Kosova është e gatshme për pranimin e qytetarëve që do të evakuohen nga Afganistani, mirëpo koha e saktë e ardhjes së tyre nuk dihet ende. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një intervistë për kanalin televiziv britanik, Skynews se autoritetet po presin informacione lidhur me datën e saktë të arritjes së këtyre personave në Kosovë. “Është vetëm çështje ditësh. Do të varet sigurisht në atë sesi do të organizohet transportimi i tyre, sepse procesi organizohet nga Shtetet e Bashkuara. Ne do ta dimë [kohën e ardhjes së tyre] ndoshta deri në fund të kësaj jave”, ka deklaruar ajo.…
Author: tirana
Përkundër miteve që qarkullojnë nëpër mediat sociale, vaksinat anti-Covid nuk shkaktojnë impotencë apo infertilitet të burrat. Ndërkohë, është e vërtetë që virusi SARS-CoV-2, që shkakton sëmundjen e Covid-19, paraqet një rrezik për të dyja çrregullimet. Deri më tani, janë kryer pak studime mbi mënyrën se si virusi apo vaksinat ndikojnë në sistemin riprodhues mashkullor. Por studimi i fundit nga mjekët dhe studiuesit e Universitetin të Majemit, kanë hedhur një dritë të re mbi këto pyetje. Ekipi, ku përfshihem edhe unë, ka zbuluar implikime potencialisht të gjera për burrat e të gjitha moshave, përfshirë burrat më të rinj dhe ata të…
Një sherr mes disa personash ka ndodhur ditën e sotme në një lavazh nëRrogozhinë. “BalkanWeb” raporton se përplasja fizikka ndodhur te lavazh ‘Rusta’,kunjëri nga personat e përfshirë në sherr ka marrë çiften. Mësohet se ai nuk ka mundur të gjuajë me çifte, pasi personi i dytë i përfshirë në ngjarje, e ka qëlluar me grusht. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka bllokuar çiften.
Nuk arriti kurrë të ishte një brazilian i vërtetë, nga ato lojtarë që të bëjnë të dashurohesh e që nuk është e lehtë ta harrosh por Andreson ka qenë një futbollist jo pak i rëndësishëm për Man.United nga viti 2007-2015. Në moshën 33 vjeçare, një vit më parë, Andreson vendosi të largohej nga futbolli i luajtur por emri i tij është rikthyer fuqishëm në Brazil, jo për futboll por për një ngjarje të rëndë. Ish mesfushori është ndalur në kuadër të një operacioni ku përfshiheshin edhe tetë persona të tjerë, një organizatë kriminale, e cila merrej me vjedhje, zhvatje dhe…
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka vijuar me takime intensive me drejtues të zyrave vendore, drejtorive rajonale dhe përfaqësues të ministrisë, për të plotësuar çdo nevojë të mundshme të institucioneve arsimore të arsimit parauniversitar. Në një status në rrjete sociale Znj. Kushi ka publikuar momente të mbledhjes në mjedis virtual, në të cilat u diskutuan në detaje të gjitha çështjet e nevojshme, për të mirëpritur nxënësit në 1 shtator për mësim plotësues. “Takim online me drejtuesit e zyrave vendore arsimore, për të marrë të gjitha masat e nevojshme që shkollat të jenë gati për të mirëpritur…
Marina Vjollca është munduar që ta mbajë të fshehtë shtatzëninë, por ishin disa detaje që zbuluan se moderatorja e njohur është në pritje të ëmbël për herë të parë. Ajo u “zhduk” papritur nga ekrani dhe nga rrjetet sociale e për më tepër, postimi i fundit në Instagram-in e saj e tregon të veshur me një bluzë të zezë të gjerë. Më pas, miku i saj, Eraldo Rexho, zbuloi gjatë një interviste se në shtator pjesë e kopertinës së revistës “Who” do të jetë një personazh i njohur që pret të bëhet nënë. Ai shtoi se ajo është bionde dhe…
“Për’puthen” do nisë së shpejti sezonin e tretë. Autorja e programit Olsa Muhameti ka realizuar së fundmi një bisedë me ndjekësit në Instastory ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve të tyre. Kështu, ajo ka zbuluar se “Për’puthen” nis më 6 shtator dhe se janë në momentet e fundit të audicioneve. Po ashtu, Olsa ka treguar se janë zgjedhur edhe konkurrentët e parë që do të futen në studio. “Tashmë 3 vajza janë vendosur dhe 11 djem. Edhe pak ditë audicione do të vendosin përfundimisht kasting-un e ri të “Për’puthen”.-ka shkruar ajo kur është pyetur nëse janë zgjedhur konkurrentët e…
I riu që u gjet i vrarë me plumb në kokë në Babicë të Vlorës është Xhuljan Bullari. Bullari, 25 vjeç ishte brenda makinës së tij tip Fiat Punto, kur është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Drejt tij u qëllua 3 herë, por ka mjaftuar një plumb në kokë që ti shkaktonte vdekjen e menjëhershme.
