Author: tirana

Gjyshja dhe nipi janë viktimat e shpërthimit dhe zjarrit në një apartament në rrugën 38 Folegandrou, në Kato Patisia të Greqisë, që ndodhi mëngjesin e sotëm. Sipas mediave vendase dhe informacionit nga Shërbimi Zjarrfikës, në apartamentin që ndodhet në katin e 4-të të një ndërtese pesë-katëshe, pati një rrjedhje nga një bombol gazi, e cila më pas shpërtheu duke shkaktuar dy viktima. Nipi, rreth 35 vjeç, u hodh nga shpërthimi dhe u gjet i vdekur në trotuarin para pallatit, ndërsa gjyshja e tij, 80 vjeçe, u gjet e djegur pasi zjarri u shua nga zjarrfikësit. Rasti u mor nga Policia…

Read More

Një aksident u regjistrua në Gjoricë të Bulqizës. Një mjet tip “Benz” u përplas me një fuoristradë dhe për pasojë mbetën disa persona të plagosur. Ata u dërguan në spitalin e Dibrës, ku po marrin trajtim mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhu shkaqet e aksidentit.

Read More

Berlini zgjedh një qasje të ashpër ndaj atyre të cilët refuzojnë të vaksinohen kundër Covid, duke ndërprerë në këtë mënyrë dhënien e testeve falas. Sipas gjermanes Bild, kjo do të ndodhë në momentin që të gjithë do të kenë mundësi të vaksinohen me dozën e dytë, pra në fund të muajit shtator ose në fillim të muajit tetor. Një vendim i tillë synon të rrisë ritmin e vaksinimeve. Që nga muaji mars qytetarët gjermanë dhe ata që jetojnë në Gjermani mund të kryejnë teste të shpejta për koronavirusin në farmacitë dhe qendrat e caktuara në të gjithë vendin. Testimet nga…

Read More

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar përmes një lidhjeje direkte me studion e lajmeve në “News 24”, komentoi, kërkesën e SPAK për rihapje të “Çështjes së Gërdecit dhe shpalljen ‘non grata’ tretë ish-kryeministrit Sali Berisha nga SPAK. Sipas Ngjelës, nëse vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, për Gërdecin është e parashtruar, atëherë, kjo çështje nuk mund të rigjykohet. Por avokati është i mendimit, se nëse gjykimit i ka përfunduar afati, atëherë, në hetim të vendosen prokurorët që e kanë mbajtur rastin në “sirtarë”. Sakaq, sa i përket shpalljes ‘non grata’ të Berishës, Ngjela tha se vendimi është dhënë nga FBI dhe…

Read More

Moderatorja Alesia Bami prej disa ditë po shijon pushimet në Greqi, në vendin luksoz, Mykonos. Alesia ka publikuar një fotografi në “Instagram” ku shfaqet me rroba banje blu, që i theksojnë mjaft bukur format trupore bombastike dhe mban veshur një palë shapka dhe një kapele në kokë. E si gjithmonë kanë “shpërthyer” komplimentet për Bamin! “I çmende grekët andej me bukurinë tënde”, është një ndër komentet e fansave.

Read More

Juventusi nuk e lëshon kapitenin dhe kampionin e Europës me Italinë, qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini. Ditën e sotme ai është paraqitur në ambientet e klubit për të folur për rinovimin e kontratës dhe marrëveshja është arritur. Chiellini do të nënshkruajë një marrëveshje të vlefshme deri më 30 qershor 2023 dhe pritet që shumë shpejt Juventusi të dalë me komunikatë. Giorgio Chiellini set to sign a new contract with Juventus until June 2023. Two-years extension to be announced soon. ⚪️⚫️ #Juve @SkySport…and it means he’s planning to be part of Italy team at Qatar World Cup 2022. 🇮🇹 #Chiellini— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano)…

