Author: tirana

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë lajmin e madh për heqjen e vizave për një prej shteteve të Ballkanit që është vend anëtar i Bashkimit Europian. Bëhet fjalë pikërisht për Kroacinë, ku qytetarët e saj do të udhëtojnë pa viza drejt SHBA-ve. “Sot kam nominuar Kroacinë për t’u bashkuar me Programin e Heqjes së Vizave. Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e jashtëzakonshëm të Kroacisë për të përmbushur standardet rigoroze për vendet pjesëmarrëse. Ne mezi presim një marrëdhënie edhe më të fortë SHBA-Kroaci”, shkruan kryediplomati amerikan në një reagim të tijin. Më parë presidenti Donald Trump…

Read More

Prodhimi i kriptomonedhës Bitcoin është përhapur në të gjithë botën duke marrë parasysh fitimet marramendëse që ajo sjell. Një “minierë” e prodhimit të Bitcoin u zbulua në zyrat qëndrore të policisë së Polonisë në Varshavë. Zëdhënësi i policisë, Mariusz Ciarka ka deklaruar për mediat vendase se një punonjës, jo efektiv, tentoi të vjedhë elektricitetin e qendrës për të prodhuar kriptomonedhën. “Fatkeqësisht kjo ndodhi në zyrat qëndrore. Kjo tentativë u zbulua shumë shpejtë” – është shprehur zëdhënësi. Pas kësaj ngjarje, punonjësi është shkarkuar nga detyra teksa prokuroria e Varshavës ka nisur hetimet. Kriptomonedhat si bitcoin-i funksionojnë në sajë të një rrjeti…

Read More

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Shumë pranë vatrës së zjarrit janë disa banesa private që rrezikohen nga flakët. Shërbimet zjarrfikëse dhe policia mësohet se kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë në zonë është ngritur një re e madhe tymi.

Read More

Sindi Loci, edhe pse tashmë Përputhen ka mbaruar prej muajsh, duket se ka ende debate për të nxitur me ish konkurrentët. E ftuar në emisionin “Në pranga”, teksa pyetej për mendimin e saj për secilin prej konkurrentëve të Përputhen, Sindi nuk është kursyer aspak për të dhënë mendimin e saj pa asnjë dorashkë. Teksa shfaqet fotoja e Sara Malaj, një tjetër ish konkurrente e Përputhen ajo shprehet: “Përse na përmendni emra të tillë në mes të ditës, na e shpifët.” Ndërkaq nuk ka munguar edhe reagimi i Sarës, e cila shkruan se arsyeja e urrejtjes së Sindit ndaj saj është…

Read More

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi po punonte në një fermë kanabisi në Hartlepool. Mediat britanike bëjnë me dije se Armand Hajredini, një emigrant shqiptar, denoncoi se e futën të ruante kanabis pasi e gënjyen duke i premtuar vend pune në ndërtim. 26-vjeçari duhet të kujdesej për 100 rrënjë kanabis me vlerë deri në 84,000 paund dhe këtë punë e bënte pa pagesë, ndërsa kishte marrë kërcënime ai dhe familja e tij që të mos linte punën. Kur policia mbërriti në banesën ku ndodhej Hajredini e gjeti atë në kopshtin e pasmë me çelësat dhe një celular…

Read More

8 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit nga policia e Tiranës, për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. D., 37 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit S. Ç. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Xh., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”,…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 25 qytetarë, në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë, Gramsh. Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,256 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (02 Gusht 2021)Raste të reja ditore 25Të shëruar në 24…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë afatin e dorëzimit të dokumenteve për kompanitë e interesuara për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Referuar afateve të reja, investitorët kanë kohë deri në datën 30 gusht 2021, duke iu dhënë edhe një muaj kohë kompanive të interesuara në ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, duke qenë se afati përfundonte në datën 28 korrik. Gara për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë Tunelin e Llogarasë, përmes një koncesioni me afat 35-vjeçar u hap në datën 30 qershor të këtij viti, ndërkohë që kjo është përpjekja e radhës, për të shpallur fituese një kompani,…

Read More

Rikthimi tek Juventusi nuk ndryshon planet e Cristiano Ronaldos. Ideja e tij mbetet e njëjtë: ai dëshiron të largohet dhe ta bëjë sa më shpejt të jetë e mundur. Çdo ditë që kalon e ndërlikon realizimin e kësaj dëshire, por portugezi nuk i është nënshtruar idesë së qëndrimit te “Zonja e Vjetër”. E ardhmja e tij varet nga Kylian Mbappé. Sulmuesi e di se nëse Reali mund të marrë francezin, PSG do të tentojë menjëherë që portugezi të plotësojë vendin e Mbappesë. Në Spanjë janë të sigurt se Florentino Pérez do të përpiqet të sjellë në Madrid sulmuesin e PSG-së…

Read More

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2,156 raste të reja me koronavirus, prej të cilave tetë u identifikuan në pikat hyrëse të vendit. Numri total i të infektuarve në vend shkon kështu në 497,061 me një ndryshim ditor prej + 0.4%, prej të cilëve 51.2% janë burra. Sipas raportimeve, nga rastet e regjistruara shtatë ditët e fundit, 155 besohet se kanë udhëtuar jashtë, ndërsa 1,687 të tjera janë raste kontakti. Numri i viktimave për 24 orët e fundit është tetë ndërsa që nga fillimi i epidemisë bilanci i viktimave është 12,983. Prej tyre, 95.2% kishin sëmundje shoqëruese…

Read More

Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare. Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik. Pijet më të shëndetshme për zemrën Gjithçka që hamë dhe pimë ka një ndikim të fortë në çdo organ të trupit. Më poshtë do të lexoni për pijet…

Read More

Gjermania ka bërë disa ndryshime në kushtet e hyrjes për të gjithë udhëtarët shqiptarë, duke nisur nga testi për koronavirusit tek dëshmia e vaksinimit dhe dëshmia e shërimit nga virusi. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada gjermane në Tiranë i bën thirrje qytetarëve që të njihen me kushtet e reja për të shmangur përhapjen e Covid-19. Ja çfarë duhet të dinë udhëtarët: 1.Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë Duke nisur nga dita e diel, 1 gusht 2021, Qeveria Federale ka ndryshuar kushtet e hyrjes në Gjermani për të gjithë udhëtarët. Për hyrjen në vend,…

Read More