Ministria e Mbrojtjes informon për situatën e zjarreve në vend, ku aktualisht Veriu është më i prekur. Zjarre ka në disa zona të Mirditës në qarkun e Shkodrës, në Pukë e Fushë-Arrëz si dhe në Kukës. Ndërkohë zjarri vijon dhe në Himarë, por nuk ka pasur zhvillim, ndërsa ndërhyrja është e pamundur. Qarku Lezhë 1. Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Vatra e zjarrit në drejtim të fshatit Xhuxh është nën kontroll. Në drejtim të fshatit Hebe vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët dhe momentalisht nuk ka rrezik për banesat. Po monitorohet nga forcat në terren…
Megi Pojani është një ndër personazhet publikë që njihet për natyrën e saj pa komplekse. Megjithatë duket se ka diçka që e shqetëson influencuesen, pasi së fundmi ka shprehur dëshirën për të bërë ndërhyrje në gjoks. Në një postim në rrjete sociale, Megi i drejtohet me disa fjalë doktoreshës së Spitalit Amerikan, Rezarta Kapaj, e cila ka realizuar dhe operacionin e së motrës, Inës, për zmadhimin e gjoksit. “Jeta ishte shumë e thjeshtë kur të treja ishim me c*ca të vogla. Por tani që e di ndjesinë, nuk e di më çfarë dua në jetë. Kush do të pijë martini…
Nevina Shtylla ka rrëfyer së fundmi emocionet e momentit të parë që është ngjitur në skenë. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory, modelja u pyet: “Si je ndjerë në momentin e parë që ke dalë para kamerave?”. Nevina shkroi: “Shumë emocione. Rrahje të forta zemre. Dhe sigurisht që ajo çfarë thashë ishte tjetër për tjetër nga ajo çfarë kisha planifikuar fillimisht të thoja. Kam qenë 15 vjeç dhe që atëherë më është dashur të punoj shumë, të dështoj e të provoj sërish, që të fitoj qetësinë që kam sot në skenë. Edhe pse emocionet janë më lehtësisht të…
Komentatori i njohur sportiv, Kostandin Grillo, vijon të kurohet në Turqi, pas infektimit me COVID-19, ndërsa duket se gjendja e tij shëndetësore fatmirësisht është përmirësuar. Lajmi e mirë e ka dhënë kolegu i tij, gazetari Ervin Petraq Baku, i cili thotë se trupi i komentatorit të njohur po shkon drejt normalizmit. Baku shkruan në “Facebook” se analizat e gjakut të Kosta Grillos kanë dalë mirë dhe se beteja e mjekëve është përqendruar te rikuperimi i mushkërive. Mesazhi i plotë: PËRDITËSIM Një lajm i mirë na vjen këtë mëngjes nga Stambolli. Kolegu, miku, vëllai, Kosta Grillo duket se ka marrë kthesën…