizolli dhe Amarildo Dule, janë dy 30-vjeçarët që janë shpallur në kërkim nga policia. Dy personat janë të dyshuarit kryesorë si autorët e atentatit të mbrëmjës së djeshme ndaj 24-vjeçarit Tajar Fetiu. Policia me anë të një njoftimi zyrtar raporton se dy personat janë banues në Berat. Ata të dy plagosën me armë zjarri Fetiun në rrugën “Xhamia e Sahatit”. I riu ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka marër dy plumba. NJOFTIMI: Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur 24-vjeçari.Shpallen në kërkim dy shtetasit e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.Falë veprimeve…
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër vijon punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e këtij qarku. Gjatë një aksioni të fundit, policia ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin Sefer Rrapai, 28 vjeç, banues në fshatin Levan, Memaliaj, pasi ky shtetas dyshohet se ka vendosur zjarr në pyllin e fshatit Levan dhe si pasojë e përhapjes së flakëve…
Një sulm i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Marsejë të Francës ku si pasojë ka mbetur i vdekur një 14-vjeçar dhe janë plagosurdy persona të tjerë. Sipas raporteve të policisë dy persona të paisur me armë kanë qëlluar në rrugë në drejtim të personave kalimtarë dhe kanë plagosur dy të mitur përkatësisht të moshave 14 dhe 8-vjeç dhe kanë lënë pa jetë një tjetër 14-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e De Maronie rrreth orës 22:30 të darkës. Sapo kanë qëlluar, dy autorët janë larguar me motorçikletë nga vendi i ngjarjes.
Policia dhe polumbarët kanë gjetur dhe nxjerrë nga deti në Gjirin e Lalëzit trupin e pajetë të një të riu, që u mbyt duke u larë dy ditë më parë. Policia njofton se është nxjerrë nga deti trupi i pajetë i 22-vjeçarit A. S., banues në Tiranë. Durrës/Informacion paraprak Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.08.2021, se te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A.S., ju informojmë se: Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të…
Rudina Dembacaj gjen gjithmonë kohë për ndjekësit e saj kuriozë në Instagram, me të cilët zhvillon biseda virtuale. Ditën e djeshme, aktorja e humorit i dedikoi atyre një orë kohë për t’i bërë pyetje të ndryshme. Një ndjekëse, e cila kishte vënë re mungesën e fotove të moderatores me fëmijët e Mark Frrokut, bashkëshortit të saj, e pyeti: “Del më shumë me vajzën tënde në story dhe me fëmijët e Markut shumë rrallë”. Rudina, e cila ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të tre fëmijët e partnerit të saj, iu përgjigj: “Janë fëmijët e mi, s’ka…
Një 31-vjeçar nga Tirana është ndaluar nga polica në Shkodër me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara. Policia kufitare gjatë një kontrolli të detajuar në vijën e dytë të një automjet tip Audi, që drejtohej nga shtetasi B.M, kanë gjetur të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat i riu nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale…
Vendi ynë do të vijojë që të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta, të cilat do të ulen lehtë në mesditë. Sipas MeteoAlb kthjellime dhe temperatura të larta vijojnë të dominojnë në të gjithë Republikën e Shqipërisë gjatë paradites. Parashikohet që pasditja të lër me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat lindore duke rrezikuar edhe shira të papërfillshëm. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 19°C mëngjesi deri në 37°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e…