Read More

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka prezantuar zv.ambasadorin e ri amerikan në vendin tonë, Demian Smith. Përmes një postimi në twitter, Ambasada Amerikane shkruan se Smith ka ardhur edhe më parë në Shqipëri, por si turist, megjithatë ka mundur që të zotërojë gjuhën e vendit tonë. Ambasada thekson se SHBA mezi pret që ai të rizbulojë mikpritjen e popullit shqiptar dhe miqësinë e ngrohtë mes amerikanëve dhe shqiptarëve. Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane: “Bashkohuni me ne për të mirëpritur Zv. Ambasadorin tonë të ri, Demian Smith në Shqipëri! Z. Smith është një diplomat karriere, i cili e ka vizituar për…

Read More

Dashnor Kaloçi Publikohet historia e panjohur të kolonel Xhaferr Peçit me origjinë nga fshati Kuç i Kurveleshit të Vlorës, pinjoll i një prej familjeve të njohura të asaj zone, e cila gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), u angazhua e gjitha me Luftës Antifashiste, ku Xhaferri me të atin dhe katër vëllezërit, morën pjesë aktive në formacionet partizane të rrethit të Vlorës dhe në Brigadën e Përë Sulmuese të Mehmet Shehut, ku ai u emërua me detyrën e zv/komandantit të Batalionit të parë të komandaur nga Tahir Kadareja. Dërgimi i Xhaferrit në Bashkimin Sovjetik menjëherë pas mbarimit të Luftës,…

Read More

Një burrë dhe një grua janë gjobitur me nga 450 euro nga Policia e Kosovës, të mërkurën pak pas mesnatës ishin puthur në afërsi të një klubi të natës në Prishtinë. Ky dënim nxiti shumë reagime e në media u raportua si skandaloz. Avokati i burrit të dënuar thotë se janë shkelur të Drejtat e Njeriut dhe se Kosova nuk është në Lindjen e Mesme. Ehat Miftaraj nga IKD thotë se sjellja e çiftit para klubit të natës nuk mund të konisderohet në kundërshtim me ligjin. Policia nuk është përgjiigjur. Në fletparaqitjet e gjobave të shqiptuara, të cilat i posedon…

Read More

Komisioni gjerman i vaksinimit Stiko nuk rekomandon vaksinimet kundër Coronës për fëmijët. Por politikanët duan të ofrojnë vaksinime edhe për fëmijët prej moshës 12 vjeç. Disa politikanë të lartë të landeve në Gjermani kanë kërkuar kohët e fundit që të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 12-17 vjeç, që është në kundërshtim me rekomandimin aktual të Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit (Stiko). Kryeministri i Berlinit, Michael Müller (SPD), thotë se “është e drejtë” nëse edhe fëmijëve të moshës 12 deri në 17 vjeç ju ofrohet vaksinimi kundër Coronës. Müller thotë se Komisioni Stiko ka refuzuar të rekomandojë vaksinimin për të gjithë…

Read More

Temperaturat ekstreme të motit do të vijojnë të jenë prezentë në vend. Kështu konfirmoi sinoptikania Lajda Porja, e cila nëpërmjet një lidhje direkte për “News 24”, tregoi se temperaturat pritet të shkojnë deri në 42 gradë. Moti pritet të freskohet sipas saj në fundjavë, ku temperaturat do të shënojë 35 gradë. Ajo shtoi se reshjet e shiut do të jenë prezente në vend, por në zona të izoluara dhe kryesisht ato malore. Sipas sinoptikanes nuk përjashtohet mundësia që gjatë këtij muaji të ketë një valë tjetër të nxehti Afrikan në vend. “Valë e nxehtë në fakt me epiqendër në brigjet…

Read More

E gjithë bota është e vetëdijshme dhe jashtëzakonisht e shqetësuar për sëmundjen vdekjeprurëse Covid-19 që duket se nuk po di të ndalet. Me mutacione të reja ekspertët e shëndetit po shohin sfida të reja çdo ditë. Në hulumtimet e fundit, ekspertët kanë deklaruar se koronavirusi mund të shkaktojë dëme të rënda në mëlçi dhe gjithashtu të çojë në abscesin e mëlçisë. Alarmi vjen pasi një spital në Delhi raportoi se pothuajse 14 pacientë të shëruar nga Covidi u diagnostikuan me abscese jashtëzakonisht të mëdha dhe të shumëfishta të mëlçisë si komplikime pas sëmundjes në dy muajt e fundit. “E pazakontë…

Read More